Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
– Pyetje: A do ja arrijë Partia Demokratike qëllimit të saj për dorëheqjen e Ilir Metës apo do të kemi një kulminacion dhe më pas do të shkojmë drejt një zgjidhjeje të sforcuar për të vijuar më tej jetën normale politike?
Mendoj se koha e jetës normale ka marrë fund. Natyrisht asgjë nuk është përfundimtare, por ka marrë fund. Është koha kur deputeti i mazhorancës ka akuzuar kryetarin e Parlamentit mbi bazën e dëshmisë me zë dhe figurë të dorësit për skenarin e vrasjes së dy deputetëve. Është koha kur kjo akuzë, më e rënda në 25 vitet e fundit, e paprecedent ndonjëherë, u mbajt e fshehtë për 6 muaj nga kreu i Parlamentit i akuzuar direkt, kreu i qeverisë dhe ministri i Brendshëm. Është koha kur në këtë akuzë kaq të rëndë, ministri i Brendshëm angazhoi të gjithë pontencialin e tij për manipulimin e saj në një akt të pashembullt, të paprecedent, u takua tre-katër herë me dorësin me qëllimin e vetëm që t?i ndryshojë dëshminë. Është koha kur jo që nuk e çuan në Prokurori, por gjatë kësaj periudhe u bënë të gjitha përpjekjet për të eliminuar dy nga autorët kryesorë të ngjarjes, Durim Bami dhe Tonin e Kombinatit, mikun e ngushtë të Ilir Metës dhe familjes së tij. Është koha kur u fabrikua një skenar i tërë për t?ia faturuar opozitës këtë ngjarje makabër. Nuk them dhe gjëja më normale është që në përgjigjen e parë Tom Doshit t?i shkonte mendja tek opozita, t?i shkonte mendja tek kundërshtarët e tij më të vendosur. Por ai menjëherë kuptoi dhe konstatoi, gjeti pistën dhe shkoi dhe u tha jo, je ti. Në këto rrethana kryetari i Parlamentit në vend se të shkojë në Prokurori, t?i kërkojë prokurorit nisjen urgjent të hetimit dhe ta çojë çështjen në Prokurori shkon dhe takon familjarët e njërit prej deputetëve të përfshirë në listën e atyre që duhej eliminuar nga kryetari i Parlamentit. Dhe u thotë atyre që vëllain tuaj kërkon ta eliminojë Sali Berisha. Dhe këtë Ilir Meta nuk e ka mohuar dot. Ka mohuar çdo gjë, por këtë nuk e ka mohuar. Pse nuk e ka mohuar? Se nuk ia mban që ta mohojë! Ua u them unë shqiptarëve, nuk ia mban sepse ato fjalë ai i ka thënë dhe tani lojëra nuk mund të bëjë ai. Është koha kur thashë dhe një herë jeta normale këtu ka marrë fund dhe është iluzion normaliteti këtu. Ilir Meta pasi nuk bind dot familjarët e deputetit Fufi me marrëzinë e tij se qenka Berisha që kërkon ta vrasë, vazhdon të kapet në çdo fije bari. Ilir Meta dhe ata që prishën hetimin u sollën në mënyrë të papërgjegjshme, pasi shpërtheu koka e peshkut. Akti i parë që Ilir Meta duhet të bënte në këtë rast ishte të kërkonte hetim dhe