web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha është rikthyer, por askush nuk e thotë

9 Gusht 2014, 09:07, Politikë CNA

Nga Vladimir Karaj

Një vit pas dorëheqjes nga drejtimi i PD-së, Sali Berisha mbetet figurë dominante e skenës politike shqiptare. Politika e ?zero tolerancës? ndaj dyshes Rama-Meta dhe raportet e tij të brendshme në partinë që po synon të reformohet

Sali Berisha nuk pranoi dje t?i përgjigjej pyetjes nëse PD do të marrë pjesë në zgjedhjet e 2015-ës. ?Është problem specifik partie. Këto në daljen javore t?ia drejtoni direkt kryetarit të partisë dhe jo mua, një njeri që jam i prirur të zbatoj vendimet e partisë?. E thënë nga Sali berisha fotoBerisha, në takimin e tij të djeshëm me gazetarët, njeriu që për një pjesë të të tijve është ende lideri i adhuruar dhe për shumicën (të paktën kundërshtarët) kryetari de fakto i PD-së, kjo s?ka sesi të mos të të krijojë njëfarë habie. Deri një vit më parë, PD ishte Berisha dhe Berisha ishte PD. Kështu të paktën shpreheshin qartë zyrtarë të lartë të kësaj partie, jo rrallë të etiketuar si ?pasardhës? të Berishës. Kur një vit më parë, mes ngashërimit të një pjese, solemnitetit të pjesës tjetër dhe ankthit të atyre që nuk e dinin si do të reagonte ai pas humbjes së zgjedhjeve, ish-kryeministri dhe ish-kreu i PD-së deri në atë çast i padiskutueshëm dha dorëheqjen, duke i hapur rrugë një procesi zgjedhjesh brenda partie. Mjaft e përshëndetën këtë si shenjë të një jete të re politike në PD. Shumë, sigurisht që e përfytyruan Berishën në pension politik, ashtu siç propagandonte në fushatë kreu i socialistëve, tani kryeministër Edi Rama. Megjithatë, Berisha i ka surprizuar të gjithë. Ata që u ngashëryen se do iu mungonte dhe e shihnin largimin e tij si dramë, nuk kanë vuajtur prej kësaj. Ai ka qenë mjaftueshëm prezent dhe i rëndësishëm në jetën politike në vend, sa pakkush ia ka ndierë mungesën. Ata që ishin të lodhur prej tij dhe që për këtë e votuan kundër, kanë dalë më të zhgënjyer prej asaj që ndodhi në këto 300 ditë të njërit prej personave me më shumë pushtet në vend dhe drejtues për të paktën 13 vjet; 5 si President dhe 8 si kryeministër.

Dorëheqja si jotërheqje!

Kundërshtarët politikë nuk kanë lënë rast pa i përmendur ndikimin në zgjedhjet në PD, por edhe forcën që ai ka ende apo rivalitetin e supozuar mes tij dhe kryetarit të zgjedhur Lulëzim Basha.  Ish-kryeministri praktikisht nuk është tërhequr qoftë edhe një ditë të vetme nga jeta politike e vendit, duke luajtur në më të shumtën e rasteve rolin e ?policit të keq? që kemi parë në filma, duke i lënë pasardhësit të tij, Bashës, të luajë rolin e të moderuarit. Ai filloi ta akuzonte ashpër qeverinë ?Rama-Meta?, siç e ka pagëzuar, që në moment kur kjo as kishte lindur, ende pa u mbledhur Kuvendi i ri. Berisha u hodh në sulm duke akuzuar për vjedhje të zgjedhjeve që qeveria e tij i administroi dhe për banda e grupe kriminale të organizuara, paratë e të cilave u përdorën sipas tij për të blerë vota. Ata që prisnin një analizë të thellë humbjeje u zhgënjyen të parët. Berisha dhe as PD në fakt kanë renditur deri më sot vetëm argumente dhe arsye jashtë tyre, duke akuzuar kryesisht kundërshtarin.

