Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Krismat tek rruga e Kavajës duket se e kanë ndaluar kryeminsitrin Rama të bëjë selfie-n e radhës për ditën e sotme. Kryeministri gazmor, në fakt i vetmi entuziast në këto kohë të vështira, nuk ka bërë asnjë koment për ngjarjen e rëndë në mes të kryeqytetit, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur, përfshi edhe një punonjës policie.
Gjendja skandaloze e rendit publik, ku persona me precedentë penalë lëvizin lirshëm të armatosur në Tiranë, madje bashkëpunojnë edhe me policinë, ka shkaktuar në pak kohë një numër të konsiderueshëm viktimash dhe ka mbjellë terror tek qytetarët. Nuk ka asnjë dyshim dhe asnjë naiv të besojë se raste si ai Kostandin Xhuvanit apo përleshjet mafioze të së hënës mbrëma janë një rastësi. Ato janë pasojë e një çthurje totale të forcave të rendit, ku elementë të inkriminuar kanë depërtuar në struktura drejtuese dhe ku drejtues të policisë bashkëpunojnë me kriminelë. Nuk shpjegohet ndryshe, që figura të njohura të krimit lëvizin të armatosur deri në dhëmbë, më kallashnikovë e pistoleta, me makina me targa të fallsifikuara apo me bagazhet e mbushura me drogë.
Policia nuk i kontrollon këta individë. Ajo mjaftohet duke masturbuar kapriçot e kryeministrit që i mbushi burgjet me fukarenj që nuk paguajnë dritat, me kontrollorë rrugësh e inxhinierë, me hallexhinj që kanë vënë ndonjë tendë pa leje, ndërkohë që kriminelët jo vetëm lëvizin lirisht, por ndërtimet e tyre nuk guxon t’i prekë kush. Policia ka muaj që bën sherr me bashkinë për parkimet anës bulevardit apo me qytetarët për gjoba ekstreme, ndërkohë që para hundës i kalojnë banditët që terrorizojnë çdo ditë qytetin. Dhe si për t’i vënë kapak kësaj situate perverse, shfaqet vetë kryeministri që bën gallatë nga mëngjesi deri në darkë, herë më fakirët që u shpërndan tapi apo lëmoshë ekonomike, herë me gjithë shqiptarët duke luajtur “kush bën poza më të bukura”.
Kryeministri duhet të bënte një video selfie edhe sot, bashkë me ministrin Tahiri, tek rruga e Kavajës, për të treguar gëzhojat e plumbave dhe gjakun që shokuan dje banorët përreth. Një shteti ku krimi vret përditë, ku rendi është i kërcënuar, i paaftë të mbrojë e të shpëtojë qytetarët e tij, nuk i ka hije një kryeministër që zgërdhihet nga mëngjesi deri në darkë. Dy përleshje të mëdha me armë, një në qendër të qytetit e tjetra në periferi, një masakër e ndodhur pak kohë më parë me katër viktima, një bankier i fuqishëm i ekzekutuar, do të mjaftonin që jo ministri por edhe vetë kryeministri, në mos të dorëhiqeshin, të paktën të ndiheshin të përulur dhe jo të mburreshin pa pikë turpi. Por jo kryeminisri e ministri, por as drejtori i policisë nuk mendon të japë dorëheqjen si shenjë ndjese ndaj qytetarëve. Do kalojnë disa ditë dhe kryeministri do t’i këpusë prapë ndonjë selfie, do të qeshë me veten, do tregojë sa keq ka qenë Shqipëria me Sali Berishën dhe do të mburrë qeverisjen e tij.
Një qeverisje, që çdo ditë e më shumë po nxjerr zbuluar atë që dyshohej që në fillim. Sepse zhurma e aksioneve të INUK, britmat për burg apo selfie-t e kryeministrit nuk mund të mbulojnë dot paaftësinë dhe kompromentimin e qeverisë. Herët ose vonë ato shihen nga qytetarët. (lapsi.al)
Nga Andi BUSHATIKjo e martë ka qenë një nga ditët më të erët...
Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në qytetin e Shkodrës.Dj...
Ne publikimin e PD shkruhet, “Pajtim Serjani, miku i Shullaz...
Nga Jozefina TOPALLISa ndez dhe deri sa e fik TV degjon vete...
Presidenti i Republikës së Shqiprërisë Bujar Nishani i kundë...
Prezantuesi i njohur i ekraneve shqiptare Adi Krasta ka shfr...
Mbas plagosjes në qafën e Kasharit ndaj Shullazit dhe Gilman...
Keni një partner mbi 1.70 të gjatë? Sipas një studimi të ri,...
Deklaratë për mediat e deputetit Ervin Bushati:Numri dy i Pa...
Deklaratë e Sekretares për Mardhëniet me Publikun, Duma, pas...
Inspektorët e INUK së bashku me forcat e policisë rrahin avo...
Policia ka nxjerre me force pronaret e objktit 3 katësh buzë...
Nga ekspertiza paraprake e prokurorisë doli që Arjanit Sterj...
Policia shoqëron 23 persona, pritet të ketë ndalime dhe arre...
Fillojne hetimet per Bashkine e Korces dhe firmen qe pastron...
Është thënë vazhdimisht se larja e shpeshtë e flokëve, nuk k...
Zbardhen deklarimet e Emiljano Shullazit në prokurori. Ai d...
Një fëmijë rreth moshës 1 vjec mësohet se ka pirë detergjent...
Në Europë, viti i ri ka nisur ashtu siç e la viti 2014, euro...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sekuestron produkte të skadua...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...