të dorëhiqej nga kryetar Parlamenti. Përkundrazi filloi të vjellë gjëra e marrëzira të paimagjinueshme. Një herë tha unë jap dorëheqjen për Shkëlzenin sepse paska qenë sipas tij në video dhe ai, dhe e paska kursyer Edi Rama me Tom Doshin. Nuk jap dorëheqjen tha se e ke bërë ti këtë gjë. Pra, për një mijë lloj akuzash, marrëzirash sikur të ishte opozita që e akuzonte atë. Por nuk e akuzon opozita, Tom Doshi ishte njeriu i tij dhe i Edi Ramës. Ishte njeriu më i fuqishëm i mazhorancës. Se përse ishin të interesuar ata për të eliminuar Tom Doshin është çështja e tyre, është çështje hetuesie. U tha shqiptarëve se Tom Doshi nuk më ka akuzuar mua dhe akuzat sipas tij Tom Doshi i ka bërë pasi është përjashtuar nga Partia Socialiste. Çfarë e shtyn Ilir Metën të gënjejë në këtë mënyrë monstruoze, çfarë e shtyn për të takuar familjarët e Fufëve, për t?ia faturuar opozitës skenarin e tij? Çfarë e shtyn Ilir Metën që të përdorë pengmarrësin Spartak Braho, i cili e kam thënë dhe e them mban në dorë torbën e Gëzim Çelës, mik me kokë i Ilir Metës dhe Spartak Brahos, e njohur botërisht kjo. Çfarë e shtyu Ilir Metën të shkojë në Milano sot një javë fshehtas? Meta në Milano së bashku me Petrit Vasilin dhe i kërkoj Prokurorisë ta hetojë udhëtimin. Po, po me dëshmitarë. Çfarë e shtyu të dërgojë Spartak Brahon në Hanover tek Toni i LSI? Pra, faktikisht gjendja është dramatike.
– A do i dilet me protesta?
Protesta është mjeti që ka opozita. Opozita ka protestën. Opozita dhe shqiptarët përballen sot me një mur të paimagjinueshëm të krimit. Një mur, i cili bllokon integrimin, bllokon ekonominë, bllokon totalisht sigurinë, bën çdo ditë e më shumë më të pasigurtë jetën e qytetarëve shqiptarë. Tritol, maska, pengmarrje kjo është axhenda e përditshme e krimit të lidhur me qeverinë. Pra, nuk ka më normalitet. Qytetarët janë të vetmit ata që mund ta zgjidhin këtë problem. Janë thirrur të rrëzojnë krimin e murit të ndërtuar nga qeveritarët. Nuk po flasim këtu për krimin ordiner, po flasim këtu për krimin e lidhur me qeverinë, i cili këtu është bërë rregull. Vrau Kostandini 4, çfarë ndodhi me Enver Bashën? Çfarë ndodhi me Kostandinin? Gjykim i shkurtuar, një autori të pesë vrasjeve. Është kjo politike apo nuk është politike? Çfarë ndodhi me majorin e Forcave Ajrore, nuk ishte ai për të shkuar për specializim, por ishte një kapiten, dhe komandanti i tij kishte sugjeruar kapitenin. Kur Mimi dhe gjeneral trafiku vendosën ata që u ngrohin xhepin. Çfarë ndodhi me bankën që ruante siguria e partisë? Çfarë ndodhi me 6.2 milionë euro?
– Për të cilat u aludua se do të përdoreshin për fushatë?
