Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ish Ministri i Inovacionit Genc Pollo duke folur për median më 8 korrik 2014. Foto: IDLIR ABAZI/LSA
Balkan Insight mund të zbulojë se ish-ministri i Inovacionit, Komunikimit dhe Teknologjisë shkeli rregullat e prokurimit publik në favor të kompanisë suedeze Ericsson në një tender për dixhitalizimin televiziv me vlerë 23 milionë euro.
Pasi Ericsson dështoi të fitojë garën, ministri Genc Pollo urdhëroi një vlerësim të dytë, një procedurë të cilën ligji shqiptar i prokurimeve nuk e parashikon dhe që Gjykata e Tiranës më vonë e shpalli të paligjshme.
Bazuar në vlerësimin e dytë, Pollo i dha Ericsson gjysmën e kontratës së madhe, e cila fillimisht qe fituar nga kompania austriake Rogde and Schwarz ? vetëm për të anuluar kontratën tërësisht pak para se të linte postin e ministrit gushtin e kaluar.
Pollo, ministri i Inovacionit që nga viti 2009 deri në gusht 2013, justifikoi vlerësimin e ri me arsyetimin se komiteti fillestar i vlerësimit qe ?kompromentuar?.
Ish-ministri tha se një nga konsulentët e punësuar për të këshilluar për procesin, kompania ORS nga Austria, pati qenë në kontakt me Rohde and Schwarz, ndërsa tenderi po zhvillohej.
Gjithsesi, ORS mohoi aludimet e Pollos dhe kompania i tha Balkan Insight se po mendon të ndërmarrë veprime ligjore.
Ndërkohë, dokumentet e marra nga Balkan Insight tregon se Kordia L.t.d, kompania konsulente e punësuar nga ministria për të ndërmarrë vlerësimin e dytë, kishte një konflikt interesi me Ericsson.
Kordia Ltd refuzoi të komentojë mbi akuzat për Balkan Insight, duke cituar një marrëveshje konfidencialiteti me qeverinë. Edhe Ericsson refuzoi të komentojë.
?Kompania jonë nuk komenton kurrë mbi detajet dhe proceset tenderuese; ne jemi të detyruar të respektojmë konfidencialitetin e vetë tenderit dhe të të gjithë procesit?, tha Tasos Pagakis, kreu i komunikimeve për Ericsson në Europën Juglindore. ?Për të njëjtin parim ne nuk komentojmë kurrë mbi proceset ligjore?, shtoi ai.
Qeveria e Shqipërisë vlerëson se tranzicioni nga sistemi i transmetimeve analoge tek ai dixhital, është me rëndësi kombëtare dhe më e rëndësishmja në fushën e transmetimeve radio-televizive.
Në qershor 2012, ajo vendosi se asnjë operator televiziv, përfshirë transmetuesit publikë, nuk duhet të lejohet të transmetojë në analog pas qershorit 2015.
Katër kompani morën pjesë në tenderin e nisur më 6 mars 2013, nga ministri i Inovacionit, Komunikimit dhe Teknologjisë për të ndërtuar rrjetin dixhital tokësor për transmetuesin publik, TVSH.
Përveç Ericsson dhe Rohde and Schwarz, dy kompanitë e tjera qenë Huawei International dhe NEC Eastern Europe Ltd bashkë me Metalcom Inc.
Me ndihmën e dy konsulentëve, Kordia Ltd dhe ORS Austria, ministria hartoi termat e referencës dhe krijoi komisionin e vlerësimit për ofertat.
Në 13 maj 2013, komisioni renditi Rohde and Schwarz si kompania me ofertën më të mirë.
Gjithsesi, në vend që të jepte kontratën, Pollo urdhëroi një vlerësim të dytë, në lidhje vetëm me aspektin teknik të ofertave.
Vlerësimi i dytë, i kryer nga Kordia Ltd, analizoi vetëm kapacitetet teknike të konkurrentëve, zgjidhjet teknike të propozuara dhe të ofruara për tranzicionin dixhital, si dhe aftësinë e ofertuesit për të zbatuar projektin.
Kordia pas kësaj renditi Ericsson të parin dhe Rohde and Schwarz të dytin, megjithëse me një diferencë prej vetëm 0.18 pikësh në një shkallë prej 55 pikësh.
Pas vlerësimit të dytë, në 17 qershor, Pollo deklaroi njëkohësisht Rohde and Schwarz dhe Eriscon fitues të barabartë, duke i kërkuar të dyja kompanive të ndajnë kontratën.
Gjithsesi, Rohde and Schwarz iu drejtua gjykatës. Pollo pas kësaj anuloi të gjithë procedurën e tenderit më 29 gusht.
Në Gjykatën e Tiranës, Rohde and Schwarz sulmoi njëkohësisht vendimin e Pollos për vlerësim teknik shtesë të ofertave dhe vendimin e tij të më vonë për anulimin e kontratës.
Më 9 dhjetor, gjykatësja Anila Kristani vendosi se vendimi për të kontraktuar Kordian për të rivlerësuar ofertat ?binte në kundërshtim me kuadrin ligjor për procedurat e prokurimeve?.
