web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohet 20-vjeçari, akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë

24 Shkurt 2015, 22:12, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjet e sotme shtetasin Taksim Abdillari, 20 vjeç, nga Tirana. Mësohet se ai ka tentuar të vrasë më 12 shkurt shtetasin Arben Berisha. Arrestimi i tij, u bë pas një kontrolli në banesën e tij, ku u gjend dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik m-56.

Materialet proçeduriale ju referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit Taksim Abdillari, për veprën penale të ?Vrasje me dashje e mbetur në tentativë? si dhe ?Mbajtjes pa leje i armeve dhe i municionit ?.





Lajmet e fundit nga