web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush është i çmenduri zoti Meta?

18 Mars 2015, 10:38, Aktualitet CNA

O të çmendur o karagjozë. Kështu po mundohet të shesë këdo personazh që përfshihet në aferën Doshi apo denoncon atë Ilir Meta me grupin.

Durim Bani ishte një aktor ? sipas tyre. Për ta vulgarizuar në ekstrem morën një aktor nga Portokallia, bënë një parodi të rrëfimit të Banit para Doshit dhe e shpërndanë edhe me ?sponsor? kryeministrin. Më pas këtë aktor, profesionistin, deputeti i LSI Braho e mori si shofer për të luajtur një skeç në derë të prokurorisë. Mirëpo ai ?aktori? i parë na doli profesionist i klasit të parë. Domethënë profesionist në fushën e vet e jo në art. Deputeti socialist i kishte çuar në zyrë ministrit të Brendshëm as më pak as më shumë por ?një vrasës me pagesë! Ky ?aktor? nuk u mor i pandehur, nuk u hetua,?madje nuk u hetua as kur i vendosën eksploziv në makinë, pak ditë para se Toma të fliste.

Opozita kërkon në Kuvend dorëheqjen e kryetarit Ilir Meta për t?i hapur rrugën hetimit. Meta ?në humor të mirë? lëshon majtas e djathtas batuta, por leitmotiv ka ?urgjencën?. ?Zoti ministër?! ? i tërheq vëmendjen Beqajt ? ju lutem thërrisni shërbimin shëndetësor. Ne kujdesemi për shëndetin e opozitës?. Këtë batutë nuk e ndan as tek Opinioni i Fevziut me: ?këtë e zgjidh ose drejtësia ose mjekësia??

Petrit Çinari, një ish oficer, qitës i shkëlqyer, shkon spontanisht në prokurori për të dëshmuar se është thirrur në shtëpinë e Ilirit në Gji të Lalzit dhe i është kërkuar të eliminojë Tom Doshin. Pak orë pas këtij lajmi na doli se edhe Çinari ishte një i sëmurë psiqik?.

Dje kryetari i Kuvendit futi në këtë listë edhe vet protogonistin e skandalit : ?Tom Doshi duhet të vizitohet në psikiatri, që të hidhen poshtë këto haluçinacione?.

Pra bilanci: Një i çmendur si Tom Doshi merr një aktor që të luajë një pjesë psikodramë haluçinative me paranojën se duan ta vrasin atë dhe një deputet tjetër, se një tjetër i çmendur del e deponon se i kanë kërkuar ta vrasë, se një grup të çmendurish në Kuvend i kërkojnë dorëheqjen për t?i hapur udhën hetimeve?.

More mos vallë është vërtet një çmenduri kolektive e gjitha kjo?

Të gjithë, me shumë dhimbje, do të donim të qe kështu. Çmenduri. Më mirë një marrì e tillë, qoftë edhe haluçinative, sesa një e vërtetë po kaq haluçinative.

Por për fat të keq tonin e vërteta është shumëfish më tragjike sesa skeçet e Brahos e barcoletat e Metës. Dhe ja sepse:

Kjo shumicë premtoi të vendosë rendin diku nga qershori i vjetshëm. Për këtë ?lypi besë? për 300 ditë. Pas 300 ditësh nisi ferri! Filloi me vrasjen në mes të Tiranës, në mes të ditës e të njerëzve, 200 hapa larg zyrës së Metës, të njërit prej bankierëve më me emër të Tiranës. 300 ditë të tjera pas saj nuk ka as pistë e as dyshim zyrtar, pale të ndaluar, arrestuar a dënuar. Kemi një progresion ngjarjesh kriminale që shkojnë deri tek vendosja e eksplozivit tek i ati i ministrit të Brendshëm. Kemi emra deputetësh e familjarësh të tyre që takohen e ndahen me ?eminenca? të krimit. Na del më pas një deputet që transporton në makinë të tij një të kërkuar nga policia dhe që këtë person e mbron me imunitetin që ne i kemi dhënë për të na përfaqësuar?.KEMI EDHE NJË POLITIKË TË PUSHTETIT QË SYNON TA MBULOJË NJË SAHAT E MË PARË GJITHË KËTË PLEH QË KA SHPËRTHYER E TË ?NA KTHEJË NË NORMALITET?.

Do të qe e gjitha një komedi gajasëse nëse në lojë nuk do të qe drejtpëdrejt jeta dhe vdekja jonë dhe fëmijëve tanë.

Përsa i përket çmendurisë? Ata në fund do të mbetemi ne. I gjithë ky skenar me vrasje, shpërthime, kuintalë kokaine që hyjnë e dalin, deputetë e kriminelë që udhëtojnë në një makinë, vrasës me pagesë që pi kafe në zyrë të ministrit të Brendshëm, kryetar kuvendi që porosit dy vrasje si të qenë dy makiato pa shkumë ?nëse në fund mbyllet ? siç edhe po duken bathët ? me kapakun e ?s?ka ndodhur ndonjëherë? atëhere për të gjithë ne ky do të mbetet vërtet një haluçinacion. E pamë a nuk e pamë? Ndodhi apo nuk ndodhi? Ishin apo nuk ishin?

Në ndodhtë ky haluçinacion pasojat do të jenë katastrofale. Edhe zyrtarisht pastaj krimi do të jetë pushteti i vetëm në vend. Dikush e tha si batutë atë që po del e vërteta makabre: ?Në çdo shtet ka mafie ndërsa në Shqipëri mafia ka shtet?

Civitas.al





Lajmet e fundit nga