Sigurisht, jo unë, por nuk ka shqiptar që nuk aludon për këtë. Çfarë masash u morën për këtë? Bankën e ruante firma e partisë. Ke dëgjuar ti të jetë marrë ndonjë masë për këtë gjë? Ajo u harrua sikur humbi një zarf. Kjo është shumë e njohur. Pra, vijmë tek dosja Doshi kryekëput e lidhur me ta. Po dosja Frroku? Si është dosja Frroku? Dosja Frroku është dosja më e shëmtuar në historinë e një vendi. Çfarë ndodhi me seancat gjyqësore të vëllait të tij që akuzohet për vrasjen e komisarit Lamaj? Si u zhduk dëshmitari i rremë, si u mor peng tjetri në Fushë-Krujë? Dokumenti që botuat ju? ?ABC? publikoi dokumentin, policia akuzon ?ABC? paçka se ka fshehur krimin për 6 muaj. Nuk ka rëndësi, krimet janë të tyre, janë të shtetit, janë të qeverisë. Qeveria bën ç?të dojë me krimin, e trajton si të dojë. Nuk ekziston ligji për këtë. Kurse ?ABC? s?mund ta botojë dokumentin……. Është veprim direkt i Kryeministrit. Pse është urdhër i Kryeministrit? Së pari, dua të theksoj këtu nuk ka urdhër Prokurori për lirimin e tij, 100% dhe këtë nuk e tha dot as zëdhënësi i policisë dje. Së dyti, polici atje, dhe drejtori i policisë, dhe Didi vetë nuk liron dot pa një urdhër më të lartë dhe ky është urdhri i Kryeministrit. Ata kanë zbatuar ligjin, por ligjin e kanë thyer me urdhër të Kryeministrit. Frroku? Pse Frroku në këtë mënyrë? Nuk është Durim Bami dëshmitari kyç. Durim Bami sot për Tom Doshin dhe Adnand Xholin është i njëjtë, i pandehur, është i akuzuar për vrasje në bashkëpunim me të tjerë të mbetur në tentativë. Durim Bami ka të drejtë me Kushtetutë të mos thotë asnjë fjalë, të hedhë poshtë çdo gjë, të krijojë çdo variant që do. Ai është i akuzuar, ka të drejtat e veta. Person kyç është Mark Frroku, i cili i ka thënë Tom Doshit, i cili e ka marrë në telefon në Budva Tom Doshin, i cili faktohet se njeh Durim Bamin dhe tha nuk e njoh. Pra, nuk është Bami, personi më kyç, është Mark Frroku. Person tjetër është Toni i Kombinatit, të cilin Ilir Meta ?nuk e njihte?, paçka se në fushatën e 2005 ka qenë shofer dhe bodigard i Monikës, dhe i njohur botërisht nga i gjithë Kombinati. Po pse i çoi Spartak Brahon nëse nuk e njohin? Që të dy janë të LSI. Edhe Durim Bami dhe ka qenë shumë aktiv në zgjedhjet e 2013 edhe Toni i Kombinatit. Pra, çfarë kemi? Kemi një situatë ku është projektuar një krim i shëmtuar. Është projektuar gjithashtu skenari i akuzës ndaj opozitës për këtë krim. Është bërë gjithçka për të prishur provat. Është ngarkuar kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, Saimir Tahiri për të bërë hetimin. Nuk është çuar dosja në Prokurori. Dhe së fundmi i vunë kapak me Kallakun e tyre. Zyrtarë këta, qeveritarë që çojnë Kallakun në oborr të Prokurorisë. Një akt i shëmtuar, nuk është fyes vetëm për Prokurorinë, është fyes për mbarë shoqërinë shqiptare. Pavarësisht nga plus minuset e Prokurorisë, ai është institucioni i akuzës së këtij vendi dhe nëse simbolizojnë dhe e identifikojnë me skeçin e ?Portokallisë? ajo nuk e meriton. Këto janë situata që vetëm populli dhe sovrani mund ta zgjidhë këtë situatë. Duhet detyrimisht që këta qeveritarë, që Ilir Meta të japë dorëheqjen.
– Po qoftë edhe një dorëheqje që përkohshme?
Jo, ne kemi thënë dorëheqje për të shkuar në hetim. Asnjë nga akuzat nuk i ka nga opozita ai. Ai i ka akuzat nga mazhoranca. Ai u përpoq një herë me çdo kusht, u mor me mua dhe kunatin. Pastaj tha kam dhënë dorëheqjen për Shkëlzenin, tani mbrëmë zëdhënësi i tij thoshte se është skenar i huaj, njëlloj si për Riformaton. E pranoi skenarin, por është i huaj tha, na e kanë bërë armiqtë. Ndaj dhe unë i bëj thirrje Prokurorisë, i bëj thirrje Presidentit të Republikës, i bëj thirrje të gjitha institucioneve edhe zotit Edi Rama, edhe Ilir Metës, të kërkohet hetim ndërkombëtar. Ka një rëndësi kapitale kjo.
