Pjesë e grupeve kriminale/ Pritet ekstradimi i 6 personave të kapur në Dubai
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Dega e Partisë Demokratike në Durrës është vënë në pozita të sikletshme pas deklarimit të bërë në një media vizive nga anëtari i këshillit kombëtar të PD Arqile Gorea. Kreu degës Osman Stafa ka nxituar të bëjë të qartë sa më parë se pohimi Goresë për një kandidim të mundshëm është bërë objekt i takimit të kryesisë. Kjo e fundit, sipas kreut të PD lokale ka ftuar çdonjërin anëtar të saj, pjesë e së cilës është edhe Gorea, për t?u shprehur lidhur me vullnetet e tyre për një kandidim të mundshëm. ?Në mbledhjen e kryesisë asnjë anëtar, pra as Arqile Gorea nuk ka dëshmuar ndonjë vullnet dhe dëshirë për të kandiduar as nën siglën e PD dhe as i pavarur?,-deklaroi Stafa.
PD e Durrësit aktualisht gjendet në pozita të vështira lidhur me procesin e caktimit të emrit që do të kandidojë për të djathtën në bashkinë më të madhe bregdetare. Stafa ka kërkuar me nxitim një komunikim me gazetarët nisur nga informacionet e grumbulluara për emrin e kandidatit nën siglën e PD. Prej dy-tri javësh eksponentë të PD me ndikim të fortë kanë hedhur në treg emra të shumtë dhe kjo ka acaruar strukturat lokale në Durrës. Por me jo pak shqetësim është parë dhe ?hetuar? politikisht deklarimi Arqile Goresë lidhur me një kandidim të tij të mundshëm. Saktësisht Gorea e ka kushtëzuar këtë vendim duke thënë se do të kandidojë i pavarur nëse në emër të së djathtës do të dalë Agron Duka. Ky i fundit jo vetëm që e ka shfaqur ambicien e tij për të kapur karrigen e kryetarit të bashkisë së Durrësit, por ka gjetur edhe mbështetjen e kryetarit të PR Fatmir Mediu. Republikanët mësohet se e kanë marrë këtë guxim pa u konsultuar me bazën e PD dhe as me selinë blu. Kjo solli reagime zinxhirë dhe një ndër to qe edhe deklarimi i papritur i Arqile Goresë i cili është anëtar i këshillit kombëtar të PD. Nuk është folur e thënë asgjë se cilat janë arsyet e vërteta që e kanë shtyrë Gorenë të shkojë deri në pozicionimin e vetes së tij si kandidat si i pavarur dhe këtë ta lidhë vetëm me ?inatin? që ka ndaj Dukës. Megjithatë pohimi i tij se do të dalë i pavarur nëse e djathta do të pajtohet me emrin e Dukës i ka shkundur pluhurin si qendrës edhe bazës së PD.
