Hantke: “Reformat e domosdoshme bëhen vetëm me përfshirjen e qytetarëve.”
Intervistë ekskluzive për DW e Frank Hantke, drejtor i Zyrës...
Nga Mero Baze
Edi Rama dhe Andrea Marto janë dy personazhet që vendosën sot fatin e betejës për reformën administrative në parlament. Edi Rama u tërhoq me diplomaci nga një frymë e pasinqertë dhe provokative në bllok ndaj pakicës greke në Delvinë dhe mori vetë përsipër betejën për të mbrojtur variantin e riorganizimit të Bashkisë së Himarës, duke relativizuar protagonizmin e Kokëdhimës. I dyti, Andrea Marto, mori përsipër të votojë ligjin pas tërheqjes së shumicës nga gjesti provokativ i Kokëdhimës në Livadhja, ku për t?i shtuar ca toka më shumë fermës së Xarrës, u gdhi çam.
Vendosmëria e Edi Ramës për t?i dalë vetë zot riorganizimit territorial të Himarës, duke e zhveshur atë nga rivaliteti Kokëdhima- Dule, e bën më serioz shtetin shqiptar dhe më të qartë debatin e shkaktuar nga ky riorganizim. Fjalimi i tij në parlament ishte një sinjal i qartë se ai do t?i dalë zot dhe në të ardhmen këtij problemi dhe se është gati të paguajë kostot poltike dhe diplomatike që mund të vijnë prej tij.
Debati u fut në rrugë tërësisht antishqiptare, duke u orientuar tek fakti a ka pakicë apo shumicë greke në Himarë dhe jo tek fakti se sa funksional është ky riorganizim.
Edhe fjalimi i Ramës në Kuvend ishte populist dhe në thelb kënaqte ata që vetë ua kishte ngritur mendjen, që Himarën po e merr greku. Himara nuk po zgjerohej drejt Greqisë, por drejt Labërisë dhe Sarandës, duke u bërë më e madhe dhe më e gatshme për t?u keqpërdorur nga grekët si një llokmë më e madhe, nëse kjo logjikë idiote do të vazhdojë të funksionojë. Ajo nuk po bëhej siç ka qenë në kohë të Zogut bashkë me 35 fshatra të Labërisë, përfshi zemrën e Labërisë, Progonat, Nivicë e Kuç, siç duan ta paraqesin ?patriotët? e orëve të fundit. Sa për Labërinë, kjo reformë e varrosi si koncept gjeografik, etnografik dhe si identitet kulturor. Labëria, jo vetëm që nuk mori Himarën, siç duan të mashtrojnë, por u nda në 6 pjesë. Një pjesë shkoi me Gjirokastrën, një pjesë shkoi me Delvinën, një pjesë shkoi me Tepelenën, një pjesë shkoi me Selenicën, një pjesë shkoi me Vlorën, dhe copëza më e vogël me Himarën. Asgjësim të tillë gjeografik, etnografik, politik dhe kulturor nuk i është bërë ndonjë krahine. Sot s?ka më Labëri, por të gjithë kanë nga një copë prej saj. Ndaj kur spekulohet me patriotët e Vranishtit, të paktën mos keqpërdorni ?dashurinë? për Labërinë, pasi është ende i freskët varri që i bënë.
Fjalimi i Ramës qe i mrekullueshëm për ata që donin të dëgjonin, të kundërtën e frikës që u ka ngjallur takimi Dhima- Kokëdhima, ku u ndërkombëtarizua një çështje administrative, vetëm që Kokëdhima të merrte në duar tapinë e Himarës së madhe. Më tej akoma, citimi i Çabejt prej Ramës është një gjest që duhet parë më me vëmendje se sa një citim.
Çabej është një studiues i thellë, i cili të ndihmon të kuptosh rrënjët shqiptare, por nuk të ndihmon tek beteja e sotme. Beteja e sotme nuk kishte nevojë për Çabejin. Nuk ishim duke diskutuar përbërjen etnike të Himarës dhe as origjinën e banorëve të saj. Nuk ishim duke bërë skanerin etnik, historik dhe etimologjik të Himarës, por një ndarje administrative. Unë besoj se Rama ra në këtë grackë të retorikës prej formimit të tij kulturor, adhurimit për Çabejin dhe dëshirën për të mbrojtur vendimin, por e futi debatin në rrugë të rrezikshme, pasi foli për ekzistencë ose jo të një pakice etnike në Himarë. Çabej është një kolos që të ndihmon të mbrosh rrënjët shqiptare, por nuk është mirë të thirret në ndihmë për të vjelë portokallet e Palasës dhe Himarës. Nëse Ramën e shtyu drejt tij formimi i tij kulturor dhe adhurimi për Çabejn, po ia pranojmë. Nëse e shtyn drejt tij, ideja e një kursi të ri nacionalist modern, atëherë është një lajm i ri që ka për të na bërë të harrojmë Kokëdhimën shpejt.
