Charlie Hebdo/ Papa Francesku: Nuk mund të ofendosh besimin e tjetrit
Një javë pas masakrës në selinë e revistës satirike franceze...
Fjala e Kryeministrit Edi Rama në 23 vjetorin e themelimit të Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë (FRESSH):
“Meqë Kryetari më solli pas 23 vjet dhe unë nuk kam qenë anëtar i FRESSH-it, është e vërtetë që në atë kohë kur këta krijuan FRESSH-in mu duken si të çmendur. Por, është po aq e vërtetë që, në atë kohë, edhe këta, edhe ata më merrnin për të çmendur. E rëndësishme është që më të çmendurit e gjetën njëri-tjetrin, më në fund, edhe Shqipëria filloi të ndërrojë faqen e vetë, duke shpëtuar nga të çmendurit e vërtetë, jo nga ne.
Faleminderit!
I keni paguar dritat apo jo? Se më tha Saimir Tahiri, sikur t?i kontrollojmë faturat e energjisë kur të hyjnë, por pastaj kjo u konsiderua e tepërt për momentin. Po me dritat, kujdes!
Duke u kthyer në seriozitetin e këtij takimi dua të them disa fjalë, duke premtuar që të mos zgjatem, sepse ky është takimi juaj dhe ka plot ndër ju që kanë shumë arsye për të folur këtu dhe do të flasin. Dua ta nis me një shprehje të John Kennedy-t që thoshte: ?Të jesh në qeveri është një mundësi e pashoqe t?i shërbesh vendit tënd, por po aq e pashoqe për vendin tënd është mundësia e tij për të kritikuar qeverinë tënde?.
Unë sot jam krenar, sepse në pjesën e parë të qeverisjes, ne e shfrytëzuam tërësisht mundësinë e pashoqe për t?i shërbyet vendit tonë, por edhe vendi ynë pati një pjesë të parë me mundësinë e plotë për ta kritikuar qeverisjen tonë. Prandaj, le të jemi sot të gjithë së bashku krenarë që kemi mbajtur shumë zotime me mundësinë e pashoqe për të qeverisur. Por mbi të gjitha, unë këtu dua të nënvizoj atë që nuk vihet asnjëherë në listën e zotimeve, por që për ne, për mua, ka qenë zotimi i zotimeve; Shkulja e hijes së frikës nga shpirti i nxënësve, i studentëve, i mësuesve, i mjekëve, i nëpunësve, i policëve, i sipërmarrësve dhe tregtarëve të vegjël, por edhe i mediave e i shoqërisë civile; Fundi i dhunës politike mbi universitetet, gjimnazet, spitalet, administratën publike dhe kompanitë, mediat, organizatat e shoqërisë civile; Asgjësimi i presionit të politikës dhe të partive mbi bukën e gojës së rrogëtarëve të shtetit.
Kjo besoj është ajo që ka ndodhur pas 23 qershorit. Ne të gjithë së bashku duhet të jemi krenar që këtë arsye themelore që i shtyu shumë njerëz të votojnë për ne, ne e kemi parë si arsyen themelore të të qenit tonë në raport me të tjerët.
Në qershor ne do të kemi zgjedhjet vendore dhe unë jam sot krenar të them se këto do të jenë zgjedhjet e para në Shqipëri ku asnjë mësues, apo rrogëtar i shtetit nuk do të detyrohet të marrë pjesë me zor në miting. Asnjë klasë e vetme gjimnazi nuk do të trajtohet si ?kope delesh? që duhet të dëgjojë me zor fyejt e politikës. Asnjë shkollë në Republikë nuk do të lërë asnjë minutë mësimi për të mbushur sheshin e betejës elektorale. Së bashku me ju të gjithë, me sivëllezërit dhe simotrat tuaja të Lëvizjes Rinore për Integrim, në një aleancë të madhe me popullin shqiptar, ne fituam betejën historike të 23 qershorit, e cila na dha mundësinë e pashoqe t?i shërbejmë në vendin tonë dhe të përpiqemi të sakrifikojmë për të rilindur Shqipërinë e rrënuar. Së bashku me ju të gjithë kemi detyrën e bukur dhe shumë të vështirë, jo të fitojmë zgjedhjet e ardhshme vendore, por të rilindim komunitetin; shpirtin e komunitetit, frymën e komunitetit, solidaritetin dhe disiplinën komunitare. Sepse zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë beteja e radhës me kundërshtarin që mundëm në 23 qershor, me të cilin do të përballemi sërish dhe do ta mundim sërish në 2017, por janë stacioni i radhës në rrugën tonë të Rilindjes shqiptare.