Gjykatësja vendosi gjithashtu se ? duke punësuar një konsulent pasi komisioni i prokurimit kishte përfunduar vlerësimin ? ministria ka dhunuar parimin e trajtimit të barabartë të konkurrentëve.
Në një deklaratë të shkruar, Pollo i tha Balkan Insight se ai e kundërshtonte vendimin e gjykatës. Ai vuri gjithashtu në pikëpyetje faktin nëse qeveria e re e majtë e Shqipërisë, që mori pushtetin në shtator, i ka prezantuar të gjitha argumentet në gjykatë në mënyrë korrekte.
Pollo tha se ai ka urdhëruar vlerësimin e dytë, pasi zbuloi se ORS qe në marrëveshje të fshehtë me Rohde and Schwarz. ?Për shkak se ORS qe e kompromentuar? Kordia u konsiderua më e besueshme?, tha ai.
Ai hapur pranoi se diferenca në pikë mes Ericsson dhe Rohde and Schwarz qe minimale, duke thënë se kjo qe arsyeja se pse ministria kërkoi një formë bashkëpunimi mes dy kompanive.
?Të gjitha këshillat e ekspertëve qenë që Ericsson qe një integrues i mirë i teknologjisë, ndërsa Rohde and Schwarz kanë transmetues të mirë?, tha Pollo.
Edhe financimi pati luajtur një rol në vendim, shtoi ai. Si pjesë e ofertave të tyre, kompanitë që konkurruan në tender duhej të siguronin financim bankar për projektet e tyre.
?Projekti i Rohde and Schwarz qe lidhur me një kredi më të shtrenjtë ndërsa Ericsson kishte një më të lirë?, tha Pollo. ?Gjithsesi, për shkak se nuk kishte marrëveshje, unë e anulova procedurën?, shpjegoi ai.
Duke kundërshtuar aludimet e Pollos, një zëdhënës për ORS, Michael Weber, i tha Balkan Insight se kompania ka qenë një ?konsulent neutral?.
?Nuk ka pasur kurrë një komunikim ilegal?, tha Webet. ?Ne gjithashtu po vlerësojmë mundësinë për aksione ligjore kundër akuzave të tilla të pabesueshme?, shtoi ai.
Patrizia Muehlbauer, një zëdhënëse për Rohde and Schwarz, tha se megjithëse kompania nuk komenton mbi detajet e projektit, ?ne kontrollojmë të gjitha eksportet dhe projektet për përputhje të rreptë me të gjitha rregullat aktuale kombëtare?.
Besar Likmeta BIRN
Ndërkohë, dokumentet e marra nga Balkan Insight tregojnë se kompania prind e Kordia-s pati punuar më herët si nënkontraktor për Ericsson në Australi.
Kordia Ltd është bijë e Kordia Group, një kompani transmetimesh dhe telekomunikimesh nën pronësinë e qeverisë së Zelandës së Re.
Raportet vjetore të Kordias tregojnë se Ericsson i dha një kontratë degës së Kordias në Australi, Kordia Solutions, e cila e mbështeti Ericsson në një përditësim kompleks të shërbimeve të Vodafone në Australi.
Pollo tha se nuk kishte dijeni mbi lidhjet e Kordias me Ericsson në Australi, por vërejti se konsulenti ka ?një detyrim për ta shpallur atë?.
Tenderi i dështuar, ndërkohë, pengoi përpjekjet e autoriteteve shqiptare për të përfunduar tranzicionin nga analogu te transmetimi dixhital brenda afatit të vetëpërcaktuar të qershorit 2015.
Kryetari i MEGA, partisë rivale të PBDNJ për minoritetin gre...
Nga Spartak NgjelaKryeministri Rama kërkoi të emërojë në pos...
Ish-kryeministri i vendist Sali Berisha ka shkruar ne rrjeti...
Kryetari i PD dhe Bashkise te Tiranes Lulzim Basha i pergjig...
Përfundon afati i aplikimeve pranë Presidentit të Republikës...
Deklaratë e deputetit te PD, Luciano BociQeveria po trajton...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka qenë i ftuar mbrëmë...
Dy ish-deputetët e Partisë Demokratike, Fatos Hoxha dhe Mark...
Marrëveshja politike e arritur ditën e sotme, mes Partisë So...
Kryeministri Edi RamaKryeministri Edi Rama ka postuar sot në...
TIRANË, 3 Tetor /ATSH-Gjergji Mima/ -Ministrja e Mbrojtjes, ...
Kryeministri Edi Rama, në kuadër të programit të “Rilindja e...
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi sot një takim me ...
Mbrëmë pas orës 19 u bë arrestimi i Z. Besnik Krastati dhe Z...
Deputeti Halimi vlerëson nismën e Presidentit për tryezë. “R...
Edi Rama vazhon të prodhojë seri të reja të rrenës së vjetër...
Prej një viti Partia Demokratike ka ngritur zërin për emërim...
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi më 2 t...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj në tak...
Partia Socialiste është tërhequr dje në Parlament nga votimi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...