VIDEO/ "Të jetë birrë vallë apo ujë?"
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka publik...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka publik...
Disa e quajnë program ndihme, të tjerët program kredie. Tingëllon ngjashëm, por ka interpretime të ndryshme të paktën në mosmarrëveshjen ndërmjet Greqisë dhe Eurogrupit.
Në fakt letra nga Athina duhej të mbërrinte që të mërkurën (18.02) në mbrëmje, kështu kishte kërkuar të paktën kryetari i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem. Tani ministrat evropianë të financave duhet të presin edhe një natë tjetër, deri sa të vijë kërkesa e paralajmëruar nga Athina. Eshtë fjala për vazhdimin e pagesave miliardëshe nga Brukseli. Ministrat e financave kërkojnë vazhdimin e programit ekzistues të ndihmës, që përfundon më 28 shkurt, dhe pranimin e kushteve që përmban ai. Mbi këtë bazë mund të krijohet një lloj fleksibiliteti për qeverinë Cipras. Por ky propozim u hodh poshtë me zemërim nga Athina. Atje thonë se duan të kërkojnë “një program ndihme”, kështu pohon Yanis Varoufakis, apo një kredi për të kapërcyer një farë kohe. Të gjitha perifrazime diskrete për një kërkesë për më shumë para, pa kushte ose vetëm të kufizuara. Kjo mund t’u paraqitet pastaj zgjedhësve si fitore e madhe ndaj BE-së dhe Gjermanisë.
Që prej javës së kaluar nuk kanë reshtur telefonatat mes Komisionit të BE në Bruksel dhe qeverisë greke. Telefonata dhe e-maile të pandërprera. Edhe presidenti i BE Jean-Claude Juncker u kthye në ndërmjetësues të krizës, gjë që zyrtarisht nuk është roli i Komisionit dhe që çoi në debat në takimin e Eurogrupit të hënën. Yanis Varoufakis paraqiti një dokument, që gjoja vinte nga komisioneri i Financave Pierre Moscovici dhe parashikonte rregulla shumë të buta për një ndihmë të mëtejshme për Greqinë. “Kjo zgjidhje e mrekullueshme mund të nënshkruhet menjëherë”, tha Varoufakis. Ai donte të fuste një pykë në mes të ministrave të financave të BE-së dhe Komisionit, por e kishte bërë hesapin pa hanxhinë. Një gabim prej fillestari, sepse vetëm ministrat vendosin për paratë.
Një ditë më vonë në njoftimin për shtyp në mesditë në Bruksel Komisioneri i BE-së, Valdis Dombrovskis, përgjegjës për Euron, iu përmbajt përsëri linjës zyrtare: Eshtë fjala për zgjatjen e programit aktual me respektimin e detyrimeve, që përmban ai. Asnjë fjalë për financimin e lirë të buxhetit grek përmes kredive të reja. “Ne duhet ta kemi një herë në letër, atë që na kërkon qeveria greke. Varet nga përzgjedhja e saktë e fjalëve”. Dhe për ato po punohet ndërkohë në Athinë. Nga ana tjetër vonesa e mëtejshme mund të jetë edhe pjesë e taktikës. Fundja ne nuk lejojmë që të na vihen ultimatume nga BE, theksoi kryeministri Cipras.
Ministri gjerman Wolfgang Schäuble
Në fund të shkurtit përfundon afati
Edhe qeveria greke është e vetëdijshme se koha nuk pret. Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble e kishte bërë të qartë në raundin e dytë të bisedimeve të dështuara: “Më datën 28 në orën 24:00 përfundon afati, ist over!” Nëse deri atëherë nuk arrihet marrëveshja për programin e ndihmës, pagesat do të ndërpriten. Dhe kushtet e Eurogrupit janë të qarta: Greqia duhet të vazhdojë të bashkëpunojë me trojkën, me përfaqësuesit e donatorëve, edhe nëse këta në të ardhmen do të quhen “institucione”.
Athinës i duhet që edhe në të ardhmen më shumë të marrë se sa të japë. Qeveria Cipras nuk lejohet që t’i vërë në diskutim objektivat e reformës përmes masave të njëanshme, ndërkohë kryeministri Cipras ka njoftuar për të premten një paketë të re sociale në parlament. Dhe së fundi Greqia duhet të garantojë, se do t’i paguajë të gjitha borxhet.
Ky katalog përmban gjëra të papërtypshme për Athinën: Sidomos në lidhje me kontrollin dhe vazhdimin e reformave të parashikuara. E qartë është megjithatë se ministrat e Financave të Eurogrupit nuk do të mblidhen menjëherë në bazë të letrës nga ana greke. Fillimisht kërkesa do të shqyrtohet nga ekspertët. E diskutueshme si dhe më parë mbetet, nëse do të jepen edhe shifra dhe propozime konkrete, që arsyetojnë kreditë e metejshme për Greqinë. Sepse ankesa kryesore e ministrave deri tani ka qenë: Përveç formulimeve të mjegullta nuk kemi asgjë mbi tryezë. Vetëm kur Yanis Varoufakis të kryejë detyrën e tij si ministër i Financave dhe të ofrojë fakte dhe kushte konkrete, atëherë mund të vazhdohet të negociohet.
DW.DE
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka zhvilluar ...
Ajo është një këngëtare që ka më pak se një vit që ka hyrë n...
Deputeti socialist Taulant Balla ka reguar menjëherë pas fja...
Nga Astrit Patozi*Ka qene nje kohe nga fundi i diktatures, k...
Nga foltorja e Kuvendit , ish kryeministri Sali Berisha ka f...
Këngëtarja Ariana Grande ka të dhëna të shkëlqyera për model...
Sa herë që dëgjojmë fjalën “Karnavale” ne mendojmë për Rio ...
Nga Artan FugaNë këtë marrëdhënie të tensionuar të ditëve të...
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur Samiti ndërminis...
Greqia i kërkoi eurozonës të shtyjë afatin e asaj që ajo e q...
Banka e Shqipërisë dhe Avokatura e Shtetit kanë paraqitur pa...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) nis ...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) nis ...
Nga foltorja e Kuvendit, Ministri i Zhvillimit Ekonomik,Arbe...
Policia e qytetit të Korçës ka bërë me dije arrestimin e një...
Në ambjentet e jashtme të Parlamentit po zhvillohet një p...
Është ndaluar ditën e sotme aksioni nga Inspektorati Kombëta...
Ujëvara e Niagarës (që ndodhet mes Kanadasë dhe Amerikës), d...
Gjatë protestës së organizuar sot para Paralemenit nga ish t...
Pavarësisht hipotezave të shumta dhe akuzave që u ngritën mu...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Në historinë e qeverive maqedonase ka pasur shumë ndryshim...
Pavarësisht armëpushimit SHBA dhe Irani kanë kryer sulme k...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paral...
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...