Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Planet e reformave greke janë gati, programi i ndihmës i BE-së pritet të zgjerohet deri në qershor. Por tani duhet të zbatohen reformat e vështira. Qeveria greke parashikon reforma drastike dhe gjithëpërfshirëse.
Për qeverinë e re greke rruga drejtë zgjatjes së programit aktual të ndihmës, të padëshiruar fillimisht, është një vrapim i vërtetë me pengesa. Pas marrëveshjes bazë me donatorët në Eurogrup të premten e kaluar, këtë të martë përfaqësues të Trojkës dhe ministrat e Financave të Eurogrupit miratuan planin e reformës të dorëzuar në afat. Pengesat ardhshme janë miratimi i vazhdimit të programit të ndihmës deri në fundjavë në parlamentet e disa vendeve të Eurozonës. Bundestagu gjerman do të vendosë të premten. Në qoftë se kalohen edhe pengesat e fundit, atëherë programi i dytë i ndihmës për Greqinë do të zgjatet përsëri për katër muaj të tjerë deri në fund të qershorit.
Programin e reformës, që koalicioni radikal i së majtës dhe i së djathtës greke paraqiti në Bruksel, kreu i Eurogrupit, ministri holandez i financave Jeroen Dijsselbloem e quajti vetëm një hap të parë. “Duhet bërë edhe shumë më tepër”, tha Dijsselbloem. Greqia duhet ta vendosë ekonominë e saj përsëri në rrugën e duhur dhe të rifitojë besimin.
Bisedime të vështira në Bruksel
Bisedime të vështira në Bruksel
Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis, që është përgjegjës për euron, e quajti listën vetëm një plotësim të programit ekzistues të shpëtimit, por jo plan të ri të përfunduar. “Kjo tani na jep hapësirë për negociata deri në prill”, tha Dobrovskis për Deutsche Wellen.
Bileta për asgjëkund?
Qeveria greke pak para përfundimit të afatit në mesnatë dorëzoi një plan gjashtë faqesh, i cili ishte miratuar më parë nga Komisioni i BE në Bruksel në formë letërkëmbimi dhe e-mailesh. Në të qeveria pranon reforma drastike dhe gjithëpërfshirëse, vlerësoi shefi i Eurogrupit Dijsselbloem. Të ardhurat do të ngrihen përmes luftimit të evazionit fiskal, kontrabandës dhe korrupsionit. Nga grekët e pasur do të kërkohet të paguajnë më shumë taksa se më parë. Këto masa sipas vlerësimit të ministrit të Financave të Greqisë, Yanis Varoufakis, do të sjellin pesë miliardë euro. Megjithatë do të zgjasë disa muaj në qoftë se jo vite, derisa këto të ardhura të mund të gjenerohen me të vërtetë, kritikoi eurodeputeti Markus Ferber në DW: “Këto janë rezervime biletash për asgjëkund, sepse dhe qeveritë e mëparshme në Greqi nuk ia kanë dalë të vënë kontrolle mbi tatimin e vlerës së shtuar, kontrabandën e cigareve, kontrabandën e karburantit. Përkundrazi qeveria e re i ka ndërprerë proceset e brendshme kundër zyrtarëve të korruptuar.” Deputeti konservator Ferber thotë se konsideron propozimet si neglizhencë të madhe.
Dombrovskis: Ky nuk është plan i përfunduar
Qeveria greke do që të përmirësojë situatën e njerëzve në nevojë dhe të zbatojë të paktën një pjesë të premtimeve elektorale. Ministri grek i Financave Varoufakis propozon, që të jepet ushqim falas dhe të ulen faturat e energjisë. Deputeti i gjelbër i Parlamentit Evropian Sven Giegold e mirëpret faktin që qeveria greke do të ndryshojë programin e deritanishëm të reformave. “Të bësh sikur programi duhet të mbetet ashtu siç është, është gabim. Sepse programi nuk ka funksionuar deri tani. Mua më duket e äuditshme, që ai gati shenjtërohet nga disa kolegë të CDU/CSU”, tha Giegold për DW. Në listën e miratuar tani bëhet fjalë për herë të parë për synime. Deri në fund të prillit Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, institucionet, të quajtur më parë Troika, duhet të kontrollojnë zbatimin e reformave. Edhe eurodeputeti i gjelbër Sven Giegold paralajmëron grekët: “Ndryshimi i programit është i drejtë, por premtimet e reja për reforma duhet të zbatohen. Për këtë grekët kanë kohë deri në fund të prillit, deri sa të vijnë paratë.”
