web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji antiduhan, ISHSH inspektim në 11 qarqe të vendit

29 Mars 2015, 10:49, Aktualitet CNA

Inspektoriati Shëndetësor njoftoi sot se ka kryer inspektime gjatë orëve të mbrëmjes nga 18:00 deri në 20:00 në lokale e ambiente të tjera që operojnë në 11 qarqe të ndryshme të vendit.

Përmes një njoftimi për shtyp, ISHSH bën të ditur se gjatë mbrëmjes në qarqet e vendit janë inspektuar 432 subjekte, nga të cilat janë marrë 10 masa administrative të cilat kapin shumën e përgjithshme prej 3.000 000 lekësh.

Inspektimi u krye nga inspektorët e ISHSH në qarqet: Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Berat, Korçë dhe Gjirokastër. Në këtë inspektim morën pjesë 103 inspektorë në 33 grupe inspektimi.

Kontrolli i vazhdueshëm i zbatimit të ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, është pjesë e planit të punës së ISHSH-së dhe inspektimi është në vazhdën e zbatimit të këtij plani pune.





Lajmet e fundit nga