“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Teatri duhet të ketë investime të vërteta, jo të kthehet në fushatë! E çuditshme është kur sheh aktorë humori të pikëlluar, në memorie ke tjetër imazh. Roleve të shumta që i kanë vënë në skenë e batutave që akoma kur i kujton të bëjnë të qeshin. E dy hërë më e cuditëshme është kur këtë situatë e sheh në mes të vendit ku duhet të ishte lavdia e tyre, skenës që i kanë falur edhe jetën. Në një situatë të tillë të pakuptimtë ndodhen artistët e teatrit ?Migjeni?, prej vitesh tashmë ato kanë ngritur zërin për problematikat e shumta që shfaq kjo ndërtesë, por sivjet gjendja e tepër e keqe e ambienteve ka bërë që situatë të degradojë si asnjëherë më parë dhe dyert e teatrit qëndrojnë të mbyllura në pritje të ndonjë shfaqje, e cila për hir të së vërtetës duket larg!
Artisti i merituar dhe mjeshtri i madh Zef Deda në një prononcim eksluziv për Shkodra Press flet për gjendjen e teatrit, situatën e krijuar dhe debatin me zv/ministrin Zef Çuni.
Fjala e z. Deda:
Ju falendëroj që na jepni mundësnë të shprehemi dhe i qëndroni afër problematikave tona. Artëdashësit, njerëzit dhe ju si gazetarë jeni të interesuar që të vini të shihni shfaqje në teatrin ?Migjeni? pa probleme teknike. Dëshira dhe dashuria e madhe që ka spektatori me nostalgjinë e tij për të na parë në skenë, fatkeqësisht, nuk po i gjen dyert e teatrit të hapura për arsye se nuk ka investime për të bërë premiera të reja.
Për mendimin tim kjo është më e rëndësishme sesa të merremi me ndonjë problem teknik të teatrit, i cili duhet të merret parasysh, teknikët dhe drejtuesit ankohen pranë institucioneve përkatëse për problematikat që ka teatri dhe difektet që duhet të riparohen në mënyrë që të ketë kushtet bazë dhe kushtet më minimale për kastin e aktorëve në mbarëvajtjen e shfaqjeve. Kjo situatë nuk është e re, ka degraduar në këte mënyrë se nuk është vënë dorë asnjëherë dhe vështirësitë kanë filluar të thellohen dhe të jenë më të dukshme. Ashtu siç njeriu plaket edhe një pallat i bukur, i madh, i mrekullueshëm si teatri ?Migjeni? amortizohet dhe shfaqen problemet nga më të ndryshmet; p.sh. sistemi elektrik ka që në vitin 58? që është prishur dhe teknikët e teatrit me forcat e tyre të mbështetur edhe nga drejtoria e teatrit kanë ndërhyr me shumë dëshirë dhe në mënyrë krejt dashamirëse dhe janë munduar që të mos kemi probleme, mund t?iu duket naïve, por ato kanë punuar me aq pasion sa mund të thuash se më shumë janë kujdesur për ecurinë e teatrit sesa për banesat e tyre.
Këtë vit problemet dhe ankesat u bënë më të mëdha pasi edhe gjendja është shumë më e vështirë. Drejtoria e teatrit, por edhe punëtorët përgjegjës për elektricitetin kanë të drejtë që të ankohen dhe ti parashtrojnë kërkesat e tyre pranë Bashkisë së Shkodrës, Ministrisë përkatëse, madje deri në Kryeministri. Kanë qenë këto puntorë të cilët janë munduar të shmangin problemet elektrike pasi ka pasur rrezik që të digjet teatri. Ndër vite janë bërë ndërhyje sporadike të cilat nuk kanë sjell ndonjë ndryshim të madh, duhet një ndërhyrje imediate pasi gjendja është kritike, pastaj sa ka forcë Bashkia mua nuk më intereson fare, pasi teatri nuk ka as majtas as djathtas. Të gjithë dashamirësve të teatrit, por edhe ne si kastë aktorësh nuk na intereson a e ka në dorë Bashkia apo Ministria, ne na intereson zgjidhja e problemeve tona. Këto dy organe janë në dorë të një qeverie dhe duhet të jenë në shërbim të popullit së bashku pa dallim, e pastaj është shumë gabim në qoftë se kjo situatë shifet në aspekte partiake, jo janë të majta apo janë të djathta, teatri nuk ka përkatësi politike dhe është në shërbim të qytetarëve. Nuk jam eksperti i fushës por besoj se shifra që duhet të investohet nuk luan ndonjë rol të madh në buxhetin e shtetit. Fjala se mund të mbyllet teatri është fjala më e ndyrë në botë, pasi dicka e tillë nuk ekziston se këto difekte janë çdo vit, e çdo vit raportohen.