Detyra jonë drejt këtij stacioni nuk është t?i kthejmë zgjedhjet vendore në një betejë politike, por të zgjerojmë më tutje shpresa, dëshira, interes qytetar; të zgjojmë njësitë vendore që po lindin nga reforma themelore e shtetndërtimit, reforma administrative-territoriale, që është një nga veprat më të rëndësishme për interesin kombëtar dhe publik të ?Aleancës për Shqipërinë Europiane?, të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përmes miratimit të kësaj reforme kemi shkallmuar në një pjesë të madhe ngrehinën e injorancës, korrupsionit, të parazitizmit dhe të tribalizmit në nivelin e qeverisjes vendore. Kemi krijuar kushtet për ta nxjerrë nga agonia mjedisin, transportin urban dhe ndërurban, shërbimet e pastrimit dhe ujit të pijshëm, ujitjes, vaditjes, kullimit, mekanizmat e kujdesit social, kulturor dhe me radhë.
Kemi krijuar bazën e një sistemi të ri dhe shumë më të besueshëm shpenzimesh të fondeve publike apo për partneritet publike privat, në nivelin vendor. Por mbi të gjitha kemi krijuar premisën për të bashkuar pas rënies së qindra gardheve, njerëz, familje, fise dhe komunitete, të cilat deri dje ishin në të shumtën e herës pengje të fisit më të madh apo të të fortëve të fshatit më të madh.
Për ne, këto zgjedhje nuk do të jenë një arsye dhe aq më pak një mundësi për të përshkallëzuar luftën politike, por mjeti për të ndërtuar një politikë të re, të komunitetit me komunitetin dhe për komunitetin në të 61 bashkitë e reja të Shqipërisë.
Ja pse protagonistët e mëdhenj të këtyre zgjedhjeve nuk do të jemi ne. E them fare sinqerisht, nuk do të jenë as ata që kandidojnë – dhe ne do i mbështesim së bashku, Partia Socialiste dhe LSI, si dy parti, por si një fuqi e vetme e socialistëve dhe progresistëve shqiptarë, – por, do të jeni ju të rejat dhe të rinjtë, nxënës apo studentë, së bashku me prindërit tuaj, së bashku me fqinjët tuaj, të gjithë bashkë në komunitetet tuaja sepse këto zgjedhje ne nuk do të zgjedhim 61 kryetarë bashkish, as 61 trupa këshilltarësh bashkiakë, por do të zgjedhim një model të ri qeverisjeje edhe në nivelin vendor, edhe aty ku qeveria dhe qytetari janë derë më derë. Një rrugë të re bashkëjetese politike dhe qytetare në çdo bashki të re, një horizont të ri shpresash, dëshirash, solidariteti dhe disipline komunitare.
Vendosa të flas këtu sot për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe jo për zgjedhjet apo zgjidhjet politike apo institucionale, që kemi bërë në këtë pjesë të parë të rrugëtimit tonë. Për këto kemi folur përditë dhe do të vazhdojmë të flasim. Kemi bërë vërtetë shumë. Sot para jush më takon të them me krenari se kemi fituar bastin e madh të një qeverie që është më e reja në moshë në historinë e këtij vendi dhe më e ekuilibruara mes burrave dhe grave.
Një parantezë e kam këtu për të gjithë djemtë që janë këtu në sallë, që nga Pandeli Majko e deri tek nxënësi më i vogël. Ne burrat e PS dhe të LSI do ta mbështesim kërkesën e grave të PS dhe të LSI-së për të pasur në këshillat e ardhshëm bashkiakë, barazi gjinore të plotë, 50% gra dhe vajza, 50% burra dhe djem, si një mishërim besnik i raporteve të çdo komuniteti.
