web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lulzim Basha: Gëzuar Pavarësinë Kosovë!

17 Shkurt 2015, 08:38, Politikë CNA

Kreu i Partisë Demokratike dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, ka ururar ditën e sotme 7 vjetorin e pavarësisë së Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Basha shkruan:

“Në këtë përvjetor të shtatë të pavarësisë së Kosovës, kam nderin,krenarinë dhe gëzimin ti uroj popullit te Kosovës,institucioneve të saj dhe mbarë shqiptarëve kudo ndodhen , Gëzuar Pavarësinë e Kosovës.
Kjo e sotmja është një ditë krenarie e gëzimi legjitim për cdo bashkëkombas në cdo skaj të globit, kudo ku jeton,punon e me dashuri e drithërime ndjek ecjen e kombit të tij në rrugën e lirisë dhe zhvillimit. Kësaj krenarie e gëzimi sot i bashkohem dhe unë.”

Bdresa vijon:

“I dashur vella e motër! Deri më sot ne kemi arritur shumë, por rrugëtimi ynë ende ska mbaruar, ai shpesh na ballafaqon me vështirësi e të perpjeta,shpeshherë na ligështon e na mundon,por me besoni si vellain tuaj që mban të njejten brenge e frymon të njejtën shprese..,rruga qe kemi zgjedhur është e drejta , është me e qarta, është me e sigurta për të ardhmen tonë si individ e si komb.”





Lajmet e fundit nga