web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SHBA, mesazhe për Shkupin

18 Mars 2015, 14:20, Aktualitet CNA

Ambasada Amerikane në Shkup theksoi se po ndjek me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni, me fokus te vlerat dhe standardet demokratike.

Në deklaratën dhënë DË-së, Ambasada amerikane, duke ripohuar se mbështet integrimin e vendit, thotë se tani është momenti kur institucionet duhet të tregojnë se kanë kapacitet për t?iu shërbyer qytetarëve në mënyrë efikase dhe të pa anshëm.

?Ambasada e SHBA-së vazhdon të ndjekë me vëmendje zhvillimet politike, të cilat sjellin në pikëpyetje çështjen e pavarësisë së medieve dhe gjyqësorit dhe respektimin e vlerave të tjera demokratike në Maqedoni. Si mbështetës të integrimit të Maqedonisë në komunitetin euroatlantik, nënvizojmë se kjo është një mundësi që institucionet e Maqedonisë të tregojnë se kanë kapacitet për t?iu shërbyer qytetarëve në mënyrë efikase dhe të paanë?, thuhet mes të tjerash në deklaratën e Ambasadës.

Ambasada përsëriti apelin për zbatimin e standardeve më të larta të shtetit ligjor, për transparencë dhe drejtësi, si dhe për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe pavarësisë gjyqësore, paralelisht me zhvillimin e rasteve (gjyqësore). (INA)





Lajmet e fundit nga