Librazhd/Zjarr në parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në parkun Kombëtar Sh...
Banka e Shqipërisë ka thënë përmes një deklarate për shtyp, se ka larguar të gjithë përgjegjësit për vjedhjen e 7.13 milion dollarëve.
Ajo thotë se do të vazhdojë të bashkëpunojë me prokurorinë për të vënë para përgjegjësisë të gjithë personat që kanë faj në vjedhjen e parave në këtë bankë.
Gjithashtu banka ka njoftuar se ka zëvendësuar disa prej pozicioneve të mbetura bosh pas arrestimeve.
?Pas konkluzioneve të grupeve të punës të ngritura me urdhrin e administratorit, me objekt konstatimin e parregullsive në funksionimin e Arkës për Veprim dhe Arkës Stok në Departamentin e Emisionit; grupit të punës për konstatimin nëse ka pasur rrjedhje të informacionit sekret shtetëror; dhe komisioneve të inventarizimit të vlerave monetare në Bankën e Shqipërisë; drejtuesit e Bankës së Shqipërisë kanë marrë masave të mëtejshme, për të mos cënuar normalitetin e të gjithë veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë në Departamentin e Emisionit, si dhe në Departamentin e Sigurimit dhe të Mbrojtjes.
Banka e Shqipërisë vijon bashkëpunimin e ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për evidentimin e çdo shkeljeje të akteve ligjore dhe nënligjore, që kanë mundësuar krijimin e rrethanave të favorshme për përvetësimin e vlerave monetare nga ish-punonjës në Bankën e Shqipërisë. Banka e Shqipërisë është e vendosur për vënien përpara përgjegjësisë të çdo punonjësi që, me veprime dhe mosveprime, ka lejuar të ndodhë kjo ngjarje e rëndë. Pas largimit nga detyra të drejtorit të Departamentit të Emisionit, Z. Dorian Çollaku, në datë 01.08.2014, në këtë detyrë është emëruar Z. Stefan Sevo, i cili është drejtues me përvojë në Bankën e Shqipërisë.
Përgjegjësi i Arkës për Veprim, Arkës Stok dhe të gjithë punonjësit e tjerë të këtyre njësive, të cilët kishin në ngarkim vlerat monetare, si dhe kontrollori mbikëqyrës, janë larguar nga puna në datën 31.07.2014, dhe pozicionet e tyre të punës sot mbahen nga punonjës të tjerë.
Pas zëvendësimeve të kryera në gjithë zinxhirin drejtues në Departamentin e Emisionit, në këtë departament ka vazhduar normalisht veprimtaria për furnizimin me sasinë e nevojshme të parasë fizike në tregun ndërbankar, dhe lehtësimin e shërbimeve nëpër sportele bankare.
Në departamentin e Sigurimit dhe të Mbrojtjes janë zëvendësuar dy operatorë monitorues, për të cilët është konstatuar se kanë shkelur rëndë detyrimet rregullative për ruajtjen dhe mirëadministrimin e vlerave monetare dhe materiale. Është emëruar gjithashtu drejtori i ri i Departamentit të Sigurimit dhe të Mbrojtjes, Z. Ilir Mollaymeri. Ky Departament vijon të kryejë funksionin e ruajtjes fizikë të të gjitha objekteve të Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Ruajtjes së Objekteve në Policinë e Shtetit.
Pas përfundimit të procesit të inventarizimit, emërimit të drejtuesve dhe të punonjësve të ngarkuar me vlera monetare, si dhe marrjes në dorëzim të detyrës prej tyre, është garantuar vazhdimësia e veprimtarisë normale të funksionit të emisionit dhe atij të sigurisë dhe mbrojtjes në Bankën e Shqipërisë, si dhe vijon puna për marrjen e masave për evidentimin dhe përmirësimin e çdo praktike dhe standardi në përmbushje të këtyre funksioneve?, thuhet në njoftim të lëshuar nga Banka e Shqipërisë.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në parkun Kombëtar Sh...
Menjëherë pasi dorëzoi kërkesën në polici për të zhvilluar p...
Në një shkrim për gazetën Panorama, ish-Presidenti i Republi...
Një 50 vjeçar ka mbetur i vdekur mëngjesin e sotëm pas përpl...
Kontrolli i Lartë i Shtetit e sheh me shqetësim faktin që au...
Nga Mitro CELADje në orën 7.00 nisa krosin nga kodrat e Liqe...
Vjedhja e Bankës së Shqipërisë zbulon një tjetër skandal.Kom...
Ardian Bitraj duket se është vetëdorëzuar në prokurori.Burim...
Irritimi i opinionit publik për rastin Fullani, vjen nga fak...
Nga Altin Goxhaj A e kuptoni pse nuk reagon klasa politike??...
Familjet lazaratase,jokultivuese të bimëve narkotike janë vl...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori ish-dr...
Mund të quhet me plot gojën “Eriku i artë”. Si në sendet e ç...
Policia e Gjirokastrës bllokoi rreth orës 01.00 të mëngjesit...
Mbetet ofertë e detyrueshme: Pogradeci është zgjedhja ideale...
Policia gjermane sekuestron 15 kilogramë kokainë, ndërsa arr...
Reforma administrativo-territoriale, e miratuar të enjten në...
Gjykata dha masën e sigurisë me burg për të akuzuarit Lavdim...
Që guvernatori Ardian Fullani bën një jetë luksi, kjo nuk ës...
Pavarësisht se është në qendër të një skandali, Banka e Shqi...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...