Gjergj Bojaxhi shpall kandidaturën për bashkinë e Tiranës
Në një dalje për mediat, Gjergj Bojaxhi shpalli kandidaturën...
Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi në parim draftin e propozuar nga qeveria për ?Hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit?, ndërsa rrëzoi nismën ligore të hartuar nga shoqëria civile, me mbështetjen e dy deputetëve të opozitës, Mesila Doda (PD) dhe Shpëtim Idrizi (PDIU).
Relatori i dy nismave ligjore, deputeti Armando Subashi, tha se projektligji i paraqitur nga dy deputetët ka përplasje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2009 dhe për rrjedhojë nevojiten disa ndryshime.
?Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, tha ai, pasi është shumë e rëndësishme që të dy ligjet të jenë në përputhje me Kushtetutën?, u shpreh Subashi.
?Ligji 2008 bashkë me këtë të ardhur nga dy deputetët janë njësoj në përmbajtjen e vet mund të ndryshojnë vetëm në presje. Përpara kemi një vendim të Kushtetutës për shfuqizimin e këtij ligji në tërësi. Pra ligji i 2008-s është shfuqizuar. Ky projektligj bie ndesh me parimet kushtetuese?, tha Subashi.
Por kjo pikë është kundërshtuar nga demokrati Genc Strazimiri, i cili theksoi se ?Vendimi i gjykatës kushtetuese në 2008, mund të them që është vendimi Femi Abdiu dhe Bamir Topi.?
Argumenti i Strazimirit është rrëzuar nga kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj i cili u shpreh se vendimi i 2008 i Gjykatës Kushtetuese është mbështetur në mendimin e Komisionit të Venecias.
?Vendimi i 2008-s i Gjykatës Kushtetuse është mbështetur në mendimin e Komisionit të Venecias. Ka dhe një gjë në ketë histori, PD 8 vjet në pushtet la të bënte një ligj të ri duke reflektuar mbi atë ligj?, tha Xhafaj.
Por përveçse antikushtetueshmërisë, Subashi ngre edhe kritika të tjera për pr/ligjin e propozuar nga Doda dhe Idrizi. Sipas tij kohështrirja deri në vitin 2030 është shumë e gjatë.
?Shtrirja e efekteve të këtij ligji deri në dhjetor të 2030 është shumë e gjatë. Ne nuk duhet ta miratojmë ketë projektligj që është në kundërshtim me standardet?, tha Subashi.
Në lidhje me projektligjin e sjellë nga qeveria, që është miratuar vetëm me votat e mazhorancës, Subashi ka theksuar se ky ligj thjesht parashikon të drejtën e informimit dhe se nuk ka gjetur element antikushtetues, por pavarësisht kësaj ai shton se mund të ketë nevojë për disa rregullime.
?Ky ligj thjesht parashikon të drejtën e informimit. Nuk gjeta element antikushtetues është në përputhje me standardet. Mund të ketë nevojë për disa rregullime në nene të ndryshme. T?i hapim rrugë, ta miratojmë në parim?, tha më tej Subashi.
Ndërkohë që anëtarët e opozitës në këtë Komision kanë zhvlerësuar efektet e variantit të propozuar nga qeveria duke vlerësuar si më të mirë atë të propozuar nga dy kolegët deputetë.
?Ligji i ardhur nga qeveria në mënyrë të qëllimshme për të rrezuar atë të deputetëve . Ligji qeverisë as më shumë e as më pak vetëm informim, nuk duhet ta hedhim poshtë apriori ligjin e kolegëve?, tha Fatmir Mediu.
Ndërsa deputetit demokrat, Eduard Halimi e ka vlerësuar si hipokrizi variantin e propozuar nga ana e qeverisë. Sipas tij ky pr/ligj është thjesht informues, ndërkohë që varianti i propozuar nga dy kolegët e opozitës parashikon largimin e zyrtarëve të lartë që kanë kryer barbari në komunizëm.
?Projektligji i qeverisë vetëm informues, Projektligji deputetëve parashikon largimin nga poste zyrtare të atyre njerëzve që kanë bërë barbari gjatë 45 viteve. Nëse ne i themi qytetarëve vetëm mund të informoheni, pa i bërë gjë, atëherë kemi të bëjmë me hipokrizinë ndaj qytetarëve, me retorika boshe. Është njësoj siç po ndodh tani ku në administratë ka njerëz me rekorde kriminale?, tha Halimi.
Drafti i qeverisë parashikon që procesi të bëhet nga Autoriteti i Informimit Publik, një strukturë me pesë anëtarë, që do të jetë në varësi të Kuvendit.
Shqipëria në këtë proces parashikon të ndjekë modelin gjerman, i cili ka rezultuar i suksesshëm. Pr/ligji merr parasysh vendimet e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje dhe është në respekt të plotë të parimeve të Komisionit të Venecias.