Kjo ishte shenja e parë e një tërheqjeje përgjysmë. Kuvendi i ri, po ashtu riprovoi se Sali Berisha jo vetëm që nuk do pensionohej, por do të luante një rol jo të vogël në opozitën e re me numra të reduktuar.  Fjalimet e tij në Kuvend ishin më të gjatët. Ndërhyrjet e tij më të shpeshtat dhe debati i tij me Ramën i kapërceu jo njëherë kufijtë e etikës (nga të dy palët), deri sa ky i fundit u zotua se nuk do të replikonte më në asnjë rast me ish-kryeministrin.

Jo njëherë, akuzat e Berishës ishin disa shkallë më të rënda se ato që PD zyrtare e drejtuar nga Basha artikulonte. Ka shumë që mendojnë se ky ekstremizëm e pengon PD të bënte përpara. Nga ana tjetër, krijoi një dallim të qartë në opinionin publik rreth dy drejtuesve: Liderit historik siç i referoheshin Berishës dhe kryetarit të saj Lulzim Basha. Një formë që duket se shërbeu jo pak për të ndarë profilet publike dhe për t?i dhënë Bashës mundësinë që t?i jepte publikut një fytyrë ndryshe të partisë që drejtohej prej tij.

Fakti që Berisha ndërkohë mbeti në Kuvend e bëri atë dashje- padashje figurë referencë në veprimet e grupit parlamentar. Të gjithë e mbajnë mend momentin kur ai u ngrit të braktiste seancën, dhe në të njëjtën kohë i bëri me dorë të tijve të ngriheshin, ndërsa Rama prezantonte programin e qeverisë së re. Lëvizja e Berishës u pasua automatikisht nga ngritja në këmbë e gjithë grupit. Kjo duket se nuk ka ndryshuar. Berisha është udhëheqësi i padiskutueshëm i grupit parlamentar të PD-së. Vendimet apo toni i tij përcakton rrjedhën e diskutimit dhe ka qenë ai që ka marrë vendimet për të braktisur seancat. Përballë kësaj, kreut të PD-së Lulzim Basha i është dashur të pasojë këto vendime ose t?i ?korrigjojë? ato duke i transformuar bojkotet në largime të pjesshme dhe zbutur në njëfarë mënyre qëndrimet e ashpra.

Prej kohësh tashmë është bërë rutinë që shtypi, pasi të marrë një reagim zyrtar të PD-së kundër një vendimi të qeverisë, do duhet të presë një reagim disa herë më të ashpër të Berishës. Fillimisht ai kishte vetëm Facebook. Ai ka faqen më të madhe të një politikani shqiptar në rrjet dhe ndoshta më të madhen në rajon, edhe pse mjaft kanë hedhur dyshime rreth vërtetësisë së 990 mijë ndjekësve të tij. U duk si një zgjedhje e tij të vijonte një komunikim pothuajse informal me mbështetës dhe kundërshtarë në rrjetet sociale. Këta të fundit zunë e u shtuan në fakt thuajse çdo muaj që kalonte në opozitë. Numri i kritikave në faqe u rrit dhe po ashtu edhe mosaprovimi për qëndrimet e tij. Fshirja ende e pasqaruar e serverit të Tatimeve ishte nga ana tjetër moment deciziv që e nxori sërish Berishën para mediave njësoj si në kohën kur ishte kryeministër. Takimet e gjata, fjalimet po aq të gjata, të mbushura me akuza për kundërshtarin. Fillimisht kjo u bë larg selisë së PD-së, por rikthimi i konferencave brenda kësaj selie nuk qe i vonë, megjithëse nuk janë pak që i shohin këto ndërhyrje si pengesë që PD të ketë tashmë një profil të ndryshëm.

