web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si të jemi të lumtur në punë, ja disa këshilla

24 Shkurt 2015, 12:14, Aktualitet CNA

Edhe pse ju mund ta doni punën tuaj, të qëndruarit tetë orë në një zyrë dhe moslëvizja nga vendi përgjatë tyre, është dicka mjaft dëshperuese, që na nxit drejt bezdisjes prej saj. Që kjo të mos ndodhë, ja disa rregulla që na vijnë në ndihmë për thyerjen e kësaj monotonie rutinore, të cilat, jo vetëm do na bëjnë të ndihemi më mire në ambientet e punës, por edhe të jemi sa më produktiv në të.
Se pari, në punë duhet te ndihemi si në shtepinë tonë. Duhet të krijojmë një atmosferë që na ndihmon të pakësojmë stresin dhe kjo mund të arrihet më së miri duke sjellë nga shtëpia disa elemente funksionalë ose zbukurues, të cilat do na krijonin jo vetëm ndjesinë e komfortit, por edhe atë të sigurisë.
pushimi i drekes 1
Së dyti, pushimet duhet t?i bëjmë jashtë vendit të punës. Mund të duket si diçka pa peshë, por është mjaft e rëndësishme, pasi të pushuarit e të ushqyerit gjate orarit të punës, është një domosdoshmëri për t?u ndier më mirë dhe mbushur me më shumë energji pozitive.
Së treti, ushqimet që konsumojmë duhet të jenë te shendetshme dhe te shpejta. Ne vend që të pime kafe, mund të marrim me vete ndonjë pako me lajthi apo arra, të cilat mund t?i përdorim edhe kur jemi duke punuar.
Office Worker with Mountain of Paperwork
Dhe së fundi, duhet të organizohemi. Një tavolinë e organizuar, është një ?tavolinë e lumtur?. Për këtë arsye duhet të kujdesemi tej mase për vendin ku punojmë. Duhet ta rregullojmë atë më së miri, në mënyrë që të na përcjellë energji dhe pozitivitet.





Lajmet e fundit nga