Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Rritja e buxhetit për Ministritne e Punëve të Brendshme është një rezultat historik i cili rrit forcën e Policisë së Shtetit në mbrojtjen e rendit dhe sigurisë për qytetarët, tha të enjten gjatë punimeve në seancën plenare te Kuvendit ministri i Punve të Brendshme, Saimir Tahiri.
Duke folur për rishikimin e buxhetit, Tahiri u shpreh se Ministria që ai drejton nga këto ndryshime përfiton gati 3.7 milion dollare, të cilat përbëjnë 45% të planit fillestar të investimeve.
?Nga janari i këtij viti përpunuam një plan të detajuar duke konceptuar jo vetëm veprimet operacionale, por edhe veprimet me komunitetin dhe bashkëpunim me komunitetin për parandalimin dhe luftën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Në mars të këtij viti, bëri të ditur Tahiri, asgjesuam parcelën e parë në qarkun e Beratit dhe mbërrijmë në shtator me 2214 parcela të mbjellur me kanabis në Republikën e Shqipërisë, ku janë shkatërruar 530 mijë bimë kanabis, që është më shumë se të gjitha rrënjët e shkulura nga qeveria e mëparshme në vitet 2008-2013 të marra së bashku?, tha Ministri i Punëve të Brendshme.
Tahiri krahasoi rezultatet e arritura gjatë këtij viti me rezultatet e viteve të shkuara. ?Ne kemi sekuestruar 101.7 ton drogë që është më shumë se droga e sekuestruar nga qeveria e mëparshme gjatë viteve 2008-2013 të marra së bashku. Janë gjithsej 1918 proçedime penale nga Janari deri Shtator, 1058 të arrestuar dhe 187 persona në kërkim. Si pasojë e këtij operacioni janë shkatërruar 41 grupe kriminale që merrenin me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike dhe janë marrë proçedim penal 9 të zgjedhur vendor?, nënvizoi Ministri Tahiri.
Kreu i dikasterit të rendit dhe sigurisë vijoi më tej duke sqaruar se në rast se droga e asgjesuar dhe sekuestruar nga Policia e Shtetit nga Janari deri në Shtator do të përfundonte në tregun e vendeve ku ishte destinuar, vlera e shitjes para shkollave, lokaleve, pra vlera e shitjes në konsumatorin e fundit, do të ishte 6.4 miliard dollarë. ?Unë e kuptoj që kjo shifër trondit cilindo, e kuptoj dhe habinë, por këto janë para që kanë xhiruar në dorën e kriminalitetit për të furnizuar kulturën e pandëshkueshmërisë, informalitetit, korrupsionit dhe për të blerë mundësinë për të bërë kriminalitet në Republikën Shqipërisë dhe jashtë saj. Prandaj, vijoi Tahiri shtesa qe i jepet MPB dhe Policisë së Shtetit nga ky buxhet që miratojmë sot është 372 milion lekë ose 3.7 milion dollarë, kjo është 45 % të planit fillestar të investimeve në MPB.?
?Po sot qeveria po shton në buxhetin e MPB dhe Policia e Shtetit 45 % më shumë investime se ato parashikuar në planin fillestar të investime dhe sigurisht hera e parë në historinë e MPB dhe Policia e Shtetit që shtohet buxheti në këtë mynyrë dhe këto shifra janë më shumë siguri për qytetarët dhe sipërmarrësit dhe për rezultate më të forta në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike.?, nënvizoi Tahiri. Ministri i Brendshëm për të faktuar rëndësinë e këtij shtimi buxhetor, risolli në vëmendje faktin se Policia e Shtetit ka dhe disa borxhe për të shlyer.
?Ne kemi trashëguar një borxh 22 milion dollarë që e kemi gjetur nga qeveria e kaluar dhe që sot administrata duhet t?i paguaje ndaj të tretëve qofshin këta investitorë, ndaj të tretëve, që janë më shumë qytetarë të cilët kanë vendime gjyqësore që peshojnë sot mbi administratën, vendime gjyqësore të formës së prerë të cilat duhen të paguhen?, tha ai.
Në fund të fjalës së tij, Ministri i Punëve të Brendshme u shpreh i lumtur për këtë rishikim buxheti, pasi këto janë të gjitha një buxhet i shtuar jo si shkak i privatizimeve në mes të vitit por si shkak i mirë administrimit fiskal dhe si pasojë është shtuar buxheti MPB për të forcuar kapacitetet teknollogjike për të forcuar kapacitetet infrastrukturore dhe për ta bërë Policinë e Shtetit më të aftë dhe më shumë mundësi për të luftuar krimin e organizuar kurrupsionin dhe trafiqet e paligjshme. ATA
Kuvendi i PD, duket se ka sjellë debatet dhe problemet e par...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti përfaqësu...
Kryeministri Edi Rama ka qenë mjaft i tensionuar me disa nga...
Pas zërave të fundit se Shërbimi Informativ Shtetëror ka për...
Nga Sali BERISHAA doni me skandale nga Beluli, pyet Edi Rama...
Kërkesa e firmosur nga 39 deputetë të Kuvendit për shkarkimi...
Opinioni publik në mbarë vendin është tronditur nga skenat e...
Deputetët demokratë të komisioneve parlamentare analizojnë n...
Mark Marku shprehet kunder rishkrimit të historisë nga një ...
Kryeministri Edi Rama ka postuar ditën e sotme në rrjetin so...
Kryeministri Edi Rama reagoi pas ngritjes së akuzës ndaj dy ...
Deputeti i PD, Eduard Selami i kërkon prokurorisë të thelloj...
Lushnja ishte sot, ndalesa e radhës e Kryeministrit Edi Rama...
Kryetari i Partisë Demokratike të Pogradecit denoncon sjellj...
Prokuroria e Përgjithshme ka marrë të pandehur tre deputetë,...
Suksesi në luftën kundër korrupsionit edhe si element i sigu...
Parlamenti do të zbatojë ligjin për dy anëtarët e KLD, Elvis...
Të flasë Edi Rama për luftën ndaj korrupsionit, është si të ...
-Vizita historike e Papa Françeskut pati dje disa kulme qe n...
Për herë të parë në rrugët e vendit vendoset një teknologji ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...