Konferenca e fundit sidoqoftë, ajo e djeshmja, u bë sërish jashtë zyrave të PD-së. Ajo erdhi menjëherë pas takimit që kreu i partisë, Lulzim Basha zhvilloi me drejtuesit e rinj të zgjedhur në rrethe. Këta të fundit, edhe pse nuk mund të thuhet se janë jashtë ndikimit të tij, janë ndër të tjera ?njerëz të Bashës?. E ndërsa grupi parlamentar kontrollohet dhe është nën ndikimin e Berishës, kjo edhe pse ai i ka zgjedhur dhe është figura më autoritare mes tyre, PD po merr një pamje të re jo jashtë ndikimit të tij, por ky dukshëm ka qenë më i zbehtë. Kjo nuk do të thotë nga ana tjetër që pushteti i Berishës është zbehur.

Berisha ?style?

Duke qenë kundërshtari më i ashpër i qeverisë, duke kundërshtuar çdo nismë të saj (përveç pjesëmarrjes së grave në të, e vetmja gjë për të cilën e ka përgëzuar), ai i ka siguruar vetes gjithmonë vend në media dhe në faqet e para. Qëndrimet e tij kanë qenë ndonjëherë edhe më radikale sesa mund të përkraheshin edhe prej radikalëve dhe në këto qëndrime, jo pak herë janë lexuar qartë rënie të ndjeshme të përkrahjes për të edhe mes adhuruesve në rrjetet sociale që e quajnë: ?mbret?, ?udhëheqës të ndritur? e të ngjashme me këto. Qëndrimi i tij për Lazaratin për shembull mund të llogaritet si një prej këtyre rënieve jo të vogla. Por ai nuk ka qenë vetëm njëherë kundër. Berisha është padallim kundër thuajse gjithçkaje që qeveria bën publike, duke përdorur shpesh argumente të ngjashme. Ai akuzon qeverinë ?Rama-Meta? se i ndërmerr vendimet për të përfituar ekonomikisht. Dënimi i tij nga Byroja e Kuvendit dhe qëndrimi i tij i pakompromis me qeverinë ishte një nga arsyet që e la opozitën jashtë vendimmarrjes për Reformën Territoriale dhe jashtë diskutimit të saj në kuvend.

Nga ana tjetër, ashtu siç tha kur u dha dorëheqjen, ajo nuk qe një lamtumirë. ?Madje nga unë, PD-ja, anëtarët dhe mbështetësit e saj, nuk do të dëgjojnë ndonjëherë fjalimin e lamtumirës, për faktin e thjeshtë se ai do të ishte një fjalim, të cilin unë s?do mund ta lexoja kurrë?, tha Berisha atëherë. Ai mbetet edhe sot një nga personat më me ndikim në jetën politike në vend. Marrëdhëniet e tij me Presidentin, Prokurorin e Përgjithshëm apo kreun e SHISH, të cilët janë zgjedhur me përkrahjen e tij, nuk duket se janë cenuar nga dalja në opozitë. Ai i ka mbrojtur pas çdo deklarate të shumicës kundër tyre, ashtu siç ka bërë me gjyqësorin apo KLD që për shumë janë nën ndikimin dhe drejtimin e tij. Kundërshtarët madje nuk ngurrojnë as t?i shohin si ?vartës? të ish-kryeministrit. Nga ana tjetër, ai duket se do duhet të lëshojë ngadalë terren për drejtimin e ri në PD. Fjalimi i Lulzim Bashës dy ditë më parë kishte fjali mjaft domethënëse. ?Mendësia e partisë së mbyllur në një rreth të caktuar apo të përjetshëm emrash e mbiemrash nuk është mendësia jonë?, -tha kreu i ri i PD-së. Berisha ishte ulur në krah të tij. Kjo sigurisht nuk është një shpallje lufte për pushtet brenda partisë. Berisha bëri gjithçka që një të tillë të mos kishte, por është shenjë e një partie që do rinovohet ndjeshëm.

MAPO.Al





12:41 Politikë

Rama inorizon PD-në

Pas konferencës për shtyp nga selia e PD-së nga deputeti Kas...

Lajmet e fundit nga