Atentati ndaj ish-prokurorit/ Dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaure...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaure...
Eksodi masiv i qytetarëve të Kosovës ka zgjuar vëmendjen edhe të mediave më të mëdha botërore.”Jemi 2 milionë zogj në një kafaz duke shpresuar për një jetë më të mirë”, ka thënë një i ri kosovar për BBC-në.
Gazetari i BBC, Guy De Launey ka përgatitur një hulumtim në Kosovë, ku ka marrë prononcime nga të rinjt kosovarë të cilët orvaten për ta gjetur rrugën e ëndërrave për t’i realizuar potencialet e tyre. BBC përshkruan ambientin e ngrohtë dhe të shëndoshë që të rinjt kosovarë e krijojnë në një prej kafeneve të Mitrovicës të quajtur “7 arte”, por prapë zymtësia e realitetit e mbyt nganjëherë atmosferën rinore dhe entuziaste.
Sipas BBC, edhe pse Kosova ka shpallur Pavarësinë nga Serbia që prej 7 vitesh, pak ka mbetur për t’iu gëzuar situatës në këtë vend. Kosova nuk prinë me shifrën më të madhe të papaunësisë në rajon, sepse kjo shifër i takon Bosnjës. Mirëpo, sipas statistikave që BBC ka paraqitur, 6 nga 10 të rinjë në Kosovë janë të papunë.
Kafeja “7 Arte” në Mitrovicë çdo ditë e më rrallë hap dyert për konsumatorët e saj, pasi që të rinjt s’mund t’ia lejojnë vetes një kafe prej 50 centësh. Në këtë mënyrë është lehtë e kuptueshme se pse me dhjetëra mijëra qytetarë kanë lëshuar vendlindjen e tyre që nga fillimi i këtij viti duke e marrë mundin e udhëtimeve të tmerrshme me autobusë dhe duke kapërcyer kufinjt evropian ilegalisht me qëllim që të arrijnë në një prej vendeve evropiane.
“Eshtë e tmerrshme se çfarë është duke ndodhur me qytetarët e këtij vendi, por nuk është faji i tyre. Ata janë në kërkim të një jete më të mirë”, u prononcuar Ardita Gjerjgeku, nje vajzë e re kosovare nga Mitrovica, e cila ka pasur fatin e mirë që të sigurojë një vend pune.
Ardita përkundër punës që ka, ka vendosur ta lë Kosovën. Ajo për BBC thotë se po studion Anglishten në mënyrë që të mund të përfitojë një bursë në ndonjërin prej universiteteve evropiane apo amerikane.
Pronari i kafenesë “7 Arte”, Lulzim Hoti tha për BBC se “Shumica e të rinjve mendojnë se atje është më lehtë. Të rinjtë kosoavarë mendojnë se po të ikin nga Kosova çdo gjë është më lehtë, por nuk është ashtu siç duket”, transmeton Indeksonline. Lulzimi shprehet i brengosur per biznesin e tij. Ai thotë se eksodi mund të jetë i organizuar nga dikush. Por ai pranon se situata në Kosovë është e papërballueshme, dhe çdo njërit iu imponohet për t’i bërë gati çantat dhe për të ikur.
Në anën tjetër, përfaqësues nga shtetet evropiane kanë thënë se nuk do të pranojnë azilkërkues nga Kosova dhe se secili që hyn ilegalisht brenda zonës evropiane do të kthehet prej nga ka ardhur.
Ministi i Integrimeve Bekim Qollaku për BBC ka thënë se “Të gjithë që e kanë lënë Kosovën, do të kthehen”.
Mesazhi i Qollakut për të rinjt është që të mos shkojnë ilegalisht askund. Ai thotë: rrini këtu që ta ndryshojmë vendin tonë.
Qollaku shtoi se “Nëse të rinjt janë të vendosur që ta gjejnë fatin e tyre jashtë Kosovës, ata duhet të angazhohen bashkë me ne që të mundësojmë liberalizimin e vizave, në mënyrë që të përfitojmë të drejtën e udhëtimit në Evropë”.
Por sipas BBC, shumë qytetarë të Kosovës as që mund ta imagjinojnë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, për të cilën ata ndjejnë përbuzje.
Xhamat e objektit qeveritar kanë qëndruar të thyer me javë të tëra, pasojë e një proteste të mëhershme në Janar, gjë që dëshmon rritjen e frustrimit të qytetarëve me Institucionet.
Tom Gnocchi, përfaqësues i sektorit të ekonomisë nga BE në Prishtinë thotë se “Zgjedhjet e kaluara në Kosovë sollën fytyrat e njëjta në pushtët në pozita të ndryshme”. Por sipas tij BE beson se ndryshimi për të mirë është i mundshëm.
“Duhet t’ia japim një shancë Qeverisë së zgjedhur që t’i zbatojë politkat e saj. Idetë e tyre janë të mirë, por zbatimi i tyre është një sfidë ne vete”, shtoi ai.
Përkundër shpresave për ditë më të mira, disa s’mund të durojnë më. Disa prej qytetarëve po i marrin gjërat në duart e veta sikurse Ardita Gjergjieku.
“Planifikoj të kryej masterin dikund jashtë Kosovës, dhe më pas të kthehem dhe ta japë kontributin tim këtu. Dëshiroj të themeloj një kompani që t’i punësoj njerëz, drejtojë dhe vetëdijesoj ata në mënyrë që vendi im të ecë përpara”, është shprehur 22 vjeçarja.
Sipas BBC, përpara se Kosova të ketë mundësinë t’u japë të rinjve mundësinë për të planifikuar një të ardhme në vend, duket se do të humb shumë nga potencialet dhe kapacitetet e tyre të mëdha. /Indeksonline
Ish-Presidenti i Kroacisë Stjepan Mesic ka uruar Haxhi Baba ...
Marvel zbulon videon e re promocionale për Avengers: Age of ...
Nga Kastriot ISLAMI Rama e ka nisur ta aplikoje kete skeme q...
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule , njëherësh edhe nënkryetari ...
Kreshnik Spahiu, kryetari i Aleancës Kuq-e-Zi-së i ka ofruar...
Policia e Shtetit ka vijuar edhe këtë javë aksionet për iden...
Kopertina e revistës Spiegel sjell debate në Gjermani. Nën t...
Është publikuar axhenda e mbledhjes që do të mbahet nesër ng...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme impiantin ...
Blendi Klosi, Saimir Tahiri dhe Lindita Nikolla kanë përcjel...
Policia e Kapshticës ka sekuestuar 12 kg kanabis sativa. Mës...
Presidenti Bujar Nishani ka vizituar me rastin e ditës së Su...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar kurorën e gjelbër të qyt...
Kreu i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko ka d...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur ne oren 00:10 te mëngjesi...
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish-Kryeminis...
Kreu i Partisë Dekomkratike Lulzim Basha ka uruar 22 Marsin,...
Ish deputeti i Partisë Socialsite Mark Bello, ka reaguar lid...
Kreu i Kuvendit shprehu urimet e tij në Kryegjyshaten Botero...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë në Kryegjysh...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...