– Ka një qëndrim sikur nuk mund të hetohet nga ndërkombëtar….
Pa diskutim, siç kemi marrë asistencë në rastin e Azem Hajdarit edhe ishte eficente dhe po të mos ishte asistenca ndërkombëtare në mënyrë absolute njeriu nuk i futej ferra në këmbë. Nuk hetojnë dot këta. Këta kanë përkushtimin, por kjo është një aferë që shkon shumë gjerë. Kjo është një aferë në të cilën këta prokurorë kanë përballë murin e krimit të qeverisë dhe Parlamentit. Çfarë do të bëjnë ata? Mençuria më e madhe është kërkesa për ndihmë ndërkombëtare. Dhe, aq më tepër kur këtu dy palët kryesore, kur Parlamenti dhe qeveria janë nën akuzë, ndërkohë që ata kanë akuzuar më pas opozitën. Nuk ka çështje më të rëndë se kjo. Ndaj dhe të kërkohet ndihmë, të kërkohet ndihmë në Bashkimin Europian, të kërkohet ndihmë në Shtetet e Bashkuara, t?u kërkohet ndihmë partnerëve. Absolutisht, i siguritë që ajo ndihmë do të ofrohet. Unë nuk them që të përjashtohet Prokuroria shqiptare. Jo. Por kërkoj dhe them në interesin e saj më të mirë, në një çështje kaq të rëndë, në një çështje kur e çojnë Kallakun në oborr. Në një çështje, e cila ka të bëjë me paqen sociale të këtij vendi. Ka një thyerje të madhe sot në vend. Ai që është i interesuar për zgjerimin e saj le të vazhdojë të kontribuojë, por absolutisht rruga për të kapërcyer këtë është një hetim i pavarur, i besueshëm, pa Kallakër.
– Po nëse do të kishim një hetim ndërkombëtar, a duhet të jetë Ilir Meta prapë kryetar Kuvendi apo i dorëhequr edhe në këtë rast?
Ilir Meta për ne s?duhet të ishte për asnjë minutë kryetar Kuvendi, por nuk e kemi vënë në diskutim kur e ka miratuar shumica. Sot që është i akuzuar kryesor, në botën e qytetëruar gjëja e parë që bëhet, çfarë do të kish ndodhur nëse Ilir Meta që ditën e parë, jepte dorëheqjen dhe shkonte në Prokurori? Çfarë komenti mund të bënim ne? Absolutisht zero. Ilir Meta nuk e bëri këtë. Ilir Meta bëri akuza ndaj meje, pastaj kaloi tek Lul Basha. Lulzim Basha nuk i përmendi atij dhe asnjë nuk i përmendi akuzat e shkuara atij. Ne u ndalëm tek akuzat që i ka bërë Tom Doshi. Ne u ndalëm në aktin e tij që ka shkuar, ka takuar familjarët e deputetit tonë. Ndaj dhe është zgjidhja e këtij problemi. Mund të mos zgjidhet. Mund të mbetet në shpinë të Shullazëve. Kjo është punë tjetër. Por ne themi është më mirë të zgjidhet. Sepse në mënyrë absolute ne nuk do ta kapërcejmë këtë. Jo. Ka një opozitë që akuzohet nga qeveria për skenarë vrasjesh, duhet të jetë e verbër që ta kapërdijë këtë.
– Pse nuk keni të njëjtën kërkesë edhe ndaj zotit Rama, janë deputetët e tij të përfshirë, zoti Frroku në këtë rast?
