Ari bie pavarësisht inflacionit të lartë në SHBA, ekspertët shpjegojnë arsyet
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori ish-drejtorin e Drejtorisë së Shërbimit pyjor në Tiranë si dhe disa inspektorë pyjesh.
Pas auditit të KLSH-së rezultoi se nga neglizhenca e H.G. në cilësinë e ish-drejtorit gjatë viteve 2012-2013, janë krijuar dëme në pyje në vlerën prej 73,6 milion.
Sipas KLSH ish-drejtori ka lejuar prerjen e Parkut Kombëtar në Malin e Dajtit si dhe ka lejuar 13 subjekteve private që shfrytëzojnë gurin gëlqeror në zonën e mbrojtur ?Mali i Dajtit?.
Gjithashtu ai ka lejuar ai ka lejuar 34 subjekteve të ndërtojnë objekte në fondin pyjor kullosor duke krijuar një dëm ekonomik prej 54,2 milion lekë.
Ndërkohë KLSH ka bërë kallëzim edhe për 6 inspektorë pyjesh: I.F; E.S; M.A; Y.B; A.B dhe B.S të cilët kanë lejuar prerjen e pyllit në dy zona, atë të Malit me Gropa si dhe Malin e Dajtit. Sipas KLSH-së inspektorët kanë toleruar dhe mos ndëshkuar veprimet e paligjshme të subjekteve apo individëve.
Deklarata e plotë e KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të Programit të auditimit nr. 59/1, datë 27.01.2014 dhe nr. 59/8, datë 21.04.2014, ka ushtruar auditim në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor Tiranë, me objekt auditimi: ?Zbatimi i ligjshmërisë dhe rregullshmërisë në veprimtarinë ekonomiko-financiare dhe vlerësues? për aktivitetin e kryer në periudhën 2012-2013.
Nga auditimi i dokumenteve të vëna në dispozicion, rezultoi se:
1. H.G. në cilësinë e ish-drejtorit ka kryer veprime dhe mosveprime të kundërligjshme, të cilat bazuar në gjetjet dhe aktet e administruara në dosjen e auditimit, bien në kundërshtim referuar ligjit nr. 9385, datë 04.05.2005 ?Për pyjet dhe shërbimin pyjor? i ndryshuar, dhe ligjin nr. 8906, datë 06.06.2002 ?Për zonat e mbrojtura? i ndryshuar dhe ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 ?Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë?, i ndryshuar.
KLSH evidentoi se:
– Me neglizhencën e tij dhe të administratës së shërbimit pyjor gjatë viteve 2012-2013, janë krijuar dëme në pyje në vlerën prej 73,6 milion lekë, nga kjo në zonë të mbrojtur 61,9 milion lekë, dukemos zbatuardetyrimet e përcaktuara në ligjin nr. 9385, datë 04.05.2005 ?Për pyjet dhe shërbimin pyjor?, i ndryshuar.
– Për moszbatim të ligjit nr. 8906, datë 06.06.2002 ?Për zonat e mbrojtura?, i ndryshuar, ligjit nr. 8934, datë 05.09.2002 ?Për mbrojtjen e mjedisit? i ndryshuar, VKM nr. 402, datë 21.06.2006 ?Për shpalljen e ekosistemit natyror të ?Malit të Dajtit Park Kombëtar (me sipërfaqe të zgjeruar)?, dhe urdhrit të ministrit të MMPAU nr. 160, datë 24.01.2008 ?Për zbatimin e ligjshmërisë?, i dalë në zbatim të ligjeve dhe vendimit të mësipërm, për ndërprerjen e aktivitetit të 13 subjekteve private që shfrytëzojnë gurin gëlqeror në Zonën e Mbrojtur ?Mali i Dajtit?.
– Për lejimin e vazhdimit të aktivitetit në mënyrë të kundërligjshme të 34 subjekteve të cilat kanë ndërtuar objekte në fondin pyjor kullosor duke krijuar një dëm ekonomik prej 54,2 milion lekë, në kundërshtim me ligjin nr. 9385, datë 04.05.2005 ?Për pyjet dhe shërbimin pyjor?, të ndryshuar, ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 ?Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë?, i ndryshuar (neni 199/a-Ndërtim i paligjshëm dhe neni 200-Pushtimi i tokës, të cilët përcaktojnë shprehimisht: ?Objekt i kundërvajtjes penale janë marrëdhëniet juridike të vendosura për të siguruar regjimin juridik të tokës d.m.th. përdorimin e saj sipas destinacionit, të mbrojtura posaçërisht në legjislacionin penal nga veprimet kriminale?.
