web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Taulant Balla: Zoti President, te pakten me dekoratat, mund te silleni i ekuilibruar

16 Janar 2015, 08:37, Aktualitet CNA

Deputeti Taulant Balla ka reaguar ndaj dekorimit të ish deputetes se dhathtë Doris Pack duke i kërkuar Nishanit të mos i përdor dekoratat si qoka për mikeshat e Genc Pollos por për të respektuar miqtë e vërtet të Shqipërisë.
?Sot u njoha me lajmin e ardhur nga Presidenca se Presidenti ka dekoruar me medaljen e Skenderbeut, ish-eurodeputeten Doris Pack, e cila prej vitit te shkuar nuk eshte me ne Parlamentin Europian. Urime zonjes Doris Pack.
Por zotit President do t?i drejtoja nje pyetje. Perse nuk menduat te dekoroni edhe nje ish-eurodeputet tjeter, i cili gjithashtu prej shume vitesh ka ndjekur nga afer Shqiperine dhe e ka mbeshtetur procesin e integrimit europian te vendit tone sic eshte Hannes Swoboda? Apo ju zoti President nuk dekoroni perfaqesues te se majtes europiane? Apo edhe dekoratat miratohen ne PD?
Besoj te gjithe e mbajne mend zoti Swoboda, i cili sigurisht ishte shume me i ekuilibruar sesa zonja Pack, por si austriak dhe si nje europeist i betuar, gjithmone ka shfaqur ndjenja pozitive ndaj Shqiperise.
Mendova per zotin Swoboda, per te ruajtur ekuivalencen si ish-eurodeputet. Por ndoshta mund te kishit gjetur edhe eurodeputete aktuale nga e majta europiane si Martin Schulz, Gianni Pittella, Tanja Fayon etj.
Pra do te ishte mese normale qe kur dekoroni nje ish-perfaqesues te se djathtes europiane, mund te perzgjidhnit edhe nje perfaqesues te se majtes europiane.
Zoti President, te pakten me dekoratat, mund te silleni i ekuilibruar. Se per te tjerat e kuptojme qe nuk mundeni te ndaheni nga sjellja partizane.





Lajmet e fundit nga