web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama kallëzon për shpifje deklaratat PD-së

31 Mars 2015, 11:29, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale se ai do të dërgojë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Gjykatën e Lartë, një kallëzim për shpifje ndaj deklaratave të ardhura nga selia blu.

Ja cfarë shkruan ai:

Një tjetër kallëzim do të niset një orë e më parë drejt Prokurorisë së Përgjithshme dhe Gjykatës së Lartë, për përshkallëzimin e aktivitetit kriminal të shpifjes nga ana e Shqupit. Përsëri do të duhet të faktojnë bazën e jashtënxjerrjeve të tyre të ditës përpara gjykatës dhe nëse kanë një provë të vetme, jam unë që do të përgjigjem përpara ligjit. Por nëse përsëri do të dalin si qyqare para trupit gjykues e do të përsërisin avazin e tyre banal së shpifja është e drejtë e njeriut dhe ata nuk mbajnë përgjegjësi për atë që thonë, atëherë janë ata që duhet të ndëshkohen sipas ligjit. Ky aktivitet kriminal që zhvillohet përditë nga Shqupi me shpifje ekstreme në mungese të çdo vizioni, ideje dhe lidershipi, duhet gjykuar jo vetëm me fuqinë e votës po edhe me forcën e ligjit.





Lajmet e fundit nga