Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një koleksion i Sigmar Polke-s, fitues i çmimeve prestigjoze ndërkombëtare, si Premium Imperiale, Luani i Artë i Bienales së Venecias etj, po prezantohet për artdashësit shqiptarë.
I ndarë nga jeta në vitin 2010, Sigmar Polke vijon të ruajë famën e punimeve të tij, duke mbetur në qendër të kritikës elitare. Themelues dhe zhvillues i atij që është konsideruar si ?realizmi kapitalist?, lëvrues i pop artit, Polke, në veprën e tij shfaqet sa i distancuar, aq dhe ironik apo me qëndrime ambiguitive, gjithmonë në kërkim të shtigjeve të reja, deri dhe në afrimin anëve të kundërta në trajtimin e temave dhe ideve që përpunonte.
Ai renditet ndër artistët më të rëndësishëm të kohës së pasluftës në Gjermani, por jehona e krijimtarisë së tij fitoi përmasë globale, duke arritur të fitojë dhe çmime të shumta ndërkombëtare, si Premium Imperiale, Luani i Artë i Bienales së Venecias etj.
Veprat e tij vlerësohen rregullisht me shuma milionëshe në tregun e artit dhe shfaqen në muzetë më të famshëm të botës, si p.sh. para pak kohësh në Muzeun e Artit Modern në New York, MOMA, u paraqit një retrospektivë e Polkes, e cila aktualisht është duke u shfaqur në Tate Modern të Londrës.
Projekte që bashkojnë gjermanët dhe shqiptarët
Këto ditë Sigmar Polke është prezent në Tiranë me një ekspozitë personale, një cikël me 40 punime në guash, të gjitha të krijime të vitit 1996. Pas një pune disamujore për ta mundësuar ekspozitën, Christiane Wolters, atashe i kulturës në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri ndjehet shumë e kënaqur. Ambasada ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturore në muajt e shkuar, jo vetëm në kuadrin e Tetorit Gjerman, dhe ekspozita e Polkes është një pikë tjetër kulmore në këtë drejtim, thotë Wolters për Deutsche Welle-n.
?Duke bashkëpunuar me Qendrën e Gjermanishtes dhe Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë ne e finalizuam këtë projekt. Një falenderim i veçantë i takon IFA-s, Institutit për Marrëdheniet me Jashtë në Shtutgart, i cili arriti të na e vinte në dispozicion këtë ekspozitë shëtitëse, e cila do të vijojë të prezantohet dhe në vendet e tjera të rajonit?.
Duke folur mbi agjendën kulturore 2015, Christiane Wolters, shpreh vijueshmërinë e bashkëpunimit mes dy vendeve. që do të thotë se sipas saj do të mbështeten para së gjithash ato projekte që bashkojnë gjermanët dhe shqiptarët, apo që u krijojnë atyre mundësinë për të njohur diçka nga kultura e tjetrit.
?Edhe në vitin 2015 ne do ta aplikojmë këtë koncept në fusha të ndryshme, e për këtë qëllim janë në planifikim projekte në fushën e teatrit, kërcimit dhe filmit. Dhe sigurisht që jemi duke planifikuar edicionin e ardhshëm të Tetorit Gjerman 2015, i cili do të tregojë sërish gjithë diapazonin dhe larminë e marrëdhënieve gjermano-shqiptare?.
Java Kulturore në Dyseldorf
Artan Shabani, drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë tregon se për hapjen e kësaj ekspozite është punuar prej muajsh dhe bashkëpunimi me partnerë gjermanë do të ketë dhe një kulm tjetër gjatë vitit 2015. Ne jemi në procesin përgatitor të Javës Kulturore në Dyseldorf të Gjermanisë, thotë ai për Deutsche Welle-n.
?Është një megaperfomancë e një grupi prej rreth 12 artistësh nga Shqipëria, të cilët do të paraqesin para publikut gjerman veprat e tyre në videoart, fotografi, instalacion e zhanre të ndryshme të pikturës. Ne po e vlerësojmë maksimalisht, pasi do të jemi në një atmosphere krjuese dhe kritike me shumë cilësi. Këto aktivitete shërbejnë për shkëmbimin e kulturave, janë nxitëse për kontakte dhe projekte artistike jo vetëm në nivel institucional, por dhe mes grupimeve a individëve nga fusha e artit.?
Shabani thotë se pavarësisht vlerave të jashtëzakonshme që ka ekspozita vetjake e Sigmar Polkes, për vizitorët nuk kërkohet pagesë. ?Ne presim që gjatë ditëve që ajo të jetë hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve të vijnë më shumë nxënës dhe studentë, të cilët mësojnë dhe studjojnë në artet figurative, pasi duhet ta shfrytëzojnë një rast të artë ku prezantohen punimet e një artisti shumë cilësor, i njohur ndërkombëtarisht.?
DW
Drejtori për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamenti...
Është krijuar një aplikacion i ri për iPhone nga një ekip da...
Kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetin social Facebook në ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar përsëri duke akuzua...
Google po bashkëpunon me Universitetin e Oksford-it për të z...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një st...
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani pasditen e sotme ka qe...
Kreu i një organizate të njohur në luftën kundër virusit HIV...
Gjykata e lartë e Shteteve të Bashkuara thotë se do të vendo...
A duhet të kemi frikë që populli grek shkon në votime më 25 ...
Janë mbledhur në Rio de Janeiro artistë tatuazhesh nga Brazi...
Çështja e sulmeve seksuale në universitete amerikane është b...
Është hapur rruga Tiranë-Elbasan në të dyja krahët e saj. Fi...
Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati, në një reagim, ...
Kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, Ardia Cela d...
“SALI BERISHA PO SFILITET PER TE IMPLIKUAR QEVERINE ME GRUPI...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur të pranojë ...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinast...
Një mjet i tonazhit të rëndë është përfshirë nga flakët në a...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...