Jam kundër që kjo gjë të kthehet në politike dhe të bëhen premtime për fushata, të vijnë të bëjnë ?show? me kamera e me gazetarë a thua se po i dalim përzot teatrit. Shkodra ka një mijë e një halle nga papunisa, rrugët e pasfaltuara, kanalizimet, energjia, njerëz të cilët nuk janë në gjendje të përballojnë jetesën, këto janë hallet kryesore që ka Shkodra. Teatri ëshë një në emër të artit dhe kulturës dhe të gjithë spektatorët, banorët e Shkodrës e deri tek qeveria duhet ti dalim zot, me njerëz të aftë, me regjisor që s?kemi, me aktorë të aftë. Ato që kanë ardhur po mundohen shumë që me atë fond që ka menduar Bashkia të japin ndonjë shfaqje. Janë të mirë, por nuk kanë mundësi të aktivizohen. Ka djem e vajza të reja, të hapim audicionet, të zgjedhim më të talentuarit, ta mbushim teatrin me aktorë të talentuar, prurje të fuqishme, qoftë për estradë qoftë për dramë. Kjo është ajo çfarë kërkon spektatori jonë, natyrisht kërkon që të jetë edhe ambienti i rregullt, të ketë elekticitetin, teknikën e duhur. Prandaj them të japim maksimumin për të ardhur me premiera dhe shfaqje të reja, të aktivizojmë talente nën drejtimin tonë, unë nuk përtoj, jam një aktorë që dal në skenë edhe mbush sallën se na do akoma spektatori, sidomos ne të estradës edhe të dramës, por ato kanë pasur problem që edhe pse janë munduar me ndonjë dramë apo ndonjë shfaqje me buxhet te vogël, e kanë arritur edhe fundi i fundit nuk kanë pasur sukses vetëm me ftesa.
Ndërsa ne kemi shitur dhe vazhdojmë të shesim bileta. Me një organizim më të mirë të jeni të sigurtë se do të jepnim premiera të reja dhe ky popull do të vinte për të na ndjekur. Ne e duam ketë gjë, në momentin që vijmë me shfaqje, mbushim sallën, jemi të suksesshëm, ja kemi arritur qëllimit, atëherë del edhe fonndi. Është shumë e rëndësishme që të na ndihmojnë pasi pikërisht ky altar i artit dhe kulturës ka fuqinë që sado pak të kënaqi dhe të qetësojë këte popull nga hallet e përditshme. Ky është investimi për të bërë shfaqje, ky është investimi për ta mbajtur në këmbë teatrin pasi këtu janë lëshuar të gjithë e flasin. Unë jam aktor, por e kam arritur stadin në këtë skenë, që në moshën 5-vjeçare kam dalë në teatër të vjetër e në teatër të ri, aty ku ka dalë babi im, gjyshi dhe mua më dhemb në mish e në shpirt e jo të flasin njerëz që nuk e njohin teatrin, nuk kanë qenë pjesë kurrë e teatrit, vetëm se vjen një moment i caktuar dalin të gjithë, nuk ka nevojë për ?show?. Në qoftë se doni ta ndihmoni teatrin, atëherë, të shkojnë atje ku janë organet kompetente edhe të ndërhyjnë për mirë në favor të iniciativës tonë.
Duke siguruar fondet dhe të fillonin rregullimet 2-3 muaj në stinën e verës, pastaj në vjeshtë të ishte gati dhe të fillonte menjëherë me shfaqje e me premiera të reja. Ky do të ishte një kontribut shumë i bukur. Nuk duhet të dalin të flasin njerëz që kanë të gjithë ato vite pa qëne në skenë dhe të flasin jo mbyllet jo nuk mbyllet. Artisti e ka për dëtyrë të dalë në skenë, të bëjë shfaqje të bukura, të mbushë sallën plot, kjo është detyra e artistit!?
