web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çështja “Doshi”/ Gjykata rivlerësim të masës për Durim Bamin

29 Mars 2015, 12:24, Aktualitet CNA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar rivlerësim të masës së sigurisë për Durim Bamin, personi që sipas deputetit Tom Doshi, ishte porositur nga Kreu i Kuvendit Meta, që të vriste deputetin socialist dhe atë demokrat, Mhill Fufin.
Mësohet se Gjykata e Lartë do të rivlerësojë masën e sigurisë ditën e nesërme në orën 10:00. Avokati i Bamit, Ilir Murati ka deklaruar se do të kërkohet lirim i menjëhershëm i klientit të tij. Durim Bami akuzohej nga Prokuroria për tentativë vrasje ndaj funksionarëve të lartë. Tashmë organi i akuzës kërkon masë të re vlerësimi për ?kallëzim të rremë?.





Lajmet e fundit nga