Akuza për vrasje nuk është e jona, është e Tom Doshit. Tom Doshi nuk besoj se do të kishte kursyer Edi Ramën apo nëse e ka kursyer unë nuk kam të dhëna. Të akuzosh tjetrin për vrasje është shumë e rëndë. Është akuza ekstreme që mund të bësh. Mund të bësh 100 akuza, por këtë akuzë pa pasur fakte unë nuk ja bëj dot atij. E bëri ai skenarin? Është hetimi që do t?i nxjerrë gjërat. Unë kam thënë që Ilir Meta e ka bërë në bashkëpunim me Edi Ramën, por s?kam prova. Hamendja politike është hamendje politike, analiza është analizë. Sikundër akuzoj ministrin, kreun e PS për Tiranën për prishje të hetimeve. Edhe Ilir Metën, nuk jemi ne që e akuzojmë, akuzën e ka bërë deputeti i tyre, të cilin u mundua ta shesë si deputet të Partisë Demokratike. Absolutisht. Dhe vendasve dhe të huajve u tha se ky është i opozitës. Vetëm kjo që s?ka dhe s?mund të ketë lidhje me opozitën. Është deputet kryesor i mazhorancës.
– Zoti Berisha, si i keni parë qëndrimet e SHBA dhe BE?
Mendoj se SHBA, BE, partnerët tanë, institucionet ndërkombëtare kanë tani të qartë shkallën e lartë të kriminalizimit të institucioneve të kësaj mazhorance. Të qartë si drita e diellit. Në këtë kontekst ata kanë vënë theksin me të drejtë, kanë mbështetur atë proces që nisi opozita, për hir të së vërtetës procesin e dekriminalizimit e kemi iniciuar ne dhe jemi mirënjohës që gjetëm mbështetje dhe një mbështetje më të madhe gjithnjë e në rritje. Kështu që në këtë aspekt mbështetja dhe ndihma e tyre është shumë e çmuar.
– Ka pasur sinjale që mund të ketë një lloj mbështetjeje?
Ka të sigurtë mbështetje për dekriminalizimin në mënyrë të padiskutueshme ka dhe do të ketë. Vetë deklaratat e tyre janë një mbështetje e fuqishme për shqiptarët. Ka tani një vetëdije se një mur gjigant krimi është ngritur në Shqipëri, ka një vetëdije se lidhjet e krimit shkojnë deri në nivelet më të larta. Absolutisht asnjëri nuk merr përsipër të vijë të të luftojë krimin në Shqipëri, jo. Mund të të japin ekspertë në Prokurori për hetimin e çështjes, siç edhe ka ndodhur. Ka ndodhur edhe në vende të tjera, nuk është vetëm Shqipëria, ka patur momente që vende shumë të mëdha, me një demokraci shumë më të konsoliduar se Shqipëria kanë kërkuar hetim me ekspertë thuaj të pavarur. Nuk kanë të gjithë atë soliditet të institucionit të akuzës siç e kanë SHBA, të cilët edhe ata kur e bëjnë, e bëjnë me një ligj të veçantë, me një prokuror të veçantë, kur vjen puna për krerët e lartë të vendit. Nuk e bën Prokuroia e zakonshme, është një special. Po kjo ngjarje s?mund të kalojë kurrë me Kallakun. Kjo është një gjarje shumë e rëndë, se do autori i saj i akuzuar ta kalojë me Kallakun, kjo shoqëri s?mund ta kalojë me Kallakun. Kallakun le t?ia lëmë Filipit ne dhe ne të bëjmë çdo përpjekje për të kapur atë që kemi humbur. Kemi humbur 6 muaj hetimin e një krimi të shëmtuar, montruoz. Janë bërë përpjekje për të zhdukur dëshmitarët, janë manipuluar dëshmitarët. Është marrë hetimi në dorë në mënyrën më antikushtuese nga kryetari i PS për Tiranën, janë vënë kontakte të paligjshme me aktorët e kësaj ngjarjeje. Dhe dëshmitari më kyç i kësaj ngjarjeje që është Mark Frroku është marrë peng me ngjarjen e strehimit në makinën e tij të Bardhok Pllanës, kryetari i grupit të rrjetit të fuqishëm të drogës, i cili u kap vetëm në këtë operacion me 804 kilogram drogë. Pra, nëse nuk bëhemi seriozë kësaj here. Shansi i vetëm është që të bëhemi seriozë. Të gjitha palët të pranojnë një hetim, nuk është fare mosbesim ndaj atyre. Unë i takova ata. Absolutisht nuk dyshoj aspak në intensionin e tyre, por e thashë që atë ditë, përballë malit të ekzekutivit dhe Parlamentit ata janë krejtësisht të pafuqishëm. Dhe të tillë do të ishin në çdo vend të botës. Kur dalin çështje të tilla ose merren hetues ndërkombëtarë ose me ligj të veçantë ngarkohet prokuror i veçantë. S?ka nevojë të bëjmë një ligj të veçantë, ne do të ftojmë ekspertë ndërkombëtarë, të cilët kanë mundësi që të disponojnë çdo lloj të dhëne komunikimi.
