Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Performanca e katër klerikëve nga katër bashkësite e mëdha fetare të vendit, të cilët ecnin krah për krah në Marshimin e Parisit, u kërkua të paraqitet si një sensacion botëror, që provon harmoninë ndërfetare në Shqipëri. Kur në fakt kjo ishte vetëm një shfaqje e rrejshme, një perversion i realitetit. Të katër klerikët që supozohet të përfaqësonin katër bashkësitë e mëdha fetare të vendit, në fakt nuk përfaqësojnë gjë tjetër veç problematikën e këtyre bashkësive. Për t? ia nisur me përfaqësuesin e katolikëve në katërshen e Parisit, Don Luçian Agustini. Ky zotëri, i cili u shfaq në Marshimin e Parisit si përfaqësues i katolikëve të Shqipërisë, të cilët jetojnë në harmoni me muslimanët suni, muslimanët bektashi dhe të krishterët ortodoksë, në fakt nuk është shqiptar i Republikës së Shqipërisë, por shtetas i Kosovës, i cili madje nuk është as shtetas i Republikës së Shqipërisë. Don Luçian Agustini, i cili ka lindur në Kosovës (Ferrizaj), ka ardhur në Shqipëri pas vitit 1990, kur në Shqipëri erdhën një grup klerikësh katolikë nga Kosova për të rindërtuar Kishën Katolike të Shqipërisë, të shpërbërë dhe përndjekur nga diktatura komuniste. Sot Don Luçian Agustini është Ipeshkv i Sapës, që përfshin Pukën, Gomsiqen, Vaun e Dejës etj.
Nuk është e besueshme kur si përfaqësues simbolik i katolikëve të Shqipërisë që bashkëjetojnë harmonikisht me bashkësitë e tjera fetare në vend, na del një shtetas i Kosovës, i cili ndonëse shqiptar, në këtë rast nuk është njeriu i përshtatshëm për të mishëruar këtë simbolikë. Madje mund të thuhet se sot një çerek shekulli pas lejimit të ushtrimit të religjioneve në vend, don Luçiani nuk duhet të ishte as ipeshkv në Shqipëri, se tashmë supozohet që të ishin shkolluar e përgatitur klerikë nga bashkësia katolike e Shqipërisë. Nuk ka gjasa që Vatikani ta ketë bërë emërimin e don Luçian Agustinit si ipeshkv në Shqipëri (emërimet e ipeshkëve i bën Papa), për të afruar Shqipërinë me Kosovën, kjo për arsye se Selia e Shenjtë (emri formal i atij që ndryshe quhet ?Vatikan?) nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Don Luçian Agustini dhe klerikët e tjerë katolikë kosovarë që gjenden sot në Shqipëri, janë shumë më të nevojshëm në Kosovë, ku bashkësia katolike shqiptare po zhduket për fat të keq. Sot madje ka edhe një prirje për t? i përjashtuar shqiptarët katolikë të Kosovës nga qeverisja e vendit. Sot asnjë ministër në Kosovë nuk është katolik shqiptar. Në Kosovë sot ka një ministër turk, por jo një ministër shqiptar katolik. Në Kosovë sot ka një nënkryetare të Kuvendit që është magjype (egjiptas) por jo një shqiptar katolik. Kur shqiptarët katolikë të Kosovës gjenden në këtë gjendje, është absurde që në Shqipëri të ketë klerikë katolikë me origjinë nga Kosova, të cilët do të rregullojnë punët e bashkësisë katolike të Shqipërisë, e cila është në gjendje shumë më të mirë se homologia e saj në Kosovë.
Të krishterët ortodoksë të Shqipërisë u përfaqësuan në Marshimin e Parisit me z. Andon Merdani, peshkop i Krujës. Ky më tepër fyen se përfaqëson ortodoksët shqiptarë. Andon Merdani, është në fakt një musliman nga fshati Greshicë i Fierit. Ai është i biri i Lutfiut dhe i Lumturisë dhe është konvertuar në ortodoks kur ka qenë emigrant në Greqi. Ky farë ?Andoni? mund të përfaqësojë ata fakirë të cilët për bukën e gojës morën një fe të cilën e ndjenin me stomak dhe jo me zemër, por jo ortodoksët shqiptarë.
Muslimanët suni në Marshimin e Parisit përfaqësoheshin nga Ylli Gurra, myftiu i Tiranës. Ky e përshëndeste publikun me dorë dhe madje duartrokiste- ndoshta i dukej vetja si një yll kinematografie që kalon nëpër qilimin e kuq.
Muslimanët bektashi u përfaqësuan nga Baba Mondi (Edmond Brahimaj), i cili është Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve. Nga të katër bashkësitë fetare të mëdha të Shqipërisë, përfaqësimin në nivel më të lartë e kishte ajo bashkësi, e cila në fakt është një religjion fiktiv, bashkësia bektashiane. Baba Mondi është jo vetëm kryetari i bashkësisë bektashiane shqiptare, por supozohet të jetë edhe kreu i Bektashizmës botërore, qëkurse autoriteti më i lartë i kësaj feje, ose më saktë, i këtij sekti, u dëbua nga Turqia dhe gjeti strehë në Shqipëri. Baba Mondi është pra, jo vetëm në rangun e krerëve të bashkësive fetare në Shqipëri, por ai është edhe në rangun e Papës së Romës, ose të Patriarkut të Konstantinopolit (Stambollit), që mbahet si kreu i Ortodoksisë botërore.
