"Charlie" qe "vrasim" ne Tirane dhe e qajme ne Paris
Nga Astrit PATOZIPo të isha gazetar i “The Indipendent”, edh...
(Teksa bizneset dhe konsumatorët kudo në botë po përfitojnë nga rënia e çmimit të naftës dhe energjisë në tërësi, Shqipëria është duke ndjekur një politikë që mund të rezultojë me humbje jo të vogla për ekonominë)
Krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar çmimi i naftës bruto në bursë është ulur me rreth 60 për qind. Në gjithë katrahurën ekonomike që po kalon Europa e bashkë me të edhe Ballkani, rënia dramatike e kostos së naftës është i vetmi lajm i mirë. Zakonisht ndryshimet në çmimin e një malli janë lojë me shumë zero. Kur çmimi rritet, humbjet e konsumatorëve shkojnë si fitime për prodhuesit ose tregtarët, ndërsa kur ai ulet ndodh e kundërta. Por energjia ka një veçori. Ajo është e lidhur me rritjen ekonomike si asnjë mall tjetër që blihet apo shitet në tregje.
Nga 1970-a deri në vitin 1990 ekonomia botërore përjetoi 3 kriza të mëdha. Në të tre rastet shkaku ishte rritja e çmimit të naftës. I njëjti fenomen u përsërit edhe në krizën e fundit. Në vitin 2007, çmimi i naftës në bursë arriti rekordin historik me 140 dollarë për fuci. Vetëm një vit më vonë, bota u zhyt në krizën më të madhe në 100 vjet, nga e cila nuk ka dalë ende as sot. Ekonomistët bien dakord shumë rrallë dhe për shumë pak gjëra. Por në këtë rast të gjithë ndajnë të njëjtin mendim; çmimi i naftës dhe rritja ekonomike shkojnë në kahe të kundërta. Kur kostoja e naftës rritet fort, bota shkon në reçesion, kur ajo ulet ekonomia përfiton.
Pak ditë më parë dy nga ekspertët më të mirë të Fondit Monetar Ndërkombëtar publikuan një studim mbi efektet, që rënia dramatike e çmimit të naftës do të ketë në ekonominë globale. Gjetjet e tyre përforcojnë ato të studimeve të mëparshme; bota përfiton nga nafta e lirë. (shiko Blanchard dhe Arezki). Më konkretisht, në vitin 2015 vetëm nga rënia e çmimit të naftës, ekonomia botërore do të gjenerojë një prodhim shtesë nga 0.3 deri në 0.7 pikë përqindje më shumë. Por jo të gjithë vendet përfitojnë në të njëtën masë, pasi kjo varet nga pozicioni tregtar dhe politikat që ata ndjekin.
Ka një sërë kanalesh se si ulja e çmimit të naftës nxit rritjen ekonomike. I pari është ai tregtisë. Për vendet që kanë bilanc tregtar negativ në shkëmbimet energjetike, rënia e çmimit përmirëson pozicionin e jashtëm duke kursyer më shumë rezervë valutore. Por në rastin e Shqipërisë ky efekt është i papërfillshëm për të mos thënë neutral. Ne blejmë energji nga jashtë po aq sa shesim, mesatarisht rreth 900 milionë dollarë vit. Kështu që përfitimet do të duhet të vinin nga dy kanale të tjera, që janë dhe ato me ndikimin më të madh në rritjen ekonomike, ulja e kostove të prodhimit për biznesin dhe lehtësimi i konsumatorëve duke u lënë më shumë para për konsum. Por edhe në këtë rast, të gjitha statistikat tregojnë se Shqipëria po përfiton më pak se sa të tjerët. Përjashto Serbinë, e cila po kalon një krizë të thelle buxhetore, çmimet me pakicë të naftës në tregun e brendshëm janë ulur dy herë më pak se mesatarja e vendeve të tjera në rajon. Nëse krahasohen me ekonomitë e zhvilluara të Bashkimit Europian hendeku është edhe më i madh. Arsyet janë dy; tregu i ngurtë i karburanteve dhe politika deformuese e taksave të larta mbi këto produkte.
Për shkak të krizës, prej tre vjetësh ekonomia gjendet në një situatë nënpërdorimi të burimeve. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese ka rënë sipas bankës së Shqipërisë në rreth 75 për qind. Ulja e kostove të energjisë mund t’i nxiste bizneset të pastronin një pjesë të hendekut mes prodhimit potencial dhe atij aktual. Por në këto nivele do të jetë e vështirë. Bizneset e vendeve të tjera fqinje, të cilat janë konkurrentët e drejtëpërdrejtë të ndërmarrjeve tona në një treg të lirë global, kanë përfituar më shumë. Bujqit shqiptarë e blejnë naftën 40 për qind më shtrenjtë se ata maqedonas, bizneset e industrisë po ashtu. Dhe jo vetëm naftën, por edhe energjinë në tërësi.
Në vendet me tregje funksionale dhe konkurrencë, konsumatorët po lehtësohen nga kostot e energjisë, ekonomitë kombëtare po marrin përfitimet. Në vendet e tjera, ku tregjet janë të kapura dhe qeveritë të pandjeshme, humbjet janë të mëdha deri në 0.5 për qind e Prodhimit Kombëtar. Shqipëria është kandidate e fortë për në grupin e dytë dhe përballë kësaj situate, autoritetet duken të pashqetësuara. Nëse qeveria mendon se nuk mund t’i lejojë vetes të ulë taksat mbi naftën për shkak të borxhit, të paktën mundet të luftojë spekullimet në treg. Dhe një fillim i mirë doi ishte bërja transparente e çmimeve në çdo hallkë, nga dogana deri në pikat fundore. Kjo është pa kosto.
K.T.
Nga Astrit PATOZIPo të isha gazetar i “The Indipendent”, edh...
Një kopje e edicionit të të mbijetuarve e revistës Charlie H...
Gjatë një fjalimi në konferencën ‘Rimëkëmbja ekonomike ’, kr...
Edicioni i parë i ‘Charlie HEBDO” që prej masakrës në zyrat ...
Një person ka humbur jetën sot pranë tregut cam në rr.’Mysly...
Kryeministri serb Vucic, pasi ka përuruar Klinikën Gjinekolo...
...
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Petrit Ademaj pranë...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka qënë sot në Shkodër ku ka për...
Dega e Al Qaeda në Jemen ka marr përsipër sulmin mbi gazetën...
INUK ka urdhëruar sot ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e...
Një avokat është prangosur në burgun e Burrelit, pasi i futi...
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social ...
Policia franceze ka arrestuar sot aktorin komik francez Dieu...
Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar, i dyshuar si b...
Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka fituar Çmimin “Jeruzale...
The Independent publikon një raport sipas të cilit, më shu...
Nga Sali BERISHANga te gjitha llojet e perversiteteve te nje...
Konferenca e plote për shtyp e Ambasadorit të SHBA Donald Lu...
Nga Kastriot MyftarajPa kaluar as 24 orë nga shfaqja që Krye...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...