web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Itali/ Transportonte 51 kg marijuanë, arrestohet shqiptari

30 Mars 2015, 06:28, Aktualitet CNA

Një shqiptar është arrestuar në Riçone të Italisë, pasi policia ka zbuluar se në makinën e tij ndodheshin 51 kg, marijuanë. Shqitari po transportonte lëndën narkotike, që sipas policisë ishte e fshehur në sedijen e pasme dhe në kofanon e makinës.

Shtetasi D.B, banues në Firence, u identifikua nga policia si person me të kaluar kriminale dhe i papunë. Policia italiane shpjegon se shqiptari nuk ka treguar asgjë për transportin e drogës, madje as destinacionin dhe prejardhjen e saj. Ai tashmë gjendet në një burg në Forli.





Lajmet e fundit nga