Prania e Baba Mondit në Marshimin e Parisit, ngre një pyetje interesante mbi shkallën e përfaqësimit të bashkësive fetare të Shqipërisë në këtë veprimtari të profilit shumë të lartë ndërkombëtar. Nga katër drejtuesit e bashkësive të mëdha fetare të vendit, tre e bojkotuan Marshimin e Parisit. Në Paris nuk shkuan Kryepeshkopi Janullatos, kryetari i Komunitetit Musliman, Skënder Bruçaj, si dhe kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Katolike, Arkipeshkvi Anxhelo Masafra. Madje, nuk mund të mos bjerë në sy fakti që ka një mirëkuptim mes dy bashkësive të mëdha të krishtere, për t? u përfaqësuar në nivel të ulët. Sapa është një ipeshkvi e vogël katolike dhe Kruja pothuajse nuk ka fare ortodoksë. Pas bashkësisë bektashiane, në nivel më të lartë u përfaqësua bashkësia muslimane suni, e cila u përfaqësua me Myftiun e kryeqytetit, që është njëherësh edhe kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Musliman.
Por këtë gjë, dy bashkësitë muslimane të vendit e kanë bërë jo për shkak të ndjeshmërisë ndaj tubimit në Paris, por për një kortezi ndaj Kryeministrit Rama, i cili e kërkoi këtë performancë teatrale nga bashkësitë e mëdha fetare të vendit, si background të teatrit të tij politik në Paris.
Diskrepansa e çuditshme dhe e thellë në përfaqësimin e bashkësive fetare në Marshimin e Parisit, rrëzoi mitin e harmonisë fetare që përfaqësuesit e tyre supozohej të simbolizonin në Paris para gjithë botës, se bashkësitë fetare të Shqipërisë nuk arritën që të harmonizojnë dot as përfaqësimin e tyre në Marshimin e Parisit.
A thua se për Baba Mondin harmonia dhe paqja fetare paskan më shumë rëndësi se për krerët e tre bashkësive të tjera të mëdha fetare të vendit? Nëse kishte ndonjë njeri nga krerët e bashkësive fetare të Shqipërisë i cili kishte të drejtë që të mos ishte i pranishëm në Marshimin e Parisit, për të përfaqësuar bashkësinë bektashiane të Shqipërisë, ky ishte Baba Mondi, i cili teknikisht duhet të ishte i pranishëm vetëm nëse do të ishin edhe homologët e tij globalë, pra Papa Francesku I dhe Patriarku Ekumenik Vartholemeu. Në të vërtetë, ?religjioni? i Baba Mondit u zhduk bashkë me Trupën e Jeniçerëve, së cilës sekti i bektashinjve i shërbente për t? i dhënë tiparet e Urdhërit Ushtarak Religjioz dhe ?institucioni? religjioz i Baba Mondit është një rudiment i çuditshëm, simbolikën e të cilit ai e shpreh më së mirë duke qenë për nga profesioni oficer ushtarak, që pas rënies së regjimit komunist u bë klerik. Nga kjo pikëpamje, Baba Mondi, nga Brataj i Vlorës, është si të thuash, Jeniçeri i fundit.
Teatri bajat politiko-religjioz i katër përfaqësuesve të bashkësive të mëdha fetare të Shqipërisë në Paris, është një tjetër provë se burokracia e bashkësive fetare nuk ka asnjë lidhje me paqen fetare në vend dhe se kjo ekziston për shkak se pjesa më e madhe e shqiptarë nuk janë ushtrues të fesë, e në rradhë të parë muslimanët që përbëjnë shumicën e popullsisë.
Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë me përfaqësuesi...
GJIROKASTËR – Ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare aktori i ...
Mësohet se një avion pasagjeresh Boeing 777 i linjës New Yor...
Kjo, mund të duket si një pikturë bardhë e zi, me pamjen e n...
Ministria e Brendshme ka reaguar menjëherë pas denoncimit të...
Viti qe sapo ka filluar premton arritje te reja ne fushën e ...
Ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych kërkohet nga In...
Sekretarja për Marrdhëniet me Publikun, Grida Duma, dënon su...
Pas të dielës rikthehet i ftohti në të gjithë vëndin. Ngrica...
“Mungon entuziasmi i fillimit të vitit të ri në këtë janar, ...
Gjykata në Krujë vendosi dënimin e 11 banorëe të një pallati...
Numri i ri i “Charlie Hebdo” që do të dalë këtë të mërkurë, ...
Qeveria gjermane njoftoi se kancelarja Angela Merkel dhe shu...
‘Aktivizma Urbane për Demokarci Qytetare” , është projekti m...
Gjykata e lartë ka marr sot në shqyrtim çështjen e konflikti...
Nga Ben Blushi*Një vit më parë në këtë kohë, isha duke shkr...
Zyrtarët indonesian njoftuan se është gjetur kutia e parë e ...
Islamofobia kryeson listën e arsyeve pse Turqit e rinjë gjer...
Pas urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë për kryerjen e pr...
Administrata e presidentit amerikan Barak Obama përballet me...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...