Irfan mashtruesi nuk paguan rrogat e gazetarëve
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Nga Mero Baze
Ka disa pika të errëta në skandalin e Bankës së Shqipërisë, për sqarimin dhe zbardhjen e të cilave është e nevojshme që hetimi të zhvillohet duke mos qenë më në zyrën e guvernatorit, Ardian Fullani. Skandali i rreth 7 milion dollarëve, është një tregues i veprimtarisë së papërgjegjshme drejtuese të Bankës Qendrore, që mund të na çojë në skandale shumë më të mëdha, nëse hetohet me përgjegjësi.
I pandehuri Bitraj dhe 9 të arrestuarit si përgjegjës për vjedhjen, mund të na ilustrojnë metodikën e papërgjegjshme të drejtimit të bankës, por jo gjithë pasojat e papërgjegjshmërisë. Ato mund t?i zbulojë një hetim i thellë, i pandikuar politikisht dhe jashtë presionit të të qëndruarit në zyrë të Ardian Fullanit. Ky i fundit nuk ka zbuluar vjedhjen, dhe po të ishte për të, kjo situatë e papërgjegjshme do të vazhdonte.
Ka disa hallka veprimi në bankë, që provojnë se ai ka prodhuar me ndërgjegjie këtë situatë. Një prej tyre dhe më e rëndësishmja, është mënyra se si bëhet auditi në Bankën e Shqipërisë. Auditi duhe të bëhej i licensuar me ligj nga parlamenti, përfshi dhe kontrollin e thesarit . Kjo gjë nuk ka ndodhur për shumë vite. Skandali është se kompanitë e audititi janë zgjedhur nga vetë Fullani, biles në rastin e fundit dhe kompani me probleme. Në këtë mes ngrihen dyshime serioze mbi mënyrën se si është ruajtur thesari, si janë prerë lekët, dhe më keq akoma, tek fakti se mungesa e lejuar e auditit të ligjshëm është një alibi e pushtetit të shkuar për të përdorur Bankën Qendrore për interesa politike, duke imituar një krizë të ngjashme si ajo e Greqisë. Në këtë pikë të shtohen më shumë dyshimet kur shikon Berishën që bën si i dhimbsur, se mos destbalizohet sistemi bankar nëse hetohet Fullani. Sistemi ynë bankar ose është i kalbur, ose nuk është dhe kjo duhet verifkuar. Ikja e Fullanit e bën me imunitet më të sigurt Bankën dhe do të nxjerrë të vërtetën e asaj çfarë ka lëvizur në parpaskenë politika e Berishës në sistemin bankar.
Një tjetër hallkë problematike brenda Bankës Qendrore që duhet hetuar, janë transaksionet e bankave të nivelit të dytë dhe politikat preferenciale të Fullanit për të favorizuar bankat me lidhje të forta politike me pushtetin e djeshëm. Këtu mund të dalin histori të rënda të papërgjegjshmërisë së guvernatorit dhe arsyeve pse ai është sot i vetmi monument korrupsioni që mbrohet nga shteti.
Hetimi i hajdutëve të xhepave të bankës, siç është rasti Bitraj, është gjëja më e thjeshtë dhe më pa rrezik. Pavarësisht pretendimeve publike të Bankës, Bitraj është dorëzuar vetë më 21 korrik me qetësi dhe pa asnjë thirrje nga policia. Ai u ka treguar të afërmëve të vet një ditë më parë për aktin që do kryente, dhe ka të dhëna të besueshme se është bindur të vetëdorëzohet nga lajmi se një punonjëse banke që kish abuzuar me 2 milionë euro u dënua me punë vullentare 50 euro dita. Është e besueshme që ai ta ketë parë si rast oportun që të vetëdorëzohet, pasi kishte hyrë në një telash me drejtuesit e bankës pas një kontrolli një javor tek një filial thesari i bankës. Ai padyshim është një abuzues i rrumpallës në Bankën e Shqipërisë, por laku drejt po ngushtohej jo se po fuste ndonjë lek në xhep, por se po mësonte më shumë se ç?duhej për xhepat dhe gropat e mëdha të Bankës. Edhe kjo hallkë duhet hetuar deri në detaje.
Është banale që kjo histori të trajtohet si histori me hajdutë xhepash e para të futura në brek. Sistemi i sigurisë së bankës është perfekt. Aty ka 50 roje në thesar dhe për të hapur një derë duhet të jenë tre persona njëkohësisht me gishtat mbi derë dhe tre retina sysh që i njeh sistemi. Pra, as që bëhet fjalë të jetë një vjedhje e rëndomtë, por është një procedurë e prodhuar për të shfryrë abuzimet që janë bërë në bankë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka hetuar deri më sot hallkën e transaksioneve, por ende nuk ka hyrë në thesar, ndërsa nuk bëhet fjalë për asnjë auditim serioz nën drejtimin e Fullanit.
