Bashkia e Tiranës: Policia ka ndaluar inspektorët e ndërtimit
Bashkia e Tiranës ka deklaruar se Policia e Shtetit ka ndalu...
Në aleancën e majtë Syriza të kryeministrit Alexis Cipras ka shpërthyer një grindje e brendshme. Bëhet fjalë ndër të tjera për anëtarësinë e Greqisë në Eurozonë ? dhe për atë se kush ka të drejtë të vendosë për raportin mes Athinës dhe donatorëve të saj. Në një kohë kur nga perspektiva e të gjithë partnerëve të BE programi i ndihmave u zgjat për Greqinë deri në fund të qershorit, kryeministri i majtë ngul këmbë edhe më tej në Greqi se është zgjatur vetëm ?marrëveshja e kredive? dhe jo i gjithë programi i kursimeve. Ky formulim do të thotë që kërkesat e reja për kursime dhe shkurtimet e buxhetit të mos jenë më në tryezë.
Me këtë argumentim, megjithatë Cipras ndesh në mosbesim dhe në kritikë në radhët e partisë së tij. Në një mbledhje jo publike të grupit të tij parlamentar në fund të shkurtit, të gjithë deputetët u shprehën kundër kësaj marrëveshjeje me partnerët e BE. Të paktën 10 prej tyre votuan në një votim provë kundër zgjatjes së ndihmës për Greqinë, deputetë të tjerë abstenuan. Një paralajmërim erdhi edhe nga partia populiste e djathtë e Grekëve të Pavarur (Anel), partneri më i vogël në koalicionin qeveritar të Ciprasit: ?Nëse kjo marrëveshje do të nxirret para Parlamentit, ne do të jemi të detyruar të votojmë kundër?, paralajmëroi politikani i Anelit, Nikos Mavraganis në një intervistë televizive. Nga të gjitha këto, kreu i partisë së majtë nxorri përfundimin: nuk është e nevojshme, që dakordimi më i fundit me kreditorët të marrë aprovimin e Parlamentit, deklaroi Ministri i Çështjeve Sociale, Dimitris Statoulis. Një argumentim për këtë e jep gazeta e partisë Avgi: ?Qeveria nuk ka nënshkruar ndonjë marrëveshje të re kreditore, ka zgjatur vetëm marrëveshjen ekzistuese?.
Luftë krahësh brenda partisë në pushtet
Ekonomisti dhe publicisti Makis Andronopoulos nuk e fsheh që ka simpati për qeverinë e të majtëve grekë. Ndryshe nga paraardhësit e tij, kryeministri Cipras është një njeri i cili nuk ka të bëjë me familjet e fuqishme politike të vendit, i cili mund të veprojë kundër korrupsionit dhe qerthujve të diskutueshëm të interesave, thotë analisti. Por kusht për këtë është që ai të çlirohet nga balasti ekstremist i majtë: e nevojshme është hiç më pak se një ?natë e thikave të gjata?, në të cilën Cipras të lirohet nga krahu i majtë i partisë së tij. ?Udhëheqësi historik i socialistëve, Andreas Papandreou e ka dhënë një shembull për këtë: me urdhër të tij, në vitin 1977 u përjashtuan nga partia menjëherë disa anëtarë drejtues të partisë. Kjo ndodhi para se partia e tij socialiste PASOK të vinte në pushtet në vitin 1981?, thotë Andronopoulos. Por për Ciprasin puna nuk është kaq e thjeshtë, sepse një grindje e brendshme mund të kërcënojë stabilitetin e qeverisë.
Gjithnjë e më shumë ditët e fundit e ka marrë fjalën krahu i majtë i Syrizas. Pasi eurodeputeti Manolis Glezios e akuzoi publikisht kreun e partisë se ?ka tradhëtuar programin elektoral?, ekonomisti i majtë, Kostas Lapavicas kërkoi të premten një ?ristrukturim? të borxheve greke deri në qershor. Lapavicas ka kohë që kërkon një kthim te dhrahmija dhe konsiderohet në këtë mënyrë një kundërpol radikal i ministrit të Financave, Janis Varoufakis.
Gjithsesi, projektligji i parë i qeverisë së majtë nuk e përçau klasën politike në Athinë ? përkundrazi: si grupi parlamentar i majtë, ashtu edhe opozita konservatore dhe Pasoku socialist votuan të premten në Parlament për një program emergjence kundër vështirësive sociale të programit të kursimit. Janë parashikuar ndër të tjera kupona për ushqime dhe subvencione në qira për persona në nevojë. Shpenzimet për këtë: rreth 200 milionë euro.
Bota.al
Bashkia e Tiranës ka deklaruar se Policia e Shtetit ka ndalu...
Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Irani negociojnë në fazën e f...
Policia e Shtetit ka marrë pjesë në një operacion të gjerë a...
Prokuroria e Tiranës kërkoi 5 vite burg për mjekun italian T...
Policia e Sarandës ka sekuestruar ditën e sotme një sasi ars...
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka sugjeruar se Perën...
Për të dëshmuar lidhur me akuzat e deputetit Tom Doshit,Prok...
Ish Kryeministri Berisha ka shkruar në rrjetin sociaql Faceb...
Në njoftimin për shtyp, Policia e Shtetit bën me dije se “në...
Në një deklarate për media, kryetari i grupit parlamentar, P...
Chloe Madeley ka preferuar të bëj një foto “selfie” me bikin...
Ideja e kreut të Komisionit Europian për një Ushtri të BE-së...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Ministri i Jashtëm i Çësh...
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë ndërtuesin Namik...
Policia ka arrestuar në flagrancë ndërtuesin e pallateve Nam...
Partia e re politike në Spanjë, Ciudadanos (Qytetarët) ka ma...
Në kërkimet pedagogjike, koncepti i të mësuarit duke mësuar ...
Zach Rose një fotograf nga Kanadaja, ka ndërrmarrë një nismë...
Në një deklaratë për mediat Sekretari i Përgjithshëm i Parti...
Apple ka nisur ta shpërndajë sistemin e ri operativ, iOS 8.2...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...