Që tani preokupime të reja financiare për Greqinë
Vetëm pas një raporti pozitiv përfundimtar të institucioneve (Trojkës), mund të paguhen këstet e fundit të kredisë së programit të ndihmës pas një miratimi të mëtejshëm nga Eurogrupi në maj dhe qershor. Gjithsej janë në dispozicion akoma 7,2 miliardë euro nga burime të ndryshme. Shefi i Eurogrupit, Jeroen Dijisselbloem, shprehu gatishmërinë për një lloj fleksibiliteti në rast të kryerjes së reformave në Greqi. “Ne mund të ndryshojmë të gjitha masat, në qoftë se në fund arrihen të njëjtat rezultate fiskale”, tha Dijsselbloem në Parlamentin Evropian. Deputeti Sven Giegold e përshëndet synimin e qeverisë së re në Athinë për të vepruar kundër evazionit fiskal. “Për mua është e rëndësishme, që më në fund të ndodhë diäka në fushën e mbledhjes së taksave. Eshtë e papranueshme që në njërën anë nevojiten para nga jashtë vendit dhe nga ana tjetër nuk tatohen të pasurit brenda vendit. Këtë askush nuk e kupton.” Eurodeputeti konservator Markus Ferber nga ana tjetër kritikon koalicionin SYRIZA- Anel, se nuk është i gatshëm të reduktojë edhe shpenzimet e shtetit. “Por që mos të duash të bësh asgjë në lidhje me shpenzimet dhe dhe të shtosh programet e shpenzimeve, kjo të äon në mënyrë të pashmangshme në falimentimin e shtetit dhe rrezikun për këtë nuk duhet ta mbajnë evropianët.” Kreu i Eurogrupit Djisselbloem theksoi përsëri se dalja e Greqisë nga bashkësia monetare Euro nuk shtrohet si opcion. “Kjo nuk është në rendin e ditës. Ne do të qëndrojnë së bashku.”
Giegold: “Programi i vjetër dështoi.”
Meqë para fundit të prillit nuk do të jepen para nga programi i zgjatur i ndihmës, mbi ministrin e financave të Greqisë rëndojnë që tani halle financiare. Në fund të marsit është afati për të paguar një këst të kredisë së FMN-së. Të ardhurat nga tatimet kanë rënë me 20 për qind që nga fillimi i viti. Grekët tërheqin paratë e tyre nga bankat. Kjo është arsyeja, pse Greqia ka përsëri nevojë për kredi emergjente (ELA) nga Banka Qendrore Evropiane për bankat greke.
“Ndërhyrje skandaloze”
Përpara se programi i zgjatur i dytë i ndihmës për Greqinë të skadojë më 30 qershor, Greqia dhe donatorët ndërkombëtarë duhet të negociojnë për vazhdimin. Kthimi i Greqisë në tregjet financiare private, siä ishte menduar fillimisht, duket i pamundur nga këndvështrimi i sotëm. Interesi do të jetë shumë i lartë. Këtë e pranoi indirekt edhe Jeroen Dijsselbloem. Qeveria greke në këto negociata me siguri që do të rishtrojë temën e ristrukturimit të borxhit, apo të një konference për borxhin, që vendet e eurozonës deri tani e kanë refuzuar. Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, i sheh me rezerva bisedimet e ardhshme me Greqinë. “Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Kemi parë javët e fundit, sa e vështirë ka qenë për të negociuar me grekët”, tha Timmermans në televizionin gjerman ARD. “Problemet vërtet të vështira do të vijnë në verë”, thonë diplomatët e BE pas kapërcimit të “pengesave” të para nga grekët në Bruksel.
Eurodeputetët konservatore akuzojnë Komisionin e BE-së, se mban shumë anën e qeverisë greke. “Unë jam i tmerruar nga roli i Komisionit. Si është e mundur, që një institucion, i cili duhet të kontrollojë, nëse programi është në përputhje me rregullat, ua shkruan si të thuash programin grekëve”, kritikoi Markus Ferber nga CSU-ja bavareze. Komisioneri i BE Pierre Moskovici që javën e kaluar është përzier në favor të grekëve. Kjo është skandaloze, thotë Ferber për DW. Deputeti Sven Giegold nga ana tjetër tha se Komisioni Evropian bën pikërisht atë, që ka për detyrë: bashkërendohet me Greqinë, jep mbështetje dhe mundëson kompromise.
Për shkaqe ende të paqarta, një 30 vjeçar ka dhunuar nënën e...
Prokuroria e Krimeve të rënda ka kërkuar 10 vite burg për Be...
Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka reaguar mbi sistemin e...
Gjyqtari Neritan Cena, pas verifikimeve ka vendosur që të le...
Bashkia Bilisht pritet të jetë një nga njësitë ku opozita do...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë një de...
Në Bashkinë Pogradec ka ende një debat të nxehtë PS-LSI. Edh...
Vetëm disa ditë nga përfundimi i afatit që ka vendosur Qever...
Kryeministri Edi Rama është gjendur pak kohë më parë përball...
Sot paradite Ambasadori Amerikan, Donald Lu, ka vizituar qyt...
Avionë pa pilot janë shfaqur mbi vendet historike në kryeqyt...
Një person 54-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia me...
Krijime të shkrimtarëvë të njohur te cilat nuk e kanë pasur ...
Një person i dehur ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj një m...
Pasi u akuzua nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Terri...
Adrian Gaxha ka qenë një nga këngëtarët më “in” të viteve 20...
Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin Agur Abdurramani , p...
Elvi FUNDOPartia Socialiste dhe LSI thuajse janë në negociat...
Krimi Ekonomik ka zbuluar sot disa veprime të paligjshme nga...
Dy autobusa urbanë janë përplasur me njëri-tjetrin. Bëhet fj...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...