Atentati ndaj ish-prokurorit/ Dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaure...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaure...
Parlamenti Europian dhe Bashkimi Europian mbështesin iniciativën e Partisë Demokratike për dekriminalizimin e politikës shqiptare.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë i ftuar nga Grupi Paneuropian i Parlamentit Europian në konferencën me temë “Zhbërja e standardeve demokratike dhe sfidat e Shqipërisë në integrimin europian”.
Lideri i opozitës së Shqipërisë Lulzim Basha ka folur në Strasburg për një
sërë shqetësimesh aktuale me të cilat përballet aktualisht vendi. Shqetësimet për situatën politike në Shqipëri dhe domosdoshmërinë e procesit të dekriminalizimit, zoti Basha i ndau edhe në takimet e zhvilluara me Komisionerin për Politikë Fqinjësore Europiane dhe Negociata për Zgjerim, Johanes Hahn dhe eurodeputët e grupeve më të mëdha parlamentare në Parlamentin Europian. Zoti Basha ka theksuar se akuzat e hedhura në gjirin e mazhorancës për skenarë vrasjesh dhe larje hesapesh kanë tronditur thellë jo vetëm Parlamentin Europian, por edhe institucionet e tjera europiane, të cilat mbështesin pa hezitim dekriminalizimin e plotë të politikës shqiptare.
“Në konferencë dhe në takimet që kam patur u diskutua për shqetësimin e madh të Bashkimit Europian për zhbërjen e standardeve demokratike në Shqipëri. Për zhbërjen e shtetit ligjor, goditjen e vendimeve të gjykatave, kapjen e institucioneve të pavarura, klimën jo konstruktive që shumica ka krijuar në raport me opozitën, goditjen e të drejtave të njeriut e shumë e shumë probleme të tjera me të cilat Shqipëria është ndeshur në këtë vit e gjysmë përsa i përket standardeve demokratike. Por siç mund ta imagjinoni, vëmendja e bashkëbiseduesve, e të gjithë europarlamentarëve dhe institucioneve të tjera, përfaqësues të tjerë të institucioneve të larta të Bashkimit Europian që kam takuar, është përqendruar thuajse tërësisht në zhvillimet dramatike në Shqipëri në 10 ditët e fundit.
Plasja e skandalit brenda mazhorancës, sipas të cilit prej gjashtë muajsh, kryetari i Kuvendit është i akuzuar për vrasjen e dy deputetëve me pagesë, ndërsa kryeministri dhe ministri i Brendshëm janë përpjekur ta fshehin, ta mbajnë të fshehtë këtë ngjarje, si nga opinioni publik, ashtu edhe nga procesi i duhur ligjor, është një tronditje e thellë, dhe ka shkaktuar një tronditje të thellë në institucionet e Bashkimit Europian, tek europarlamentarët, tek përfaqësuesit e këtyre institucioneve. Janë këto institucione që kanë dhënë mbështetje për dekriminalizimin. Është Parlamenti Europian që u angazhua në fund të vitit të kaluar për dekriminalizimin dhe sot, këtu në Strasburg, në prani të këtyre institucioneve është theksuar nga bashkëfolësit e mi se nevoja për dekriminalizimin e politikës shqiptare është më akute se kurrë më parë. Kjo klimë, e paprecedentë, e penetrimit të krimit deri në kupolën e shtetit është shumë shqetësuese. Por nga ana tjetër është një mundësi e madhe, kanë theksuar bashkëfolësit në takimet që kam pasur me ta, bashkëbiseduesit, për të bërë një pastrim me rrënjë të politikës shqiptare nga krimi dhe lidhjet me krimin.
Ndaj kam gjetur mbështetje të plotë, mbështetje të jashtëzakonshme do të thoja, për iniciativën e Partisë Demokratike për dekriminalizimin e politikës shqiptare, një mbështetje të fortë për aleancën e Partisë Demokratike me qytetarët shqiptarë, për t?i dhënë një mesazh të fortë qeverisjes Rama-Meta se kështu nuk ecet më përpara, se kështu nuk do të ecet më përpara. Se e vetmja rrugë për Shqipërinë drejt integrimit europian, drejt standardeve, drejt mirëqenies, është ndarja njëherë e përgjithmonë e politikës nga krimi. Dhe kjo nuk arrihet duke mbyllur hetimet shpejt e shpejt. Kjo arrihet duke i hapur hetimet, duke i treguar shqiptarëve me transparencë çfarë ka ndodhur, pse ka ndodhur, si ka ndodhur, cilat janë motivet e kësaj sjellje kriminale në gjirin e mazhorancës, duke vënë përgjegjësit para ligjit dhe duke dalë para shqiptarëve me një ofertë të re.” deklaroi kryetari i Partisë Demokratike në një prononcim për mediat në përfundim të konferencës dhe takimeve në Strasburg.
Dasma e Figaros,një nga operat më të zeshme të Moxartit do t...
Deputeti Tom Doshi ka shkruar ne rrjetin social Facebook, li...
Në kompleksin e zyrave të hapur rishtazi, Epicenter, në qend...
Në kompleksin e zyrave të hapur rishtazi, Epicenter, në qend...
Si mos mjaftonte ajri i ndotur në Tiranë nga automjetet, i s...
Shumica prej nesh shikojnë filma në kinema që ndoshta janë t...
Sot, fillon aplikimi online i Formularit A1 për të gjithë nx...
BMW ka njoftuar se para vitit 2020 do ta lansojë pasardhësin...
Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Turqinë gjatë muajit ja...
I akuzuari si personi që ka ndërmjetësuar për vrasjen e Tom...
Bashkimi Europian kritikoi incidentin e ndodhur në Ligën Ara...
Më 14 mars qyteti i Elbasani pritet të jetë i mbingarkuar, ...
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë për “Armëmbajtje...
Pentagoni ka shpallur se ka ndërmend të punësojë mijëra hack...
Modelet e reja të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus janë telefonat ...
Mbreti Abdullah i Jordanisë kërkoi që Europa të luftojë armi...
Të përqëndruar tek VIP-at që hynë e dolën sot ditë në Proku...
Në aleancën e majtë Syriza të kryeministrit Alexis Cipras ka...
Bashkia e Tiranës ka deklaruar se Policia e Shtetit ka ndalu...
Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Irani negociojnë në fazën e f...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...