web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Igli Totozani: Mbipopullim i paraburgimeve

25 Shkurt 2015, 10:36, Aktualitet CNA

Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka reaguar mbi sistemin e burgjeve në vend. Totozani tha se në kohët e fundit vihet re një mbipopullim i paraburgimeve.

Sipas tij, aktualisht ndodhen 1300 persona në paraburgim, shifër kjo që është jashtë çdo kapaciteti. Ky fakt ka qenë arsyeja që e ka shtyrë Avokatin e Popullit të kërkojë përmirësimin e sistemit të burgjeve në vend.

Për këtë fakt ka reaguar edhe OSBE-ja, e cila ka theksuar se mbipopullimi i burgjeve mbetet ende një sfidë për Shqipërinë. OSBE-ja tha se mbipopullimi sjell mungesën e rehabilitimit të personave.





Lajmet e fundit nga