Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Shqipëria, vendi i cili hap miqësisht dyert për investitorët e huaj, – është mesazhi që Kryeministri Edi Rama përcolli në takimet me sipërmarrës italianë të rajonit të Venetos. Gjatë vizitës dyditore në Veneto, Kryeministri Rama vizitoi kompani të rëndësishme dhe bisedoi me drejtues e sipërmarrës të njohur në sektorë të ndryshëm, të cilëve iu paraqiti mundësitë e pafundme që Shqipëria ofron dhe lehtësitë me të cilat ata do të mund të çojnë përpara investimin e tyre, në fusha me interes të përbashkët. Kështu, kryeministri zhvilloi një vizitë në Fincantieri, kompania më e madhe në Europë dhe e katërta në botë për ndërtimin e anijeve. Drejtuesit e saj shfaqën interes për të vizituar Shqipërinë dhe për të hapur një kantier në vendin tonë.
Në bashkëbisedimin me 200 sipërmarrësit italianë të rajonit të Venetos, në Itali, Kryeministri Rama foli mbi potencialet dhe avantazhet që paraqet sot Shqipëria për investitorët e huaj në fusha të ndryshme si energjia, turizmi, bujqësia, etj.
Kryeministri i njohu sipërmarrësit me paketën e masave të ndërmarra, të cilat do të lehtësojnë ndjeshëm, jo vetëm nisjen e një investimi në Shqipëri, por edhe ecurinë e tij përgjatë viteve. ?Ne kemi ngritur një strukturë lehtësuese shoqërimi për sipërmarrjet dhe sipërmarrësit që vijnë në Shqipëri për të shmangur të gjithë burokracitë. Kemi miratuar gjithashtu një kuadër ligjor, i cili lejon ofrimin e hapësirave me qera për një euro në vit, pra falas, për një periudhë 20- 30-40 vjeçare, varet nga lloji i investimit, lloji i strukturës që do të vendoset aty,? – u shpreh kryeministri
Kryeministri tha se kjo paketë dhe të tjera të ngjashme me të, për të cilat qeveria po punon në vazhdimësi, i kanë dhënë frytet e veta në një periudhë shumë të shkurtër kohe. ?Kjo masë ka dhënë një rezultat të menjëhershëm në këtë sektor, në të cilin kemi patur një rritje të eksporteve me 30 % që në vitin tonë të parë. Pasi punën si qeveri e re kemi nisur në shtatorin e viti të kaluar, ndërsa paketën mbështetëse për sektorin e manifakturës e kemi vënë në zbatim në fillim të këtij viti. Pra, në më pak se 7 muaj verifikuam një rritje prej 30 %. Gjithashtu e vendosëm të gjithë sektorin e manifakturës në kategorinë e eksportuesve pa risk, gjë që e bën kalimin burokratik në dogana shumë më të shpejtë.?
Kryeministri Rama bëri të njohur për investitorët se do të përballen me një situatë krejt të re, shumë favorizuese dhe aspak burokratike, ku dominojnë transparenca dhe shpejtësia në kryerjen e veprimeve fiskale. ?Rimbursimi automatik i TVSH që për fat të keq ka qenë një nga problemet më të mëdha të së kaluarës është tashmë aktiv, që do të thotë se praktikisht nuk është vetëm rimbursimi automatik i TVSH në kohëzgjatje prej 60 ditësh, por bëhet në një mënyrë shumë transparente, duke mos pasur asnjë lloj problemi, krahasuar me problemet e mëparshme.?
Nisja e një biznesi nga investitorët e huaj në Shqipëri, u shpreh kryeministri, do të gjejë gjithmonë mbështetjen e qeverisë shqiptare, e cila ka hartuar dhe miratuar një kuadër të qartë ligjor, që do të shërbejë si shtysë për zhvillimin e këtyre investimeve, duke nisur nga sistemi i taksave, kontributet shoqërore për të punësuarit, etj. ?Kur dikush nis një biznes në sektorin e manifakturës në Shqipëri ne nuk i kërkojmë kontributet për vitin e parë. Për çdo vend të ri pune kompania nuk duhet të paguajë kontributet shoqërore. Kjo për faktin sepse ne e konsiderojmë këtë vit të parë edhe si një vit të rëndësishëm. Kështu që paguan shteti kontributet shoqërore. Kemi miratuar një ligj në të cilin kemi vendosur që të gjitha të ardhurat që shtetit i merr nga tatimi mbi fitimin i kompanive të manifakturës, i kthehen mbrapsht këtij sektori për të gjitha ato sipërmarrje që paraqesin projekte inovacioni dhe për projekte investimesh që sjellin vende të reja pune. Me pak fjalë, një sipërmarrje e fortë, një sipërmarrje e shëndetshme nuk paguan asgjë, sepse atë që paguan si tatim mbi fitimin e rimerr si formë mbështetje për inovacion, për investime dhe vende të reja pune dhe praktikisht operon pa taksa.?
Kryeministri i ftoi sipërmarrësit që të gjithë së bashku të rikthejnë në ditët e sotme, bashkëpunimin e suksesshëm shekullor mes Venecias dhe Shqipërisë. ?500 vite më parë paraardhësit tanë kishin kuptuar gjithçka dhe bënin që në atë kohë vajtje-ardhje ndërmjet Venecias dhe Shqipërisë. Ndoshta është koha për ta kujtuar dhe për t?u kthyer 500 vite më parë, për të rinisur sepse kemi kaluar 500 vite dhe s?kemi kuptuar asgjë,? – shtoi jo pa humor Kryeministri gjatë bisedës prej 2 orësh me sipërmarrësit mjaft të interesuar për vendin tonë.
Gjatë qëndrimit Kryeministri Rama ka vizituar gjithashtu edhe disa fabrika të specializuara për përpunimin e letrës dhe prodhimit të ambalazheve.
Partia Demokratike e opozitës zhvilloi sot Kuvendin Kombëtar...
Në votimin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar t...
Grida Duma shpërthen sërish. Këtë hërë jo në nje miting por ...
Sali Berisha lideri historik i PD, ka folur menjehere pasi k...
Nga Lulzim BashaJam i lumtur të jem me ju sot, në Kuvendin m...
Nga Sali BerishaSë pari përshëndetjet e mia më të përzemërta...
Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu ka bërë...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bash aka zgjedhur Kuve...
Më në fund vjen një zhvillim pozitiv dhe për tu përshëndetur...
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet sot, p...
Fjala e Kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme në Kuvend:...
Rritja e buxhetit për Ministritne e Punëve të Brendshme ësht...
Kuvendi i PD, duket se ka sjellë debatet dhe problemet e par...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti përfaqësu...
Kryeministri Edi Rama ka qenë mjaft i tensionuar me disa nga...
Pas zërave të fundit se Shërbimi Informativ Shtetëror ka për...
Nga Sali BERISHAA doni me skandale nga Beluli, pyet Edi Rama...
Kërkesa e firmosur nga 39 deputetë të Kuvendit për shkarkimi...
Opinioni publik në mbarë vendin është tronditur nga skenat e...
Deputetët demokratë të komisioneve parlamentare analizojnë n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...