Për debatin me Zef Cunin
?Ai erdhi me disa teknikë që ne nuk i njohim fare, me interesimin si shkodranë. Unë për z. Zef Çuni që është zv/ministër, më shumë e shikova si një veprim që është i lidhur me fushatë nelektorale duke qëne se po afrohen zgjedhjet tashmë. Ai erdhi me shumë kamera me shumë spektakël, arkitekti është arkitek dhe ai e ka për detyrë që të kujdeset për teatrin si zv/ministër, por unë do t?i bëja thirrje që të merrej më shumë me arkitekturën e qytetit, rrugicat e qytetit që janë gjithë baltë, të interesohet për artistat që i kanë rrogat e vogla që krahasohen me një sanitare bashkie, ndërsa janë të tjerë artist që nuk shifen kurrë në skena dhe marrin rrogat e mëdhaja, ndërkohë që ne paguhemi me shifra modesta 240-250 mijë lekë që është turp. Zv/ministri nuk ka nevojë të vijë të bëjë fushatë, por të kujdeset për artin/artistat që nuk i afron askush, nuk i pyesin për problemet e tyre e nuk i bjen askujt ndërmend për to. Unë jam Artist i Merituar dhe Mjeshter i Madh, as nuk do t?ia dijë kush a jam gjallë. Lëre pastaj kur thonë për ti shkurtuar kastin e teatrit, çfarë të shkurtojmë, atë orkester kemi, ti heqim edhe ato?
Për teatrin Kombëtarë dhe më gjërë
?Unë madje iu luta(Zef Cunit) se në qoftë nuk bëjnë diçka për teatrin tonë, të bëjnë diçka edhe për teatret e tjerë, pasi as në Sarandë nuk kanë pasur kurrë ndonjë investim dhe është në gjëndje të mjerueshme ose për teatrin Kombëtar, i cili është ndarë copë copë, jo në teatër Ekspiremental e jo në zhanere të tjerë. Këto duhet të jenë poshtë Teatrit Kombëtar.
TK ka nxjerr aktorë të mrekullueshëm, janë luajtur drama të fuqishme, kanë dalë kryevepra, ajo skenë ka bërë një histori të mrekullueshme me artista të mëdhenj, ka bërë historinë e artit dhe kulturës, prandaj jepini Cezarit atë që i takon Cezarit!?
gazetar Eraldo Harlicaj
Shkodra Press
Programi i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Lokale n...
Kartat SIM me zhvillimin teknologjik tashmë mund të jetë dr...
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Ylber Gjalla. Mësoh...
BMW ka njoftuar se para vitit 2020 do ta lansojë pasardhësin...
Bashkëshortja e Kreut të Kuvendit, Monika Kryemadhi, do të d...
I akuzuari si personi që ka ndërmjetësuar për vrasjen e Tom...
Parlamenti Europian dhe Bashkimi Europian mbështesin iniciat...
Dasma e Figaros,një nga operat më të zeshme të Moxartit do t...
Deputeti Tom Doshi ka shkruar ne rrjetin social Facebook, li...
Në kompleksin e zyrave të hapur rishtazi, Epicenter, në qend...
Në kompleksin e zyrave të hapur rishtazi, Epicenter, në qend...
Si mos mjaftonte ajri i ndotur në Tiranë nga automjetet, i s...
Shumica prej nesh shikojnë filma në kinema që ndoshta janë t...
Sot, fillon aplikimi online i Formularit A1 për të gjithë nx...
BMW ka njoftuar se para vitit 2020 do ta lansojë pasardhësin...
Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Turqinë gjatë muajit ja...
I akuzuari si personi që ka ndërmjetësuar për vrasjen e Tom...
Bashkimi Europian kritikoi incidentin e ndodhur në Ligën Ara...
Më 14 mars qyteti i Elbasani pritet të jetë i mbingarkuar, ...
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë për “Armëmbajtje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...