Turizmi përshpejtohet në maj, hyrjet e të huajve rriten me rreth 16%
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Qindra xhihadistë nga Europa fitojnë përvojë lufte në Siri. Marwan Abou-Taam eskpert i islamizmit në policinë e kriminalistikës, shpjegon për DW, se përse të kthyerit nga Siria janë problem për autoritetet e sigurisë.
DW: Çfarë rreziku paraqesin luftëtarët xhihadistë, që kthehen nga Siria apo Iraku në Gjermani apo në vende të tjera europiane?
Marwan Abou-Taam: Problemi me të kthyerit është së pari, se ata kanë qenë fillimisht të radikalizuar, ndaj kanë shkuar në luftë. Unë besoj fort, se një pjesë e atyre, që kanë qenë atje, zhgënjehen dhe ndoshta madje heqin dorë prej idesë së xhihadit. Një pjesë tjetër, sipas mendimit tim, është e rrezikshme për arsyen se kemi të bëjmë me persona, të cilët kanë krijuar urrejtje ndaj mënyrës perëndimore të jetesës e janë larguar duke u konfrontuar me vdekjen – pra kanë parë të vdekur ose janë vrarë edhe vet. Ata janë – përveç pasojave të radikalizimit – edhe të traumatizuar dhe janë stërvitur me armë. Edhe sikur ata të mos kenë asnjë mandat për të kryer sulme këtu, ata janë të rrezikshëm, sepse janë të pakontrollueshëm. E ka gjithashtu edhe një grup të tretë personash, të cilët ndoshta kthehen në Europë me mandat të caktuar dhe duan ta përçojnë xhihadin në shoqëritë europiane. Këta janë veçanërisht të rrezikshëm, sepse janë të gatshëm për dhunë.
A munden autoritetet e sigurisë ta zgjidhin këtë problem?
Ne kemi një situatë që nuk është plotësisht e kontrollueshme, sepse ka edhe një grup, për të cilët autoritetet e sigurisë nuk kanë aspak dijeni, që ata kanë udhëtuar dhe kanë shkuar në luftë në Lindjen e Mesme. Ky grup i katërt klandestin mund të punojë këtu pa u vënë re. Këto janë rreziqe konkrete për shoqëritë e këtushme.
Mbrojtja kushtetuese llogarit të ketë rreth 450 xhihadistë, që kanë udhëtuar nga Gjermania për në Siri. Sa mund të jetë shifra e panjohur?
Grupi, që ne nuk e njohim fare, është me gjasë më i madh nga ai grup, për të cilin ne e kemi konstatuar udhëtimin. Problematikja në Siri – krahasuar p.sh. me Afganistanin – është, se udhëtimi për në Siri është relativisht i thjeshtë. Nëse udhëton nga Gjermania drejt Turqisë, nuk bie në sy, sepse ka shumë njerëz që udhëtojnë drejt këtij destinacioni. Nuk mund të kontrollohet, se kush shkon atje për pushime dhe kush vazhdon rugën drejt rajoneve kufitare.
A ka ndodhur vërtetë, që luftëtarët xhihadistë të jenë kthyer me një mandat?
Ne e dimë prej atentatorit ndaj muzeut hebre në Bruksel. Francezi kishte qenë në Siri jo ndonjë luftëtar i zakonshëm, por ka dëshmi të dëshmitarëve, se ai ka qenë pjesëmarrës në rrëmbimin e shtetasve francezë. Kjo do të htotë, se atje ai ka sulmuar me objektiv të qartë interesat franceze. Mund të mendohet pra, se ai është kthyer me vendimin për të kryer një sulm në Europë. Në Gjermani kemi pasur rastin e grupit të Sauerlandit, anëtarët e të cilit kishin shkuar drejt Afganistanit, për të marrë pjesë atje në xhihad dhe prej andej morën mandatin, të kthehen për të kryer një sulm në vendin e origjinës. Pra ka shmebuj për mandatin, që u është dhënë të kthyerve prej organizatave.
