Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Margaret Thatcheri hapi epokën globale të privatizimeve. Në dekadat e mëvonshme, asnjë vend nuk i shpëtoi valës së madhe: India e braktisi sistemin gjysmë socialist; ra komunizmi, Rusia dhe vendet ish satelitë të saj lançuan plane madhorë; në Amerikën e Jugut receta e re u zbatua në shkallë të gjerë. Në të gjithë Europën, privatizimi u shndërrua në një detyrim? Britania e Madhe rifilloi në një farë mënyre që të udhëheqë botën dhe lindi thatcherizmi: janë shumë të paktë politikanët që i japin emrin e tyre një ?-izmi? global. Londër, 22 nëntor 1990: një qytet ngjyrë gri dhe në gjendje mosbesimi, sapo kishte mësuar se Margaret Thatcher kishte dhënë dorëheqjen, njëmbëdhjetë vjet e gjysmë pasi kishte hyrë në 10 Doëning Street. Konservatorë dhe laburistë, bankierë dhe sindikalistë, tregtarë pakistanezë dhe të rinjtë e biznesit të reklamave: kishin mbetur pa fjalë, edhe ata që e kishin dashur, edhe ata që e kishin urryer. Dikush qante, ata që qeshnin e bënin më shumë nga sikleti. Pak a shumë ashtu siç ndodh kur një gjigand del nga skena në mënyrë të befasishme.
Ose siç ndodh në fundin e një epoke, më saktë një epokë që i kishte dhënë zgjidhjë një herë e mirë rebusit të madh që ishte Britania e Madhe, që kishte shpëtuar Mbretërinë e Bashkuar nga tronditjet dhe rënia postimperiale. Pikërisht në atë moment u kuptua se sa shumë e kishte ndryshuar vendin e saj Zonja e Hekurt: anglezët e ftohtë, të largët, fodullë, po shfaqnin emocione, siç do ta konfirmonin edhe nëj herë shumë vite më vonë, kur vdiq Lady Diana.
Eshtë pikërisht ajo risi, kujtimi më i fortë që la pas baronesha: zbulimi i një Britanie të Madhe që nuk ka më turp nga emocionet, sepse ka dalë nga lufta e vjetër e klasave ku establishmenti nuk derdh lotë dhe ku proletariati është kokëfortë.
Bija e bakallit nga Granthami nuk ishte një ekonomiste. Por nëpërmjet ekonomisë ndryshoi vendin e saj dhe bashkë me të ndryshoi edhe paradigmat që dominonin në botën e asaj kohe. Gjëja që urrente më shumë ishte status quo-ja. Theu rregullat e një kombi të kristalizuar mes elitave dhe sindikatave maksimaliste, një vend i çorientuar, mes të kaluarës së lavdishme dhe të tashmes me të papunë dhe me subvencione.
Kur mori pushtetin, në vitin 1979, Britania e Madhe dilte nga dimri i pakënaqësisë, nga grevat dhe armiqësitë, nga hunjtë, nga bllokimi i shërbimeve. Mbi të gjitha, vendi që mori në dorë të udhëhiqte Zonja e Hekurt nuk shpresonte, nuk kishte ide. Ishte pikërisht përmes ideve që zonja Thatcher ndryshoi termat e kontratës sociale.
Njëri në mënyrë të veçantë: që qytetarët, privatët kanë të drejtën që të jetojnë jetët e tyre dhe të kryejnë biznesin e tyre pa ?fundjen e hundëve? nga ana e shtetit. Në një vend ku laburistët kishin futur elementë të socializmit dhe ku konservatorët kishin arritur deri në rregullimin e çmimeve, një gjë e tillë ishte në të vërtetë një revolucion.
Deri në atë moment, në politikën botërore termi privatizim ishte i panjohur. E kishte përdorur ndonjëherë e përjavshmja britanike ?The Economist?: me Margaret Thatcherin u shndërrua në një politikë për t?u zbatuar në Britaninë e Madhe, dhe më pas për t?u eksportuar në çdo kontinent.
Gjatë viteve Tetëdhjetë, Zonja e Hekurt privatizoi fillimisht National Freight Corporation (transporti), më pas çelikun e British Steel, gazin e British Gas, British Telecom, ujin, si dhe dhjetëra sipërmarrje të tjera që kontrolloheshin nga shteti u shitën. ?Aksioni i artë?, që i jepte qeverisë të drejtën që të ndalonte një operacion industrial u hoq fare në shumicën e rasteve ? kështu Jaguar pushoi së qënuri një markë britanike ? apo u përdor në raste të veçantë, siç ndodhi në rastin e privatizimit të British Petroleum (BP).
