web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana zbret në rrugë, festohet fitorja e kombëtares

29 Mars 2015, 19:13, Aktualitet CNA

Tirana ka zbritur  në rrugë menjëherë pas fitores së merituar që Shqipëria arriti sot në  Elbasan kundër Armenisë.

Buri të pafund makinash, njerëz të veshur kuq e zi por edhe flamunj e fishekzjarre  kanë mbuluar bulevardin kryesor te kryeqytetit Dëshmorët e kombit.ATMOSFERA-1

?Ndihem krenar? për këtë fitore , tha një i ri, i cili e  ka ndjekur ndeshjen e dy kombëtareve në një  nga lokalet e kryeqytetit së bashku me miqte  e tij, të gjithë të veshur kuq e zi.

Prej disa ditësh jo vetëm në Tiranë , janë ndjerë ethet e kësaj ndeshje e cila ka vënë në lëvizje dhe  tregtarët e shumë cikërimave dhe sendeve që evidentionin simbolin tonë kombëtar  .

Gjithsesi kryeqëndra e fitores  dhe e festimeve në këtë të dielë me temperatura pranverore , e diela e fundit e muajit mars, ka qënë qyteti i Elbasanit, ku edhe pati fatin te luhet  kjo ndeshje qe forcon shume pozitat e kombetares tone.





Lajmet e fundit nga