Ndërsa nisma e shoqërisë civile përcakton gjithashtu rregullat e lustracionit në politikëbërje duke kontrolluar pastërtinë e figurës së çdo funksionari publik të zgjedhur apo të emëruar për periudhën 24 tetor 1944-31 mars 1991, lidhur me pjesëmarrjen e tij në strukturat politikëbërëse dhe zbatuese të diktaturës së proletariatit, si dhe drejtues apo punonjës operativ i ligjshëm ose i fshehtë, apo bashkëpunëtor sekret i ish-Sigurimit të Shtetit, deri më 2 korrik 1991 kur u krijua Shërbimi Informativ Kombëtar.
Debatet në Komision
Armando Subashi: Ligji 2008 bashkë me këtë të ardhur nga dy deputetët janë njësoj në përmbajtjen e vet mund të ndryshojnë vetëm në presje. Përpara kemi një vendim të Kushtetutës për shfuqizimin e këtij ligji në tërësi. Pra ligji i 2008-s është shfuqizuar. Ky projektligj bie ndesh me parimet kushtetuese. Shtrirja e efekteve të këtij ligji deri në dhjetor të 2030 është shumë e gjatë. Ne nuk duhet ta miratojmë ketë projektligj që është në kundërshtim me standardet.
Genc Strazimiri: Vendimi i gjykatës kushtetuese në 2008, mund të them që është vendimi Femi Abdiu dhe Bamir Topi.
Fatmir Xhafaj: Vendimi i 2008-s i Gjykatës Kushtetuse është mbështetur në mendimin e Komisionit të Venecias. Ka dhe një gjë në ketë histori, PD 8 vjet në pushtet la të bënte një ligj të ri duke reflektuar mbi atë ligj.
Armando Subashi: Varianti i qeverisë thjesht parashikon të drejtën e informimit. Nuk gjeta element antikushtetues është në përputhje me standardet. Mund të ketë nevojë për disa rregullime në nene të ndryshme. T?i hapim rrugë, ta miratojmë në parim.
Fatmir Mediu: Ligji i ardhur nga qeveria në mënyrë të qëllimshme për të rrezuar atë të deputetëve . Ligji qeverisë as më shumë e as më pak vetëm informim, nuk duhet ta hedhim poshtë apriori ligjin e kolegëve.
Eduard Halimi: Projektligji i qeverisë vetëm informues, Projektligji deputetëve parashikon largimin nga poste zyrtare të atyre njerëzve që kanë bërë barbari gjatë 45 viteve. Nëse ne i themi qytetarëve vetëm mund të informoheni, pa i bërë gjë, atëherë kemi të bëjmë me hipokrizinë ndaj qytetarëve, me retorika boshe. Është njësoj siç po ndodh tani ku në administratë ka njerëz me rekorde kriminale .
Nard Ndoka: Të dy projektligjet për propagandë. Nuk përmbushin kriteret. Duhet një ligj nga të dy palët, ose ja lëmë shoqatave ta bëjnë?- tha Ndoka.
Arben Ristani:Jam dakord që procesi të shoqërohet me lustracion. Këtu bëhet fjalë për eshtra njerëzish. Ata që bënë diktaturën të bëjnë dhe demokracinë. Ka mundësi që brenda praktikës kushtetuese ka mundësi ta realizojmë këtë. Çfarë po ndodh sot, mbushet Parlamenti me kriminel me trafikantë droge. Duhet te gjejmë mjete për të shmangur këto që në administratë mos ketë nga ata që bënë diktaturën, por dhe në parlament mos kemi kriminelë.
Në një dalje për mediat, Gjergj Bojaxhi shpalli kandidaturën...
Një 50-vjeçar shqiptar u arrestua të enjten pasi tentoi të v...
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, po me...
Arben Frroku vijon të mohojë akuzën për vrasjen e Aleksandër...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në...
Pak minuta më parë ka mbërritur në Gjykatën e Lartë, Durim B...
Ylli nga ishujt Barbados, Rihanna i kishte munguar skenës dh...
Rrjetet sociale, si Facebook dhe Twitter janë mediat sociale...
Policia e Sarandës ka arrestuar shtetasin Astrit Kurti, me ...
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, po me...
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka paralajm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kalivac të Korçës...
Policia e Tiranës ka vendosur shërbime ruajtje dhe monitorim...
Një shqiptar është arrestuar në Riçone të Italisë, pasi poli...
Një konflikt i vazhdueshëm ndërmjet vjehrrës dhe nuses ka sh...
Personat që kanë përfunduar maturën para vitit 2015 kanë ed...
Një ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshat...
Një 33 vjecar ka kërcënuar me jetë me sëpatë nënën e tij. Ng...
Prokuroria e Brukselit ka zbardhur të plotë ngjarjen e vrasj...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...