Bëri gabime, nuk i shoqëroi këto lëshime me një liberalizim të tregjeve: por me kalimin e kohës i korrigjoi. Objektivi ishte: ?Të tërhiqeshin kufijtë e shtetit?. Britania e Madhe hapi kështu epokën globale të privatizimeve. Në dekadat e mëvonshme, asnjë vend nuk i shpëtoi valës së madhe: India e braktisi sistemin gjysmë socialist; ra komunizmi, Rusia dhe vendet ish satelitë të saj lançuan plane madhorë të lëshimeve të shtetit; në Amerikën e Jugut receta e re u zbatua në shkallë të gjerë. Në të gjithë Europën, privatizimi u shndërrua në një detyrim jo vetëm për të patur shtëpi, por edhe për t?i bërë tregjet dhe kompanitë më efiçente (jo gjithmonë me sukses). Britania e Madhe rifilloi në një farë mënyre që të udhëheqë botën dhe lindi thatcherizmi: janë shumë të paktë politikanët që i japin emrin e tyre një ?-izmi? global. As Kohl, as Mitterand, as Delors, as Merkel: statistë të mëdhenj, por më pak të fortë në ideologji.
Përveç privatizimeve, Thatcher theu edhe hegjemoninë e sindikatave të ?pamposhtura? të minatorëve, mes grevave dhe dramave që u shndërruan më vonë në pasurinë e kinemasë britanike. Por në të njëjtën kohë nuk subvencionoi më kompanitë. Me rezultatin që industria automobilistike e vendit vërtetë që pushoi së qënuri britanike, por shumë grupe, duke filluar që nga japonezët, hapën impiantet e tyre për të prodhuar makina në Britaninë e Madhe: punësimi në këtë sektor nuk kish qenë asnjëherë kaq i lartë.
Zonjës së Hekurt nuk i interesonte se kush e kishte pronësinë e një kompanie, e rëndësishme ishte që fabrika të mbetej në Mbretërinë e Bashkuar: është fryma e Uimbëlldonit, ku anglezët nuk fitojnë asnjëherë por ajo që ka rëndësi është që ai të mbetet turneu më i madh i tenisit. Shoqëroi Big Bangun e City-t, ku Londra u bë sheshi financiar më ndërkombëtar i botës. U përpoq, ashtu si një amvisë e mirë, që të mos shpenzonte asnjë stërlinë, nëse nuk e kishte në ?çantë?. I tha jo euros. Ishin njëmbëdhjetë vite të prishjes së status quo-së, në Londër dhe në ekonominë e botës. Ishte ?momenti Thatcher?. Që ecën përpara edhe sot e kësaj dite.
Bota.al
KQZ i ka bere thirrje Kryetarëve te Njësive të Qeverisjes Ve...
Një studim që është bërë në Universitetin Indian ka raportua...
Nga fituesit e shpërblimeve më të mëdha letrare të librave j...
Është bërë i mundur ditën e sotme nga forcat e policisë arr...
Pak pas deklaratës së Ben Blushit se dorëheqja e kryebashkia...
Artan Shkëmbi, krzebashkiaku i dorëhequr i Pogradecit ka rea...
Deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi, ka akuzuar ministr...
Dijetarët shpesh përmendin vitin 1455 si datë origjinale pub...
Të paktën tetë persona u vranë në një incident me armë zjarr...
Përpos thashethemeve të shumta për Apple iPhone 7, shanset m...
Pas akuzave për cilësinë e qumshtit ndaj kompanisë “Lufra” r...
Ministrja e Integrimi Europian Klajda Gjosha, Ministri i Tra...
Një dokument i zbuluar ka shpalosur specifikat e modelit të ...
Ministrat e Financave të eurozonës miratuan planin e reforma...
Një aplikacion i ri është krijuar që u mundëson personave që...
WhatsApp ka nisur testimin e thirrjeve midis përdoruesve të ...
Bordi i Riçertifikimit dhe Akreditimit të Profesionistëve të...
Në vitet 2000 ato kanë qenë dy nga këngëtaret më të paguara ...
Prokuroria e Elbasanit ka depozituar një ankimim për vendimi...
Prokuroria Elbasan ka deklaruar se Gjykata e Rrethit Elbasan...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...