web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pogradec/ Tentojnë të grabisin dyqanin, në kërkim autorët

21 Shkurt 2015, 07:18, Aktualitet CNA

Dy persona kanë tentuar të grabisin me dhunë një dyqan ushqimor në fshatin Çërravë të Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur ditën e premte dhe sipas informacioneve policore, agresorët kanë sulmuar me sende të forta pronarin e dyqanit.

Ky i fundit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është shoqëruar menjëherë për në spitalin e rrethit.

Policia mbërriti në vendinngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikmin dhe arrestimin e autorëve





Lajmet e fundit nga