Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Komisioni europian pritet të publikojë sot raportet e progresit për vendet e Ballkanit. Në rekomandimet për Shqipërinë, të siguruara nga Zëri i Amerikës, komisioni vë sërish theksin te cështjet që lidhen me shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe nevojën e një reforme tërësore të sistemit gjyqësor në konsultim të ngushtë me komisionin e Venecias. Komision thekson si të një rëndësie kritike që procesi i reformave të shoqërohet nga një dialog konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës, duke nënvizuar se të dyja palët duhet të sigurojnë që debati politik të zhvillohet së pari në parlament.
Raporti i këtij viti i Komisionit europian nuk parashikon ndonjë surprizë për Shqipërinë, e cila vetëm pak muaj më parë në qershor mori statusin e vendit kandidat për në Bashkimin europian, një vendim i cili sic theksohet në pjesën e përfundimeve dhe rekomandimeve të hartuara nga komisioni, ishte ?një njohje për hapat e ndërmarra për reforma? dhe njëkohësisht ?një inkurajim për të përshpejtuar ritmin e tyre?.
Komisioni, në dokumentin që pritet të bëhet publik sot, vlerëson përparimin e bërë nga vendi dhe reformat e realizuar vitet e fundit. ?Hapa të mëtejshëm janë ndërmarrë për reformën e sistemit gjyqësor. Qeveria ka dëshmuar vullnet politik për të vepruar me vendosmëri në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit?, theksohet në pjesën për Shqipërinë të siguruar nga Zëri i Amerikës. ?Kuadri ligjor është përforcuar dhe politikat e koordinimit dhe monitorimit në nivel qëndror janë përmirësuar. Lufta kundër krimit të organizuar solli rezultate pozitive në disa fusha, me një intensifikim të aktivitetit të forcave të rendit, vecanërisht në sekuestrimin e drogave, në krimet e lidhura me drogat, krimet ekonomike dhe trafikun e qënieve njerëzore?, vëren dokumenti i Komisionit europian.
Në rekomandimet për Shqipërinë theksohet se ?megjithatë ka ende shumë mangësi, vecanërisht në fushën e shtetit të së drejtës. Përpara ka shumë punë për t?u bërë. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë sfida domethënëse. Shqipëria duhet të bëjë përpjekje thelbësore dhe të qëndrueshme për të trajtuar zbatimin e përparësive kyce të përcaktuara për hapjen e bisedimeve për anëtarësim? nënvizon dokumenti i cili më pas jep në mënyrë të detajuar fushat ku duhet përqëndruar vëmendja.
?Shqipëria duhet të veprojë me vendosmëri për: vazhdimin e reformës së administratës publike me qëllim që të forcojë profesionalizimin dhe depolitizimin e saj; të ndjekë një reformë tërësore të gjyqësorit për të përforcuar pavarësinë e tij, efikasitetin dhe përgjegjshmërinë përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe në konsultim të ngushtë me komisionin e Venecias; të intensifikojë përpjekjet antikorrupsion dhe të ndërmarrë hapa të tjerë të vendosur në luftën kundër krimit të organizuar për të bërë të mundur rezultate të qëndrueshme në hetimet proaktive, ndjekjen penale dhe ndëshkimin, në të dyja fushat?, vëren dokumenti i Komisionit europian. Mes rekomandimeve flitet me tone kritike lidhur me lirinë e shprehjes dhe të mediave ?Qeveria dështoi të vepronte sipas përparësive të përcaktuara. Të gjitha funksionet statutore të Autoritetit të Medias audiovizive duhet të rivendosen dhe pavarësia e tij të garantohet në praktikë?, theksohet në rekomandime.
Një problem i vazhdueshëm për vendin mbetet klima politike. ?Eshtë e një rëndësie kritike që procesi i reformave të shoqërohet nga një dialog politik konstruktiv dhe i qëndrueshëm mes qeverisë dhe opozitës?, thuhet në rekomandimet duke theksuar se ?është përgjegjësi e të dyja palëve, qeverisë dhe opozitës, që të sigurojnë që debati politik të zhvillohet së pari në parlament dhe të kontribuojnë për krijimin e kushteve për funksionimin e duhur të tij. Qeveria duhet të garantojë që opozita të ketë mundësinë që të kryejë plotësisht funksionin e vet demokratik të kontrollit. Në të njejtën kohë, opozita duhet gjithashtu të angazhohet në mënyrë kontruktive në proceset demokratike. Mbështetja te kompromisi dhe roli konstruktiv në parlament është jetësore për qëndrueshmërinë e reformave?, nënvizon dokumenti i Komisionit europian.
Për Shqipërinë është përcaktuar qartë që në vendimet e mëparshme të Këshillit europian, se vendi duhet të plotësojë 5 prioritetet që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformën e sistemit gjyqësor, administratën publike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në mënyrë që të mund të nisin bisedimet për anëtarësim. Zyrtarë të lartë në Tiranë shpjegojnë se një hap i tillë do të mund të arrihet pas dy vitesh, nëse vendi do të dëshmojë një vizion të qartë për realizimin e reformave dhe nëse do të kapërcejë problemet e brendshme politike, të karakterizuara nga një tension i lartë dhe ndarje e thellë mes palëve.
Deklaratë e zëdhënëses Oriela NebiajQeveria ka nisur një për...
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, njëherësh anët...
Partia Socialiste ka nisur të bëjë sondazhe për zgjedhjet e ...
Lorisa YLLINë fakt, nuk doja të bëja një shkrim përnjëherë p...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të lajmeve s...
Ndonëse në media është përfolur shpesh herë për një marrëves...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinast...
Përshëndetje! Këto ditë dy kanë qënë zhvillimet absolute më ...
...
Ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë Arben Ahmetaj deklaroi sot...
INSTAT-i i qeverisë njoftoi dje rezultatet për vlerësimin e ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi përmes nj...
Arben RISTANIKemi mungese drejtesie ne vend, drejtesi te kor...
Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të PS-së është shoqë...
Arsimi shqiptar duhet të zbatojë një model të qendrushëm nga...
Kontrolli i Lartë i Shtetit pritet të zgjerojë kompetencat d...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nëpërmjet rrjetit soci...
Nje nje postim te disa muajve me pare ne rrjetin social Face...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përme...
·Opozita ka vizionin, platformën dhe vullnetin për një refor...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...