Sherr masiv në Sarandë, 6 persona shoqërohen në polici
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Policia e Vlorës ka sqaruar motivet dhe autorët e përfshirë në ngjarjen e rëndë, që ndodhi dje ku humbën jetën 3 persona dhe u plagos një tjetër.
Nga veprimet e para procedurale ka rezultuar se në lokalin e quajtur Adore në lagjen 24 Maji janë gjetur 2 persona të pajetë të cilët janë identifikuar si:
Akil Bilbin Hasanaj (emri i mëparshëm Haki Rakipi), vjec 29 i lindur dhe banues ne Vlore, lagja ?1 Maj?.
Ardi Medin Velaj, vjec 27, (emri i mëparshëm Ferdian Velaj) lindur dhe banues ne Vlore lagja ?Partizani?, ku pranë tyre janë gjetur edhe 2 armë zjarri tip pistoletë, ndërsa në rrugën përballë lokalit është konstatuar i plagosur rëndë shtetasi:
Albi Arjan Limaj, vjec 21, lindur dhe banues ne Vlorë lagja ?Isa Boletini? i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Vlorë me autoambulancë por ka ndërruar jetë rrugës.
Falë një reagimi profesional policor dhe veprimeve të shpejta hetimore të Policisë Vlorë dhe është bërë i mundur që fillimisht të kapej në afërsi të spitalit dhe shoqërohej menjëherë për në ambientet e policisë së bashku me automjetin tip BMW X5 me targa AA 323 AO, shtetasi Ani Begaj i cili dyshohej si i përfshirë në ngjarje.
Në lidhje me këtë ngjarje është ngritur një Grup i Posacëm Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë i cili mbas disa orë hetimesh intensive dhe veprimesh operacionale në terren të identifikojë kapë dhe arrestojë:
Bertil Ismail Alliaj, vjec 23, lindur dhe banues në fshatin Gjorm të rrethit Vlorë, i cili dyshohej gjithashtu si i përfshirë në ngjarje.
Si dhe të kapë dhe shoqërojë dhe pyesë në ambientet e policisë shtetasin:
Xhuliano ArtanLutaj, vjec 21, i lindur dhe banues ne Vlore lagja ?Kushtrimi në cilësinë e personit i cili ka dijeni rreth ngjarjes.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës material 13 gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta dhe konkretisht:
Më datë 07.04.2015 rreth orës 04:00 të mëngjesit shtetasi Xhuliano Lutaj ka qënë në shoqërinë e shokut të tij shtetasit Albi Limaj në një lokal lojrash fati (Kazino) në afërsi të portit kur është konfliktuar me shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët të pajisur me armë zjarri kanë ofenduar dhe dhunuar shtetasin Xhuliano Lutaj. Mbas këtij momenti shtetasi Xhuliano Lutaj i rrefen cka ndodhi shtetasit Albi Limaj i cili nuk ndodhej me të gjatë këtij momenti.
Nëpërmjet shtetasit Albi Limaj, të këtij fakti vihet në dijeni edhe shtetasi Aleksandër Llanaj i cili kishte shoqëri me shtetasit Xhuliano Lutaj dhe Albi Limaj dhe të nesërmer vendosi që të sqaroheshin me shtetasit Ardi Velaj dhe Akil Hasanaj të cilët ndodheshin në lokalin Adore duke pirë kafe.
Disa orë më vonë kësaj ngjarjeje së bashku shtetasit Aleksandër Llanaj, Albi Limaj, Ani Begaj i cili drejtonte automjetin tip BMË X5 me targa AA 323 AO dhe Bertil Alliaj shkojnë në afërsi të lokalit Adore për të takuar shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj.
Nga automjeti tipBMË zbresin shtetasit Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj, të cilët sapo janë takuar me njëri-tjetrin shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, kanë nisur konfliktin i cili ka degraduar me përdorimin e armëve të zjarrit ku si pasojë kanë mbetur të vdekur shtetasit Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj si dhe është plagosur rëndë shtetasi Aleksandër Llanaj, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Ndërsa shtetasi Bertil Alliaj gjatë shkëmbimit të zjarrit ka zbritur nga automjeti tip BMË X5 dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sa më sipër nga Policia e Vlorës u arrestuan në flagrancë për kryerjen e veprave penale te Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e kryer ne bashkëpunim dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?, prashikuar nga nenet 79/dh e 278/5 te Kodit Penal, shtetasit:
Aleksandër Batjar Llanaj, vjec 23, lindur dhe banues në Vlorë;
Bertil Ismail Alliaj, vjec 23, lindur dhe banues ne fshatin Gjorme te rrethit Vlorë
Ani Admir Begaj, vjec 19, lindur dhe banues ne Vlore lagja ?Pavarësia?.
Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje nga Policia e Vlorës janë ushtruar kontrolle në 9 banesa, janë kontrolluar 14 automjete si dhe janë angazhuar rreth 50 forca policore.
Komisioni i BE-së në Bruksel nuk mund të komentojë lidhur me...
Policia e Tiranës ka publikuar një listë me 15 personat më t...
Policia e Tiranës ka publikuar një listë me 15 personat më t...
Kushtetuta e Kosovës edhe shtatë vjet pas miratimit vazhdon ...
Zbulimi i një raporti sekret për universitetin e Henri Çilit...
Janë 14 fotografi, por që flasin shumë. Ato tregojnë sesa e ...
Deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi ka ka...
Pedagogë, drejtues fakultetesh dhe studentë janë mbledhur b...
Me qindra fluturime janë anuluar në kuadër të një greve të p...
Deputeti Tom Doshi ka paraqitur në Gjykatën e Lartë një padi...
Studentët dhe pedagoget kanë protestuar ditën e sotme para K...
Rreth 2 vite e gjysmë nga ankesat e operatorëve të vegjël pë...
Kryeministri grek, Aleksis Cipras mbërriti në Moskë për bise...
Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme emërimin në ad...
Imami sirian i një xhamie fondamentaliste në Londër është gj...
Policia e Spanjës arrestoi dhjetë persona nën dyshimet se ka...
Policia e Shkodrës ka arrestuar katër shtetas, të cilët vidh...
Amnesty International thotë se qindra romë, të cilët janë dë...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...