web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bodrum, prej 5 mijë vjetësh, parajsa që gjendet në Tokë

27 Mars 2015, 13:19, Lifestyle CNA

Parajsa e përjetshme blu ” është përshkruar sot Bordum, gadishulli fantastik në Detin Egje mes Greqisë dhe Turqisë, i njohur në mbarë botën për klimën e saj, detin e saj, bukurinë e saj natyrore, gjiret e saj të bukur si dhe historia e tij. Bordum ka një histori të gjatë dhe për mijëvjeçarë ka qenë sinonim me mrekullin tokësore, aq shumë sa në të shkuarën është quajtur ?Faqja e Perëndive?. Bodrum, i vendosur në bregun perëndimor të Turqisë, në verë është tërheqës si për qendrën e saj, ashtu edhe për vendpushimet e panumërta në plazhet si: Turgutreis,që përdoret për sportet në det, Gümü?lük i njohur si plazh piktoresk, Yal?kavak i njohur për mullinjt e erës, Gundogan, i pasur në historinë e lashtë dhe manastiret, Göltürkbükü i cili ndryshe është quajtur Saint Tropez i Turqisë, e shumë e shumë bukuri të tjera.

Nga gjithë këto bukuri mahnitëse, i vetmi problem mbetet zgjedhja e vështirë e kaq shumë mrekullive. Bodrum meriton vëmendje të veçantë për të kaluarën e saj siç janë gjetjet arkeologjike, që i përkasin qytetërimeve të ndryshme të cilat datojnë deri në 5 mijë vjet më parë. Për tu theksuar mbetet edhe Muzeu i Arkeologjisë Nënujore, ku brenda tij do të gjeni një koleksion të gjerë duke përfshirë edhe amforat, statujat e një anije romake, relike e Bronzit, bizhuteri të çmuara prej ari dhe fildishi të gjetura në ujërat e Detit Egje. Ju gjithashtu mund të vizitoni bodrumet e kështjellës ku ishin vendosur burgjet e vjetra, teatri klasik i lashtë dhe i mirë-ruajtur. Por nëse kemi vendosur të vizitojmë Bodrum në Turqi, nuk mund të anashkalojmë as kuzhinën e shijshme të tij. Bordum ka një traditë të mirë-krijuar të kuzhinës ku ju mund të shijoni perimet e gatuara si peshkun që është kapur i freskët në anije të vogla, anije tipike të Turqisë. Në gadishullin Bodrum ka shumë restorante ku e veçanta e kuzhinës turke mbeten sidomos enët e bëra me ushqim deti.

Gjithashtu, Bodrum njihet edhe për jetën e natës, ku vendet më tërheqëse veçanërisht nga të rinjtë janë të famshmit Barlar Sokagi me Halikarnas Disko dhe Kuba. Përveç këtyre, Gümbet, 5 minuta nga qendra e Bodrum, është vendi i argëtimit i preferuar sidomos nga të huajt. Kështu ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm t?ju këshillojmë që të gjitha këto bukuri mund të shijohen nëse i shihni nga afër.





13:00 Lifestyle

Khloe në palestër

Padyshim që edhe ajo si një nga femrat e familjes Kardashian...

13:00 Lifestyle

Vipat dhe joga

Thonë se ai është sporti që ta bën trupin shumë, po shumë të...

11:00 Lifestyle

Shokon Zayn Malik

Ditën e djeshme lajmi se ai do të largohej nga grupi i mirën...

Lajmet e fundit nga