Por duhet të fitojmë me patjetër dhe bastin e madh të shkallmimit të sistemit të trashëguar të korrupsionit. Ja pse ju ftoj të gjithëve ju sot dhe përmes jush të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë që së bashku me prindërit tuaj të bëheni zotëruesit e platformës së madhe on-line kundër korrupsionit që do të shpaloset në rrjet pas disa ditësh. Reformat tona po i godasin pjesë-pjesë themelet e sistemit të korrupsionit. Por koha që reformat duan për t?i shembur ato themele nuk është e shkurtër. Ndërkohë njerëzit me të drejtë kërkojnë rezultate sot, i kërkojnë tani, madje mundësisht i kërkojnë dje, sepse ju ka ardhur me vite aq shumë në majë të hundës saqë shpesh nuk duan fare të dëgjojnë e jo më pastaj ta kuptojnë që ne nuk kemi një shkop magjik. Mirëpo, njerëzit duhet po ashtu të kuptojnë se nëse nuk përfshihen dhe vetë në këtë luftë nuk mund ta shkurtojnë kohën e mundimeve që na imponon korrupsioni. Nëse njerëzit nuk e ngrenë zërin kundër sjelljeve dhe praktikave korruptive që i ndeshin vetë, në jetën e tyre të përditshme, nuk mund ta godasin me të gjithë forcën e pakënaqësisë sociale korrupsionin. Për këtë, duhet të shërbejë platforma kombëtare on-line ku do të përpiqemi të krijojmë një hapësirë dhe fushë ndërveprimi mes qeverisë dhe qytetarëve kundër të paudhëve që u zënë rrugën njerëzve kur këta kërkojnë një shërbim.
Urime dhe suksese në këtë përpjekje të përbashkët, pa harruar sukseset në shkollë dhe natyrisht dhe pa diskutim pa harruar sukseset në dashuri. Se kjo është koha për ju që t?i keni këto suksese se pastaj më vonë bëhen më të vështira.
Një faleminderit të madh për Elisën për gjithçka bëri në krye të FRESSH-it, për Jolezën për mënyrën se si mbajti barrën e vështirë të tranzicionit mes 23 qershorit dhe ditës së sotme kur ne të gjithë të tjerët se kishim më mendjen tek FRESSH, por kishim 1001 kumrie që na la mbi kokë ai që iku dhe ta ketë rrugën e mbarë pa kthim. Gjithashtu, Maries faleminderit që më duket se në një farë mënyre do të jetë e treta e vërteta në krye të FRESSH, megjithëse e treta i bie të jetë Joleza pasi kemi pasur më parë Megin që është këtu dhe që e falenderoj për nismën e vullnetarëve që po shkojnë derë më derë, jo për të prerë lidhjet e paligjshme, as për të kontrolluar borxhet, por për të falenderuar të gjithë ata shqiptarë aspak budallenj, të cilëve ju erdhi koha të trajtohen me respekt, që e kanë paguar dhe e paguajnë energjinë elektrike.
Faleminderit të gjithëve Ju!
Mesazhi i parë kur të ktheheni në shtëpi: Kujdes dritat!”
Një javë pas masakrës në selinë e revistës satirike franceze...
Darrell Winfield, një fermer që u bë fytyra burrërore e një ...
Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani deklaron se të ...
Në fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë është dhunuar nj...
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, Kryeminist...
Sipas të dhënave nga Operaori i Shpërndarjes së Energjisë El...
Eventi CES ishte i mbushur plot me pajisje të lidhura me int...
...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ne rrjetin social F...
Papa Francesku u përfshi nga debati global për ndryshimet kl...
Xiaomi përdori Facebook-un për të zbuluar telefonin e saj in...
Gjykata Kushtetuese shfuqëzoi vendimin e KKT për pezullimin...
Sekretari i Përgjithshëm Ristani, denoncon faktin se grupi k...
Deputetja demokrate Mesila Hoxha ka reaguar përmes një statu...
Nga Elvi FUNDO Ndoshta paksa e cuditshme por e verte...
Një fokus është fakti që mund të përdoren këpucë për të mosh...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbërrin në Elbasan për të...
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ka marr pjes...
Një 63 vjecar ka humbur jetën gjatë natës të së mërkurës në ...
Presidenti francez, Francois Hollande u zotua të mbrojë të ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...