web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha: Cubin Didi e hengri krimi i pushtetareve!

31 Mars 2015, 09:26, Aktualitet CNA

Ish Kryeminstri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar nëpërmjet rrjeteve sociale, dorëheqjen e Drejtorit të Policisë, Artan Didi. Berisha shkuraun se kjo është një përpjekje e Ramës për të larë duart me fshehjen e kërkesës së autoriteteve belge për ekstradimin e Mark Frrokut.

Ja cfarë shkruan ai:

Cubin Didi e hengri krimi i pushtetareve! Larje hesapesh midis balozeve te krimit ne krye te pushtetit!!

Te dashur miq, sot keshilli i vraseve largoi dhe flaku si limon te shtrydhur, vrasesin, cubin mercenar qe rrenoi Policine e Shtetit, Artan Didi. Shkarkimi i tij u be per te lare duart me krimin e fshehjes nga Edi Rama per tre muaj te kerkeses se autoriteteve belge per ekstradimin e Mark Frrokut per vrasje. Pra ky shkarkim eshte thjesht nje larje hesapesh midis kockave mafioze te pushtetit te krimit.

Burime te informuara njoftojne se Artan Bajraktari, ne momentin e arrestimit ka deklaruar se ai kishte njoftuar per kerkesen belge jo vetem Didin por dhe vet Tahirin, nga te cilet ishte porositur ta mbante aty e te mos kthente pergjigje.

Marredheniet e Didit me Tahirin ishin prej kohesh ne thike e ne pike! Thuhet se Didi kishte denoncuar tek te huajt lidhjen e Tahirit me Shullazin, perdorimin e droges nga ana e tij si dhe aksionet e tij ne lojrat e fatit, etj. Kurse Tahiri mbante peng Didin me nje transferte 500 mije eurosh te tij ne nje vend mik si dhe disa emerime ne Polici. Boset e pushtetit te krimit po hane njeri tjetrin!! sb





Lajmet e fundit nga