web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha: Meta mbrohet me çertifikatë të gjendjes civile

26 Mars 2015, 13:42, Aktualitet CNA

Ish-Kryeministri Berisha është shprehur se Kreu i Kuvendit Ilir Meta u mbrojt sot në Parlament me çertifikatën e gjendjes civile të doktorit që firmosi gjendjen shëndetësore të deputetit Tom Doshi. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shprehet se vetëm një revolucion demokratik i qytetarëve trima e guximtarë do të rrëzojë murin e krimit të pushtetarëve.
?Sot Ilir Meta, i akuzuar per skenarin e vrasjes me pagese te deputeteve Tom Doshi dhe Mhill Fufi, iu paraqiti shqiptareve ne Parlament si mbrojtje çertifikaten e gjendjes civile te mjekut qe i dha raportin dy ditor deputetit Doshi. Çertifikata familjare e mjekut ishte pergjigja qe i beri Meta akuzes bombe te Tom Doshit, se sipas videos te regjistruar me vendim Gjykate nga Prokuroria rezulton se Durim Bami ka ndryshuar deshmine sepse Ilir Meta i ka derguar xhelatin ne qeli me mesazhin se do te zhdukim femijet aty ku i ke çuar ne rast se guxon te flasesh.
Mbreme ne nje akt te pashembullt ne historine e ketij Parlamenti, Meta bllokoi ne komisionin e imuniteteve me deputetet e mazhorances marrjen e provave, pra te kesaj videoje, te kerkuar nga deputetet e opozites kurse sot ne Parlament, Ilir Meta paraqiti si mbrojtje nga deshmia bombe e Doshit certifikaten familjare te mjekut qe i ka leshuar raportin dy ditore deputetit Tom Doshi duke faktuar dhe njehere se ai eshte autori i skenarit te vrasjes se dy deputeteve, te cilen perpiqet ta mbuloje me nje certifikate familjare! Kesaj i thone mbrojtje! Kesaj i thone pafajesi!!
Vetem nje revolucion demokratik i qytetareve trima e guximtare do te rrezoje murin e krimit te pushtetareve!!?





Lajmet e fundit nga