– Mungesa e një kouminikimi nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm a ka ndikuar?
Në shtyrjen 6-mujore të çështjes natyrisht kjo përbën problemin më serioz të këtij skenari kriminal, por duhet të them një gjë, që prokurori të niste kryesisht çështje për Ilir Metën që mund të çonte çështje tek Edi Rama, Saimir Tahiri etj., kjo, në një vend me demokraci të brishtë është absolutisht jo realiste dhe e pamundur. Dhe unë nuk di ndonjë vend që prokurori të ketë nisur një çështje penale ndaj numrit dy të shtetit që s?jep dorëheqjen, Kryeministrit që është shefi i ekzekutivit, ministrit të Brendshëm, të gjithë këta ishin në akuzë, deputetëve. Prokurori ka pritur sigurisht reagimin e këtyre njerëzve që e mbajtën 6 muaj brenda. Nuk janë prej guri prokurorët. Çfarë ndodhi në Argjentinë me prokurorin që hetonte Presidenten? Gjeti vdekjen në dhomën e tij i vrarë, kaq. Në çantë u gjet mandati që ai kishte përgatitur për arrestimin e Presidentes. Duhet të jemi realistë ne këtu, nuk kemi pse fajësojmë ne Prokurorinë. E di si i thonë kësaj: unë do të vras, po munde më kap ti. Këta janë njerëzit kryesorë, të japë dorëheqjen, të paraqitet tek Prokuroria. Të japë llogari ministri pse e ka mbajtur 6 muaj, pse nuk kanë çuar asnjë padi në Prokurori? Të mendosh se do të niste çështje me dy drejtuesit kryesorë të mazhorancës kjo është të shohësh ëndrra në diell, apo të mendosh se do të shohësh sipërfaqen e pasme të hënës.
– Besoni se akuzat e Ilir Metës janë të vërteta?
