web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pogradec/ Punonjësit e gjelbërimit protestë, s’kanë marrë pagat prej muajsh

8 Prill 2015, 11:23, Aktualitet CNA

Një pjesë e punonjëseve pranë drejtorisë së Gjelbërimit në Bashkinë e Pogradecit kanë protestuar përpara këtij institucioni, pasi sipas tyre prej disa muajsh nuk kanë marrë pagesën për punën e kryer.

Në një prononcim jashtë kamerave ata shprehen se të tallesh me pjesën e varfër të shoqërisë është krim.

?Nuk kemi marrë asnjë qindarkë prej muaj për punën e bërë. Kafshatë që s?kapërdihet është mjerimi e që s?kërkon mëshirë por drejtësi.  Të tallesh me shtresën më te varfër të shoqërisë është thjesht dhe vetëm krim i pastër kundër bukës së gojës?, shprehen qytetarët protestues.





Lajmet e fundit nga