Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Klodian TOMORRI
(E vërteta është se Shqipëria ka ngritur një sistem taksimi, jo vetëm të rëndë por edhe absurd mbi karburantet. Edhe sikur nafta në bursë të jepet falas, qytetarët shqiptarë kurrë nuk do të kenë fatin ta blejnë atë nën 130 lekë për litër.)
Në vitin 1920, një ekonomist britanik i quajtur Arthur Pigou botoi një teori që do të revolucionarizonte mendimin ekonomik botëror. Në veprën, të cilën e titulloi “Ekonomiksi i Mirëqënies”, Pigou shtjelloi për herë të parë konceptin e eksternaliteteve: kostot ose përfitimet që një aktivitet i caktuar ekonomik shkakton mbi palët e treta të palidhura me të. Në rastin e kostove, shembulli më klasik është ndotja. Nëse dikush ndërton një fabrikë çimentojë apo nget makinën, ajri përkeqësohet për të gjithë. Prej këtej nuk është e vështirë të imagjinohet se në jetën e përditshme gjithsecili nga ne përballet me kosto që shkaktohen nga të tjerët. Duke qenë se ata që i shkaktojnë kostot nuk janë të interesuar të paguajnë vullnetarisht për to, ajo që Pigou propozoi për ta korrektuar deformimin ishin taksat.
Ka kaluar gati një shekull nga koha kur Pigou botoi “Ekonomiksin e Mirëqënies”. Magnum opus-i i tij mbetet ende themeli dhe qëndra e displinës me të njëtin emër. Por në atë kohë, askush nuk mund ta imagjinonte, madje as vetë Pigou, se ndër idhtarët më të mëdhenj të saj do ishin edhe antarët e qeverisë së vendit më të varfër në Europë. Nga ardhja në pushtet, qeveria aktuale i ka rritur taksat mbi karburantet si asnjë qeveri tjetër në historinë demokratike të Shqipërisë. Argumenti ka qenë ai i Pigous; dekurajimi i konsumit të naftës dhe mbrojtja e shëndetit të qytetarëve. Rrjedhimisht sot Shqipëria është shndërruar në një nga vendet që i takson më fortë se kushdo tjetër karburantet, ndërsa qeveria shqiptare si kabineti më Piguvian në botë.
Në gjithë llojet e taksave ato Piguviane janë më eficentet që krijojnë më pak deformime në treg. Në fund të fundit, më mirë të taksosh të keqen se sa aktivitetet e dobishme që gjenerojnë mirëqënie për shoqërinë, si puna apo sipërmarrja. Por edhe pse parimi është i drejtë, modeli i zhvilluar nga Pigou nuk i jep zgjidhje masës. Sa duhet të jenë taksat mbi naftën me qëllim që konsumi i saj të arrij ekuilibrin optimal, ku maksimizohet mirëqënia e shoqërisë? Sepse nëse nuk do të kishin asnjë dëm, zgjidhja do të ishte e thjeshtë. Taksim 1 mijë për qind ose ndalim me ligj i konsumit të naftës. Madje, burg për ata që e konsumojnë atë. Por problemi është nuk mund të taksosh pafundësisht. Pasi edhe kur vendosen mbi eksternalitetet, përtej një niveli të caktuar, taksat shkaktojnë më shumë dëme se përfitime për shoqërinë. Gjasat janë që në Shqipëri kjo po ndodh.
Fakti është se Shqipëria ka ngritur një sistem taksimi, jo vetëm të rëndë por edhe absurd mbi karburantet. Është e vërtetë që paralelisht tregu i tyre është i kontrolluar dhe në kushte oligopol. Por të gjitha statitistikat tregojnë se arsyeja kryesore se pse qytetarët shqiptarë nuk përfitojnë nga rënia e çmimit të naftës, janë taksat. Në cdo litër naftë që shitet në treg, qeveria merr gati 100 lekë taksa. Problemi është se pjesa dërrmuese e tyre si akciza apo taksa e qarkullimit janë fikse dhe të palidhura me çmimin duke mos u lehtësuar kur çmimi bie. Ndaj edhe sikur nafta në bursë të jepet falas, qytetarët shqiptarë kurrë nuk do të kenë fatin ta blejnë atë nën 130 lekë për litër. Ndërkohë fqinjët e rajonit edhe tani janë duke paguar më pak se kaq.
Përtej numrave që nxjerr Instat, Shqipëria është në një situatë të vështirë ekonomike. Ulja e çmimit të karburanteve mund të shërbente si një impuls pozitiv për ekonominë. Por qeveria nuk po e lejon. Bizneset, fermerët dhe konsumatorët shqiptarë po detyrohen ta blejnë naftë më shtrenjtë se kushdo tjetër. Kjo mund t’i sjellë qeverisë disa miliona dollarë të ardhura më shumë. Ndoshta mund ti lehtësojë edhe Piguvianët e saj, që kujdesen për shëndetin e të gjithëve. Por ajo që nuk dimë është se çfarë dëmi po i shkaktojnë ekonomisë. FMN thotë ndoshta deri në 0.7% e Prodhimit Kombëtar.
Keni menduar ndonjëherë se çdo të ndodhte nëse vendosnit iPh...
Një koleksion i Sigmar Polke-s, fitues i çmimeve prestigjoze...
Drejtori për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamenti...
Është krijuar një aplikacion i ri për iPhone nga një ekip da...
Kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetin social Facebook në ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar përsëri duke akuzua...
Google po bashkëpunon me Universitetin e Oksford-it për të z...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një st...
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani pasditen e sotme ka qe...
Kreu i një organizate të njohur në luftën kundër virusit HIV...
Gjykata e lartë e Shteteve të Bashkuara thotë se do të vendo...
A duhet të kemi frikë që populli grek shkon në votime më 25 ...
Janë mbledhur në Rio de Janeiro artistë tatuazhesh nga Brazi...
Çështja e sulmeve seksuale në universitete amerikane është b...
Është hapur rruga Tiranë-Elbasan në të dyja krahët e saj. Fi...
Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati, në një reagim, ...
Kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, Ardia Cela d...
“SALI BERISHA PO SFILITET PER TE IMPLIKUAR QEVERINE ME GRUPI...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...