Triumfoi ndaj Boçit në garën për nënkryetar/ Mesazhi i Këlliçit pas fitores
Belind Këlliçi është zgjedhur nënkryetar i PD me 177 vota,...
Belind Këlliçi është zgjedhur nënkryetar i PD me 177 vota,...
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se ?Mbrojtja civile?, e cila konsiderohet si strukturë jolegale e sigurisë në veri të Kosovës, do të shuhet deri në shtator të këtij viti.
Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, ministrja për dialogun, Edita Tahiri, e cila ka udhëhequr negociatat për këtë çështje, ka theksuar se ?arritja e kësaj marrëveshjeje ndërmjet tri palëve ? Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian ? e cila është përmbyllur pasditen e 26 marsit, ka një rëndësi të madhe, sepse i jep fund strukturës ilegale të ashtuquajtur ?Mbrojtja civile? dhe mundëson integrimin e ish-pjesëtarëve të saj në institucionet e Republikës së Kosovës?.
Por, përfaqësuesit institucionalë të serbëve në veri të Kosovës, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me faktin se ata nuk janë njoftuar zyrtarisht për arritjen e kësaj marrëveshjeje, si dhe me përmbajtjen e saj. Madje, marrëveshjen e deklaruar nga ministrja Tahiri, ata ende e quajnë si të pretenduar apo si diçka hipotetike.
Goran Rakiq, kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se informatat për këtë marrëveshje i kanë marrë vetëm nga mediat dhe nuk i kanë të qarta detajet e marrëveshjes.
?Ata po flasin për një integrim në vetëqeverisjen lokale, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka asnjë ide lidhur me këtë. Megjithatë, është dashur që t?i thërrasin në bisedime edhe kryetarët komunave, e më pas të jap ndonjë koment?.
?Ne, tash jemi sjell para aktit të kryer dhe unë nuk e di se si do të paguhen ata?, thotë Rakiq, duke iu referuar mundësive të pagesës për pjesëtarët e ?Mbrojtjes civile?, të cilët, pas shpërbërjes së saj, parashihet të integrohen në institucionet civile të Kosovës.
Rakiq, gjithashtu reagon, duke thënë se i kundërshton cilësimet që i bëhen ?Mbrojtjes civile?.
?Është efekt i keq që Edita Tahiri e quan ?Mbrojtjen civile? si njësi paramilitare. Ajo e quan atë si strukturë paralele, si strukturë e sigurisë dhe me gjithfarë emërtimesh tjera. Ndërkaq, ?Mbrojtja civile? punon me qëllimin që të ndihmojë vetëqeverisjen lokale dhe qytetarët, në kuptimin kur ka ndonjë fatkeqësi elementare dhe të ngjashme. Sigurisht që nuk është institucion i sigurisë dhe as paraushtarak?, thekson Rakiq.
Ndryshe, në komunikatën e Qeverisë së Kosovës është thënë se kjo marrëveshje parasheh edhe ?procesin e integrimit të individëve në institucionet civile të shtetit të Kosovës? dhe se ?marrëveshja duhet të zbatohet deri më 1 shtator 2015?.
Ksenija Bozhoviq, kryesuese e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar, as nga autoritetet e Beogradit, e as nga ato të Prishtinës, lidhur me marrëveshjen. Megjithatë, siç thotë ajo, deklarata e ministres Tahiri, sipas saj, është e paqartë.
?Deklarata e saj është mjaft e paqartë rreth çështjes se çka janë ato institucione civile. Kjo vetëm sa ka krijuar tension dhe dëshpërim te njerëzit. Në qoftë se është arritur një marrëveshje, unë pres që Beogradi të deklarohet për këtë çështje dhe të dalë me zgjidhje konkrete. Në qoftë se shuhet institucioni i ?Mbrojtjes civile? duhet të ketë shpjegim se pse po ndodh kjo dhe çfarë do të ndodhë me njerëzit që kanë punuar në këtë institucion?,shprehet Bozhoviq.
Të dy këta zyrtarë të komunës së Mitrovicës së Veriut, vlerësojnë se shuarja e ?Mbrojtjes civile?, mund të shkaktojë frustrimin e rreth një mijë pjesëtarëve të kësaj organizate, e cila nga institucionet e Kosovës konsiderohet si strukturë jolegale.
Sipas tyre, kjo mund të shndërrohet në problem social, i cili mund të ketë efekt negativ në situatën në veri.
Por, politikani serb nga Mitrovica e veriut, Marko Jakshiq, i cili i takon taborit të kundërshtuesve të pjesëmarrjes së serbëve në institucionet e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se serbët e veriut nuk kanë arsye pse të mos i besojnë deklaratat e ministres Tahiri.
Sipas tij, shumica e serbëve në veri e shohin këtë marrëveshje, si ?të arritur në fshehtësi? dhe nuk janë të kënaqur me të. Por, ai nuk pret reagime të tyre që do ta tensiononin dhe përshkallëzonin situatën në veri.
?Unë nuk pres se do të ketë ndonjë rezistencë të madhe, duke pasur parasysh faktin që Beogradi i ka futur nën pëllëmbën e vet të gjithë ata pjesëtarë të ?Mbrojtjes civile?. Ata nuk mendojnë me kokën e vet, por i ndjekin të gjitha instruksionet që u shkojnë nga Beogradi?.
?Unë kam pasur rastin që ta shoh këtë edhe gjatë parakalimit protestues, me rastin e 16-vjetorit të bombardimeve të NATO-s. Askush nga pjesëtarët e ?Mbrojtjes civile? nuk ka guxuar të dalë së bashku me popullin, pikërisht për shkak të ndalesës që e kanë nga ana e Beogradit?, konsideron Jakshiq.
Ai ka theksuar nuk pret ndonjë revoltë të pjesëtarëve të ?Mbrojtjes civile?, përveç në rast se ata lihen në rrugë dhe kjo u krijon probleme materiale. Një gjë e tillë, sipas tij, ka ndodhur edhe me një numër të pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët, javë më parë, kanë protestuar për shkak të mospërfshirjes së tyre në institucionet e Kosovës, pas shpërbërjes së strukturave të sigurisë së Serbisë në Kosovë.
REL
Numri i mesazheve nëpër botë të dërguara nëpërmjet aplikacio...
Ndeshja e kombëtares shqiptare në Elbasan e ka kthyer në një...
Një aligator gjigand është rikthyer të shfaqet në një klub ...
Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale (TAP) lloga...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka përgëzuar lojtarët e kom...
Ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është shprehur ...
Policisa ka njoftuar se për shkak të trafikut të rënduar, ës...
Tirana ka zbritur në rrugë menjëherë pas fitores së meritua...
Pirja e duhanit shkakton çrregullime në ritmin kardiak. Pers...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka përgëzuar lojtarët e kom...
Ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është shprehur ...
Si pasojë e ndotjes së ajrit në Kosovë brenda vitit shkaktoh...
Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Armenisë , me...
1.Fahrenheit 451 nga Ray Bradbury – Një shkollë në Misisipi ...
Pavarësisht festimeve dhe spektaklit që Kombëtarja shqiptare...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, beson se kombëtarja sh...
Shumica e specieve i përgjigjen gudulisjes ose prekjeve të t...
Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar pjesën...
11 dite pas ngjarjes ku gjeten vdekjen 22 turiste, mijëra nj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...