Konferenca e djeshme qe një ndër këto veprime legale, ndërsa nuk përjashtohen të tjera hapa që janë marrë. Stafa dje ka thënë qartazi se Arqile Gorea nuk ka asnjë interesim të dëshmuar lidhur me kandidimin për zgjedhjet e pushtetit vendor, pa shkuar më tej. Harta e re elektorale favorizon në mënyrë të dukshme kandidatin e PS. Mbështetur në statistikat e zgjedhjeve të fundit, e majta në bashkinë e Durrësit ka afro 5 mijë vota më shumë sesa e djathta, shifër që e favorizon shumë për të marrë një mandat të pestë të rradhës. Socialistët kanë që nga viti 2002 që drejtojnë bashkinë. Fillimisht Miri Hoti, pas tij Lefter Koka dhe Vangjush Dako me dy mandate. Zëra nga e majta, mes tyre edhe deputetë, janë shprehur hapur për të mbështetur Dakon në betejën e tij për të marrë mandatin e tretë, ndërkohë që këtë herë fitorja e bën administrator të bregdetit nga Gjiri i Lalësit deri tek Përroi Agait. PD e Durrësit aktualisht gjendet në pozita disi të mpira edhe për shkak të pamundësisë për të arritur në një emër konsensual dhe të denjë për t?u përballë me socialistët. Janë disa emra kandidatësh brenda PD në Durrës që lakohen si kandidat, edhe pse nuk kanë marrë pëlqimin e strukturave. Vetëdeklarimi Goresë qe një i tillë deklarim që e ndërlikon më tej përzgjedhjen. Edhe nëse Gorea kandidon, gjë që do të jetë fare e pamundur për të pa marrë pëlqimin e qendrës, me votat që do të marrë do ia lehtësojë fitoren PS, ngase vet si i pavarur do e ketë të pamundur të çajë. Kreu PD Osman Stafa ka thënë se brenda dy ditëve në Durrës do të mbërrijnë të gjitha udhëzimet që lidhen me hapjen e fushatës elektorale. Si edhe hera të tjera Stafa ka vlerësuar emrin e Agron Dukës, por ka theksuar se çështja e kandidimit u përket strukturave të qendrës dhe takimit mes aleatëve. Por ndryshe nga mendimi i Stafës për Gorenë, duket se nënkryetari i tij i emëruar pak ditë më parë ka shfaqur tjetër bindje. Edhe pse Stafa është shprehur vendime kryesie, në fakt ai nuk e gëzon këtë shumicë në kryesi. Edhe nëse ai është shprehur për vendimin e Goresë, ajo është thjeshtë personale për faktin që të dy kanë pasur aleanca më parë dhe që janë bërë publike Në një intervistë për Vizion Plus, Ardian Muka pasi ka sulmuar ashpër Dakon dhe ka treguar dështimin e tij, ka bërë me dije se ai është njeriu i duhur për të marrë postin e kandidatit dhe natyrisht njeriu që do ta mund Dakon në zgjedhjet lokale. Madje Muka ka lënë të kuptohen shumë gjëra mes të tjerave edhe fakti që dihet nga të gjithë që Osman Stafa është bërë si Osman Aga, thjeshtë me një dajre në dorë sa për të bërë zhurmë! Muka që nuk është frikacak si Gorea që edhe në pallat të sportit i është larguar Dukës për të parë ndeshjen e basketbollit po bind gjithnjë se është ai njeriu për të cilin kanë gabuar fshatarët në votim ndërsa është i bindur se ka votat e qytetit./Bulevard/
Partia Demokratike ka percaktuar sot ne mesdite gjate mbledh...
Inspektori Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar p...
Margaret Thatcheri hapi epokën globale të privatizimeve. Në ...
KQZ i ka bere thirrje Kryetarëve te Njësive të Qeverisjes Ve...
Një studim që është bërë në Universitetin Indian ka raportua...
Nga fituesit e shpërblimeve më të mëdha letrare të librave j...
Është bërë i mundur ditën e sotme nga forcat e policisë arr...
Pak pas deklaratës së Ben Blushit se dorëheqja e kryebashkia...
Artan Shkëmbi, krzebashkiaku i dorëhequr i Pogradecit ka rea...
Deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi, ka akuzuar ministr...
Dijetarët shpesh përmendin vitin 1455 si datë origjinale pub...
Të paktën tetë persona u vranë në një incident me armë zjarr...
Përpos thashethemeve të shumta për Apple iPhone 7, shanset m...
Pas akuzave për cilësinë e qumshtit ndaj kompanisë “Lufra” r...
Ministrja e Integrimi Europian Klajda Gjosha, Ministri i Tra...
Një dokument i zbuluar ka shpalosur specifikat e modelit të ...
Ministrat e Financave të eurozonës miratuan planin e reforma...
Një aplikacion i ri është krijuar që u mundëson personave që...
WhatsApp ka nisur testimin e thirrjeve midis përdoruesve të ...
Bordi i Riçertifikimit dhe Akreditimit të Profesionistëve të...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...