Për gjtihë këto arsye profesionale, hetimi në Bankën e Shqipërisë, nuk mund të bëhet me guvernator Ardian Fullanin. Nën drejtimin e tij, Banka u kthye në një insitucion vulgar, duke goditur asetin e saj kryesor, besimin tek publiku. Ajo godinë dhe sidomos ajo gjë e trashë, që e drejton atë, nuk prodhon dot më besim për publikun shqiptar. Ai duhet të dalë një orë e më parë jashtë godinës . Ky është hapi i parë i rikthimit të besimit tek Banka Qendrore, pasi besueshmëria e saj sot është në pikën më të ulët.
Zemërimi i publikut me të është në pikën më të lartë. Askush të mos spekulojë me faktin se është muaji gusht , se nuk ka parlament të mbledhur dhe se qytetarët janë me pushime. Gushti ikën shpejt, por besimi se me Fullanin në krye kemi bankë, nuk vjen më kurrë. Është më mirë të ikë tani, që zemërimi ende nuk ka marrë formën e strukturuar në protesta, dhe që ende qytetarët nuk e kanë marrë në dorë fatin e zemërimit të tyre. Askush mos të mendojë se njerëzit kompleksohen ngaqë në krye të protestave mbijnë gjithmonë protestaxhinj të stërpërdorur. Kjo ndodhi dhe me armët kimike. Dhe ato deshën t?I keqpërdorin. Por, vjen një ditë, dhe ajo është vetëm një ditë, kur masa kritike e protestës, tejkalon emrat, pseudonimet, partitë karagjoze që duan të degradojnë zemërimin popllor dhe delexhinjtë e protestave. Vjen një ditë që zemërimin e përfaqësojnë qyetarët dhe ajo pastaj do të jetë vërtet ditë e zezë jo vetëm për Bankën, por dhe Bandën që e mbron atë politikisht. Është mirë që Fullani t?i dorëzohet drejtësisë, sot, nesër, sa më shpejt të jetë e mundur. Shqiptarët duhet ta shikojnë atë para një prokurori duke dhënë shpjegime që të qetësohen. Nuk na intereson fati i tij fizik, a do dënohet a jo, a do paguajë a jo. Na duhet të iki nga Banka për të filluar të rritet besimi tek Banka. Vetëm Sali Berisha që ka bërë pisllëqe me të pafund në kurriz të shqiptarëve, mendon se qëndrimi i tij në krye të Bankës rrit besimin tek Banka. Shqiptarët mendojnë të kundërtën. Sa më shumë kohë t?i japim Fullanit në krye të Bankës, aq më shumë shanse i kemi dhënë mosbesimit tek Banka dhe zemërimit. Berisha nuk e ka kuptuar kurrë në jetën e tij politike, kur nuk duhet të mbrojë dikë që është në shenjëstër të shqiptarëve.
Në atë godinë, dhe fiks në atë në zyrë ku rri sot Ardian Fullani, në vitin 1997 rrinte Vehbi Alimuça dhe ajo ndërtesë ishte seli e kompanisë VEFA. Sot është seli e përkohshme e Bankës Qendrore dhe njerëzit janë sërisht para saj. Vetëm Berisha ikën nga pushteti, duke na lënë gjithnjë të njëjtën histori pirmadash. Bile dhe të njëjtët personazhe të trashë në krye të tyre. Shqiptarët do fillojnët ë ribesojnë tek Banka e tyre kur të iki Fullani dhe do t?u rikthehet besimi tek politika, kur të mos jenë aleatë me Fullanin. Nëse ka një rrugë për të rritur besimin tek politika, tek bankat, tek shteti, është ikja e Fullanit. Çdo rrugë tjetër është anarki dhe një plagë e re mbi trupin e dërrmuar të Shqipërisë nga këta barkëderra që na rruajnë paratë!
Deklaratë e deputetit Oerd BylykbashiSeanca e 31 korrikut e ...
Pezullim liccencash dhe mbyllje të aktiviteteve të disa prej...
Deklaratë e zëdhënëses te PD, Laura VorpsiPartia Demokratike...
Kastriot Islami, mesazh per oligarkine, edhe Fullani pjese e...
Avokat Spartak Ngjela kerkon largimin e Fullanit dhe perball...
Minoriteti etnik maqedonas në Shqipëri shprehet kundër refor...
Deklaratë e koordinatores për mediat, Silvi Bardhi Prej 24 ...
Ish Ministri i Financave, Ridvan Bode shpjegon skandalin qev...
Nje nga te vetmet zera qe ka artikuluar piublikisht, kerkese...
Nga Mero BazeGuvernatori i Shqipërisë është sot padyshim i v...
Ja cfare shkruan ne FB, Kastriot Islami per veprimet e fundi...
Link video: http://youtu.be/Ls7-Zeiyz9oGazetarja: Zoti Beris...
Ish kreu i qeverise Sali Berisha e quan shkelje te kushtetut...
Basha: ‘’Dyshja Rama –Meta, nuk kanë tjetër parim apo vlerë ...
Ministria e Bujqësisë ka ngritur Task Forcen për verifikimin...
Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, përgënjeshtron z...
Deklaratë e deputetes Liliana Elmazi23 ditë më parë, Edi Ram...
Deputeti Halimi denoncon kapjen dhe gjunjëzimin e sistemit g...
Zv.Kryeministri Niko Peleshi, i shoqëruar nga Kryetari i Bas...
Deputeti Ristani denoncon si antikushtetuese dhe kapje te sh...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...