Në fakt, në këtë rast unë besoj, Ilir meta ka probleme të mëdha shumë. Mos harro se një njeri është vrarë në krah të Monika Kryemadhit, të cilin Monika e kishte marrë për të shpërndarë tufa parash për të blerë votat. Ka ndodh një përplasje aty. Pra e kishte marrë për vepra të këqija. Deputeti ynë mori dy plumba, nipi i tij mori plumb në kokë. Pra, pati shkëmbim zjarresh, se nga se, kush dhe si ndodhi me badigardin e Monikës atë nuk e di unë. Por një gjë është shumë e sigurtë, që shkoi për të blerë vota, janë me dhjetëra dëshmitarë. Së dyti, Ilir Meta ka një problem shumë madhor, ka një vulë të zezë të tmerrshme, nga Edi Rama. Edi Rama kur ai ishte në qeveri, organizoi për të 21 janarin, iku ajo. Edi Rama çoi dosjen e Ilir Metës në të gjitha kancelaritë europiane. Ilir Meta e di mirë, por nuk ka as ndërgjegje sociale e as ndërgjegje njerëzore, e di mirë se Edi Rama në të dy rastet e kthimit nga jashtë e ka njoftuar se më kanë kërkuar arrestimin tuaj. Edi Rama nuk e ka përgënjeshtruar ndonjëherë kurrë këtë. E kam denoncuar disa herë në Parlament. Pse? Sepse të kesh kryetar Parlamenti një njeri që kërkohet nga ata, të cilët i kanë dhënë miliarda euro ndihmë këtij vendi dhe ata të thonë se ai duhet të hetohet, por të hetohet i arrestuar, ajo është një gjë shumë e rëndë po ta mbash. Unë nuk them se ata janë gjykatës. Por Ilir Meta duhet të kërkonte hetim nga e para, të ikte nga kryetar i Kuvendit, t?i thoshte Edi Ramës se kjo është një akuzë e tmerrshme dhe unë nuk mund të mbaj këtë vend se mbaj vendin peng. Unë jam i vetmi që ia thashë këtë, asnjë njeri tjetër s?ia ka thënë. Të gjithë e dinë. E dinë mediat, e dinë analistët, e dinë papagajtë, e dinë që të gjithë pa përjashtim dhe preferojnë të heshtin pavarësisht se interesi publik këtu është totalisht i shkelmuar. Në asnjë vend s?e mbajnë atë post, s?është se po ta dikton tjetri, por ata janë vende dhe institucionet që kanë dhënë miliarda dhe duan të kenë garanci për paratë e taksapaguesve të tyre. Ta mbajë se do të rrijë në pushtet, jo është gabim i madh. Kështu që Ilir Metës këto skenarë ose këto turbullira i zgjasin jetën. Sot ai është faktikisht i vetmi kryetar Parlamenti në botë i akuzuar zyrtarisht nga deputet i mazhorancës për skenarin e dy vrasjeve. Muri i tmerrshëm i krimit në krye të të cilit qëndrojnë udhëheqësit e mazhorancës së qelbësirave, mur që gjeneron çdo ditë pasigurinë më të madhe për qytetarët, gjeneron çdo ditë shkatërrimin e vendeve të punëve dhe shkatërrimin e investimeve, gjeneron çdo ditë varfëri të madhe. Mund të shembet vetëm me një revolucion demokratik paqësor. Mund të shembet vetëm me 20 shkurt të ri. Është në dorën e çdo qytetari të marrë fatin e tij në dorë, është në ndërgjegjen e tij dhe të japë kontributin në shembjen e këtij muri me të cilin absolutisht nuk ecet absolutisht asnjë centimetër drejt Europës, nuk ecet drejt prosperitetit, por drejt varfërisë dhe mjerimit, krimi ka vetëm parimin e krimit. Ndaj dhe uroj dhe dëshiroj që kjo pranverë të jetë pranverë e një revolucioni demokratik paqësor, i cili të thërrmojë, të rrëzojë përfundimisht murin e krimit dhe të bëjë që qytetarët të jetojnë si qytetarë të lirë të sigurtë në vendin e tyre, të mos ikin masivisht siç po ikin sot në vende të tjera, të mos varfërohen dhe mjerohen çdo ditë e më shumë, të mos zgjohen me ankthin e maskave dhe tritolit siç po ndodh rëndom. Të kenë Parlamentin e përfaqësuesve të tyre dinjitozë dhe jo të vrasësve, jo të trafikantëve, jo të banditëve. Të kenë qeveri, të kenë institucionet që meritojnë. Ndaj dhe një herë theksoj se ndaj këtij grupi oligarkësh të inkriminuar kokë e këmbë rrugë e vetme është revolucioni demorkatik. Qytetarët nuk duhet të tremben nga fjala revolucion nëse ne nuk do të mblidheshim 150 mijë gra e burra në Qytetin ?Studenti? për të shembur diktaturën, ka rrezik që edhe sot do të kishim bustin e diktatorit. Ndaj problemeve madhore duhen qëndrime dhe vendime madhore, s?po kërkohet asgjë tjetër veçse me një revolucion paqësor të rrëzojmë murin e krimit.