Operacioni i policisë në Belgjikë (15.01.2015)
A mund të shtohet ky rrezik, në rast se organizata terroriste “Shteti Islamik” (IS) në Siri dhe në Irak do të vihet nën presion?
Afatshkurtër me siguri. Unë madje mendoj, që IS mund ta përdorë si strategji që të dërgojë luftëtarë për të kryer atentate. Duhet të bëjmë të qartë, që ka një dallim cilësor ndaj Al Kaidas: Luftëtarët e Al Kaidas kanë qenë në radhë të parë arabë nga Gjiri Persik, të cilët në pjesën më të madhe nuk kanë pasur nënshtetësi europiane. Po të kujtojmë atentatorët e 11 shtatorit 2001 – asnjëri nuk ka pasur pasaportë euopiane. Ndërsa në udhëtimet drejt Sirisë e Irakut ne kemi të bëjmë sot kryesisht me persona, që kanë origjinë të hershme europiane ose janë me prejardhje migracioni, por kanë nënshtetësi europiane, pra janë ose francezë, ose gjermanë. Këta mund të kthehen fare thjeshtë në shoqëritë perëndimore – veçanërisht kur largimi i tyre nuk është regjistruar aspak – e kësisoj ata mund të realizojnë mandatin, të kryejnë terror në shoqëritë perëndimore.
A e ka rritur pjesëmarrja e shteteve perëndimore në luftën kundër IS rrezikun për sulme në Europë?
Tani për tani mendoj, se angazhimi i Europës dhe i botës perëndimore në Irak dhe në Siri ndikon në rritjen e rrezikut për atentate. Nga ana tjetër duhet të them, se logjika e Al Kaidas dhe degëve të saj IS dhe Al Nusra gjithmonë ka parashikuar, që të godasë kudo që është e mundur. Rreziku tani është shtuar, por në fakt ai ka ekzistuar gjithmonë.
A mund të ketë një valë kthimesh, nëse ndryshon situata për IS?
Në Afganistan ne kemi konstatuar, që disa janë kthyer. Atje megjithatë kemi një situatë, ku shpesh has në endacakë, pra luftëtarë që udhëtojnë nga një rajon konflikti në tjetrin. Nuk mund të parashikohet, nëse aktivitetet perëndimore ndikojnë, që IS të spostohet tërësisht, por kjo nuk mund të përjashtohet. Amerikanët thonë, se duhen të paktën tre vjet, për ta dobësuar IS. Unë nuk besoj, që do të ketë ndonjë valë të kthyerish.
Marwan Abou-Taam është përgjegjës në zyrën e kriminalistikës së qarkut Rheinland-Pfalz për sektorin “kriminaliteti i motivuar politikisht”. Ai ka mbrojtur doktoraturën në shkencat e islamit dhe ato politike mbi terrorizmin islamik.
Masat e sigurisë janë rritur sot në mënyrë të konsiderueshme...
Zbulimi i fabrikes se kokaines nuk ndryshon shume nga avioni...
Te jete ne krye te turmes se lidereve boterore per lirine e ...
Nga Klodian TOMORRI(E vërteta është se Shqipëria ka ngritur ...
Keni menduar ndonjëherë se çdo të ndodhte nëse vendosnit iPh...
Një koleksion i Sigmar Polke-s, fitues i çmimeve prestigjoze...
Drejtori për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamenti...
Është krijuar një aplikacion i ri për iPhone nga një ekip da...
Kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetin social Facebook në ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar përsëri duke akuzua...
Google po bashkëpunon me Universitetin e Oksford-it për të z...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një st...
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani pasditen e sotme ka qe...
Kreu i një organizate të njohur në luftën kundër virusit HIV...
Gjykata e lartë e Shteteve të Bashkuara thotë se do të vendo...
A duhet të kemi frikë që populli grek shkon në votime më 25 ...
Janë mbledhur në Rio de Janeiro artistë tatuazhesh nga Brazi...
Çështja e sulmeve seksuale në universitete amerikane është b...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasje dhe një pla...
Një i arrestuar dhe një i proçeduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...