Për këtë aryse, vlen fakti që Edi Rama e mori përsipër vetë këtë çështje, si një projekt qeveritar. Ai e bëri këtë pasi u reflektua me seriozitet rreth çështjes së Komunës së Livadhjasë, ku u rikthyen në normalitet disa fshatra që ishin ndarë prej saj për hesape thjesht elektorale dhe disa interesa biznesi me tokat bujqësore në funksion të planeve të biznesit të superdeputetit të Vlorës. Ky ishte një qëndrim diplomatik i Ramës, i cili lëshoi pe në një problem të paarsyeshëm dhe i doli zot vetë një problemi delikat, që nëse ngelej në dorë të Kokëdhimës, do bëhej me keq se pallatet e tij në Himarë.
Qëndrimi i LSI në këtë histori ishte racional dhe luajal, duke ofruar zgjidhje më racionale dhe duke ruajtur koalicionin, duke shmangur kështu dhe boshllëkun tinzar që lë PD në këtë histori.
Në këtë pikë ka rëndësi të vlerësohet qëndrimi dinjitoz i deputetit Andrea Marto, që përfaqëson zonën elektrale të Delvinës. Zoti Marto ka dëshmuar përgjegjshmëri dhe ka marrë përsipër përgjegjësi delikate duke ndarë qëndrimin e tij nga rekomandimet e Athinës për këtë çështje, dhe çmilitarizuar situatën, e cila ngjante në bllok si provokative. Qëndrimi i tij është ndoshta me kosto politike për të, por dhe një leksion për ulje gjakrash dhe mosabuzim në emër të pakicës greke. Të njëjtin qëndrim ndan dhe një tjetër parti e pakicës greke në jug, partia MEGA, kryetari i së cilës më shkrunate dje se ndjehet keq që pakica greke bëhet gjithnjë mollë sherri nga politikanë që duan protagonizëm personal. Dhe natyrisht e kishte me rivalin e tij, Dule. Për këtë arsye vota e Martos pro reformës në të vërtetë e ka çmilitarizuar situatën dhe e ka bërë debatin më realist. Për këtë meriton të vlerësohet në raport me ata, që për t?i shtuar ca toka fermës së re të Xarrës, morën me qira kostume kombëtare shqiptare dhe u gdhinë patriotë.
Tani efektet reale të reformës do të duken kur ajo të zbatohet dhe të bëhet funksionale pas një viti. Deri atëherë, të shpresojmë që Edi Rama do t?i qëndrojë trendit të sotëm, të marrjes përsipër vetë të kësaj beteje, dhe do të zhdukë protagonizmin e dyshimtë dhe problematik të Kokëdhimës në këtë zonë. Ai ka fatin që është vetë në origjinë nga Bregdeti, ka fatin që të mos paragjykohet si nacionalist, siç nuk e kishte Berisha, ka fatin dhe imazhin e mirë të një administratori të hapësirës publike dhe kemi arsye t?i besojmë fatin e Bregdetit, por ka dhe fatkeqësinë që e ka deleguar këtë zonë tek njeriu i gabuar. Sot ai u tregua një diplomat i zoti dhe politikan populist. Ai u tërhoq nga një gabim i rëndë, por që nuk kishte vëmendje publike, siç ishte Livadhjaja, dhe mbrojti një gabim të panevojshëm, por që ka impakt populist në favor të tij. Mbi të gjitha mori përsipër Kokëdhimën, diku duke e zhbërë projektin e tij, e diku duke e fshehur. Është gjëja e duhur që duhet të bëjë një kryeministër për ta bërë shtetin serioz, duke u dhënë akteve të tilla, vulën e tij. Dhe akoma më e duhur, për ta shpëtuar shtetin nga një karagjoz.
Intervistë ekskluzive për DW e Frank Hantke, drejtor i Zyrës...
Ambasadori amerikan në Tiranë Aleksander Arvizu, në një pron...
Deklaratë e deputetit Oerd BylykbashiNga dje Kryeministri i ...
Mazhoranca miratoi me 88 vota ndarjen e re administrative.Re...
Partia Demokratike organizon konferencën për shëndetësinë, k...
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ka hedhur akuza të ashpra ndaj K...
Kuvendi miraton me shumicë të cilësuar votash disa projektli...
Ministri i Energjitikës i është përgjigjur në Kuvend kreut t...
Deklaratë e deputetes te PD Eleina QiriciTre javë heshtje, ...
Shpjegim i përmbledhur i të dhënave që përmbajnë dokumentat....
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Luan Ram...
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Kryetari i Partisë Demokratike denoncon mega skandalin e neg...
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri prezantoi në Ku...
Tre fshatrat që iu hoqën Livadhjas për t’iu bashkuar Konispo...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e ka cilësuar si vjedhjen e shek...
Sot eshte mbledhur seanca e fundit parlamentare e cila po zh...
Në një editorial të publikuar mbrëmjen e djeshme në faqen on...
Nga Mero BazeShumica do të miratojë sot në Kuvend tre ligje ...
Prononcim i deputetit Ristani, pas takimit me Avokatin e Pop...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...