web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Revolucion demokratik, te shpetojme demokracine qe filloi ne 22 mars 92

22 Mars 2015, 16:38, Aktualitet CNA

Ish kryeministri Berisha uron dhe kujton 22 Marsin, diten e permbysjes te diktatures. Berisha shkruan ne rrjetin social facebook “Sot eshte 22 Marsi, dita e fitores 23 vjet me pare e demokracise per here te pare ne historine tone!
Me 22 mars te vitit 1992, shqiptaret me voten e tyre te lire, ne nje plebishit popullor votuan PD dhe u ndane nga diktatura çnjerezore hoxhiste dhe nisen rrugen e demokracise. Me 22 Mars te vitit 1992, Shqiperia e rrenuar nga hiperkolektivizmi ekstrem dhe izolimi total ishte vendi i trete me i varfer i planetit me vetem 204 dollare te ardhura per fryme, me nje papunesi qe kalonte mbi 80%, inflacion treshifror me vetem 4.2 milione dollare ne Banken e Shtetit, me nje infrastrukture virtuale, mjerimi mbizotronte pothuaj ne mbare vendin.

Sot pas 23 vitesh Shqiperia renditet ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta, te ardhurat per fryme jane rritur me mbi 30 here, me shpejt se ne asnje vend tjeter. Me projektin TAP vendi shnderrohet ne nje vend nevralgjik per energjine per rajonin dhe me gjere, ajo ka nje infrastrukture te re dhe moderne. Me 22 mars te vitit 1992, me voten e tyre te lire shqiptaret dolen nga izolimi i tyre me i thelle. PD, lokomotive e integrimit, arriti te anetaresoj Shqiperine ne Keshillin e Europes, ne NATO, te heqi vizat per shqiptaret dhe te marre statusin e vendit kandidat per vend anetar te BE.

Por sot demokracia ne Shqiperi eshte ne nje udhekryq te rrezikshem. Krimi ne nivelet me te larta te mazhorances se sotme qendron si hanxhar mbi vlerat e demokracise tone te brishte. Vetem revolucioni demokratik paqesor do mund te shpetoje demokracine tone. Edhe nje here Gezuar 22 Marsin, fitoren historike te demokracise ne Shqiperi” , shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.





Lajmet e fundit nga