– Zoti Basha foli si Kryeministër në hije, në fakt Partia Demokratike po përgatitet për një skenar të tillë?
Në fakt zoti Basha është Kryeministri në hije, jo foli, por është absolutisht dhe unë jam i bindur ai do të jetë një Kryeministër i shkëlqyer për Shqipërinë. Por nuk është këtu problemi i pushtetit të zotit Basha, këtu problemi është i jetës dhe sigurisë së çdo qytetari, këtu problemi është i të ardhmes që ne meritojmë, këtu problemi është të ndalojë kjo rrokullisje e madhe. Këta qeveritarë shkuan shumë larg dhe më larg do të shkojnë. Mua më vjen keq të bëj parashikime, por absolutisht krimi i tyre nuk njeh kufij. Mendoni ju se ata fshehin vetëm krimin e Mark Frrokut? Në arkivat e tyre fshehin shumë krime të tjera dhe krimet që ndodhin në të ardhmen. Ndaj dhe ka vetëm një rrugë dhe kjo rrugë është revolucioni demokratik i qytetarëve shqiptarë. Është rezistenca, qëndresa me mjete paqësore, theksoj dhe një herë ne jemi Partia Demokratike, unë që ditën e parë në jetën politike deri sot kam qenë dhe mbetem i vendosur me parimet e non violencës, besoj shumë tek parimet që unë besoj, tek vlerat e qytetarëve dhe le ta shndërrojmë këtë pranverë në pranverën e revolucionit demokratik për të shembur murin e krimit, për të shembur murin e korrupsionit. Krimi ka një gjë, lë në hije korrupsionin, por ai është i përmasave të frikshme, të papërmbajtura. E patë ju dje inaugurmin që bëri në Elbasan? Çfarë është ajo? Ajo ëhstë një megaaferë korruptive, mëvsë shumti e lidhur me Ramën dhe Koçon. Një kompani me 100 mijë dollarë është kompania që ka marrë përsipër të ndërtojë impiantin në kundërshtim me çdo lloj rregulli të mjedisit etj., prej 21 milionë dhe kësaj kompanie shteti i jep 5 milionë euro, kësaj kompanie që ka 100 mijë dollarë, shteti i jep 5 milionë euro, ia jep vetes së vet. Pra, krahas murit të krimit po kaq i lartë është muri i korrupsionit. Vetëm revolucioni demokratik është zgjidhja më e sigurtë e këtyre problemeve.
Ka ardhur koha që Serbisë dhe serbëve tu tregohet e vërteta,...
Një çift e ka kthyer pasionin për videot familjare në një k...
Bora Kokëdhima është vajza e dytë e deputetit, Koço Kokëdhim...
Policia e Durrësit ka nisur sot një procedim penal ndaj kreu...
Shteti Islamik ka futur këmbët edhe në Afganistan, sipas të ...
Policia e Kuçovës ka informuar se gjatë mbrëmjes së djeshme ...
Policia e Tiranës ka zbardhur masat e sigurisë që do të merr...
Batutë për të tërhequr vëmendje apo ndryshim strategjie për ...
Kjo është mënyra se si përfundon toka. Ose më mirë të themi ...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Prokurorisë është marrë...
Policia e Durrësit ka nisur sot një procedim penal ndaj kreu...
Microsoft ka konfirmuar se nuk do të përdorë më emrin Intern...
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipër...
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të ...
Ambasada Amerikane në Shkup theksoi se po ndjek me vëmendje ...
Dje, në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca e parë gjy...
Deputeti i përjashtuar nga rradhët e Partisë Socialiste, Tom...
Policia ka arrestuar në flagrancë gjatë mbrëmjes së të martë...
Përmes një postimi në facebook, ish kryministri Sali Berisha...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të vi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...