– Duke treguar neglizhencë të theksuar në zbatimin të VKM nr. 516, datë 06.07.2011 ?Për heqje nga fondi pyjor e kullosor të sipërfaqeve nga ngastrat e ekonomisë pyjore Fagë dhe Krrabë-Gurrë, Tiranë që do të përdoret nga shoqëria ?X-Y? sh.p.k. për ndërtimin e HEC-ve, ku në pikën 1 të këtij vendimi, përcaktohet sipërfaqja që hiqet prej 27,55 ha, për shkak të ndërtimit të rezervuarit dhe digës, si dhe sipërfaqja prej 1,9 ha për ndërtimi hidrocentrali. Gjithsej sipërfaqja prej 29,45 ha. Në pikën 4 të këtij vendimi, theksohet se me hyrjen në fuqi të këtij vendimi subjekti ?X-Y? sh.p.k. brenda 3 viteve, me fondet e veta duhet të pyllëzojë 10 ha pyje në ngastrat e përcaktuara nga DSHP, në bashkëpunim me njësinë e qeverisjes vendore. Është parashikuar që për vitin 2011-2012 të mbillen 3 ha, për 2012-2013 të mbillet 3 ha dhe për vitin 2013-2014 të mbillet 4 ha. Nga auditimi rezultoi se subjekti ?X-Y? sh.p.k. deri në përfundim të periudhës së auditimit nuk ka realizuar asnjë ha mbjellje të planifikuara sipas VKM së mësipërme.
– Për dëmet e krijuara në ngastrat e shfrytëzimit në ?Parkun Kombëtar Mali i Dajtit? dhe Peizazhin e Mbrojtur ?Mali me Gropa-Bizë-Martanesh?, ku është konstatuar se janë shkaktuar prerje e dëmtime të mëdha masive të këtyre pyjeve pa leje të organeve pyjore, përvetësim materiali drusor nga kundërvajtës të pyjeve, me një vlerë prej 32,3 milion lekë, shkelje të cilat bien ndesh me ligjin nr. 9385, datë 04.05.2005 ?Për pyjet dhe shërbimin pyjor? i ndryshuar, dhe ligjin nr. 8906, datë 06.06.2002 ?Për zonat e mbrojtura? i ndryshuar dhe janë ngarkuar me përgjegjësi inspektorët e pyjeve: I.F; E.S; M.A; Y.B; A.B dhe B.S.
Këta kanë toleruar dhe mos ndëshkuar veprimet e paligjshme të subjekteve apo individëve, duke mos zbatuar ligjin nr. 9385, datë 04.05.2005 ?Për pyjet dhe shërbimin pyjor?, i ndryshuar.
Për shkeljet e mësipërme, KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndaj H.G. në cilësinë e ish-drejtorit të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Tiranë dhe ndaj inspektorëve të pyjeve I. F., M. A., Y. B., A. B. dhe B. S,. të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave të mësipërme ligjore, kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të ?Shpërdorimit të detyrës?, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. KLSH i ka përcjellë prokurorisë të gjitha provat dhe dokumentacionin përkatës.
Gjithashtu, KLSH i ka rekomanduar Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Tiranë 28 masa organizative, si dhe që të ndjekë të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe të gjitha shkallët e gjykimit,për arkëtimin e detyrimeve të papaguara nga subjektet të cilat kanë marrë fond pyjor me qira.
Njëkohësisht, i ka rekomanduar Ministrisë së Mjedisit 18 masa organizative dhe propozimin për ndryshim të kreut IV të Kodit Penal, pasi një nga agresionet më të mëdha mjedisore që po vuan vendi ynë është edhe prerja e pakontrolluar e pyjeve.
Mund të quhet me plot gojën “Eriku i artë”. Si në sendet e ç...
Policia e Gjirokastrës bllokoi rreth orës 01.00 të mëngjesit...
Mbetet ofertë e detyrueshme: Pogradeci është zgjedhja ideale...
Policia gjermane sekuestron 15 kilogramë kokainë, ndërsa arr...
Reforma administrativo-territoriale, e miratuar të enjten në...
Gjykata dha masën e sigurisë me burg për të akuzuarit Lavdim...
Që guvernatori Ardian Fullani bën një jetë luksi, kjo nuk ës...
Pavarësisht se është në qendër të një skandali, Banka e Shqi...
Kishin planifikuar të vinin në Shqipëri për të kaluar pushim...
Komisariati i Policisë Nr.4 në kryeqytet sekuestroi dhe asg...
Banka Qendrore ka shkarkuar nga detyra dy drejtorë të saj, t...
Ministri Ilirjan Celibashi ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme...
Arrestohen dy shtetas grekë në pikën kufitare të Tre Urave n...
Policia ka arrestuar edhe personin e gjashtë në kërkim për v...
Administratorja e falimentit te firmës piramidale “Sude”, Mi...
Rruga nacionale Tirane – Peshkopi prej eshte bllokuar per sh...
Kompania ajrore serbe ”Air Serbia” fillon shërbimin e ri të ...
Efektivat e policisë së Komisariatit të Pukës asgjësuan mëng...
Aktori Jamie Foxx raportohet se është në bisedime për të lua...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...