Kinë-SHBA, një javë intrigë
Fareed ZakariaVladimir Putini mund të jetë një burrë shteti ...
STEPHEN FIDLER
6 momente themelorë që shpjegojnë euroskepticizmin e britanikëve
Sondazhet thonë se rezultati i zgjedhjeve në Britani për Parlamentin Europian do të nxjerrë në krye Partinë për Pavarësinë të Mbretërisë së Bashkuar (UKIP), që deri kohët e fundit thjeshtë injorohej si një grup politik periferik, i cili kërkonte daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.
Suksesi i UKIP ? rezultatet do të mësohen të dielën, bashkë me ato të shumë vendeve të tjerë anëtarë ? vjen për një shumëllojshmëri faktorësh. Zgjedhjet europiane, ndryshe nga zgjedhjet kombëtare të vitit që kaloi, i ofrojnë elektoratit mundësinë e një vote proteste, pa patur pasoja financiare dhe UKIP është pozicionuar me sukses si një forcë kundër establishmentit.
Megjithatë, një pjesë e suksesit të saj vjen për shkak të aftësisë për të shfrytëzuar një ndjenjë anti BE në Britaninë e Madhe, e cila ka një histori të gjatë. Kështu që, ndërkohë që presim rezultatet, ja disa prej momenteve më deçizivë që kanë ndihmuar në formimin e mendimit të britanikëve për BE-në.
1951. ?Nuk u shpik këtu?
Një ?e metë? e BE është se nuk e shpikën britanikët. Mbretëria e Bashkuar ka qenë një pjesëmarrëse aktive në shumicën e organizatave ndërkombëtare si OKB, FMN dhe OBT. Britanikët ishin arkitektë të pjesshëm të këtyre institucioneve, apo pararendësve të tyre. Nuk ndodhi kështu me BE-në, një projekt franko-gjerman që nisi në vitin 1951 si Komuniteti Europian i Çelikut dhe Qymyrit, dhe ndaj të cilit britanikët ishin kundër ose indiferentë.
1967. ?JO?-ja e Gjeneralit De Gaulle
Kur britanikët më në fund vendosën t?i japin ?hijeshi? institucionit duke u anëtarësuar, presidenti i Francës Charles De Gaulle tha ?Non?. Për një brez të tërë britanikësh, kjo veto u interpretua si mosmirënjohje ndaj një vendi që e kishte strehuar atë vetë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Farat e euroskepticizmit ishin hedhur që përpara se britanikët të hynin në BE.
1983. ?Pusulla më e gjatë e vetëvrasjes?
Mbretëria e Bashkuar hyri në Komunitetin Ekonomik Europian në vitin 1973, në kohën e kryeministrit konservator Edward Heath, një hap i konfirmuar gjatë një referendumi të vitit 1975, pas një rinegociimi të termave të marrëveshjes së anëtarësimit nga qeveria laburiste e Harold Wilsonit. Në atë kohë, me disa përjashtime si ai i ish-ministrit konservator i Shëndetësisë Enoch Powell, ndjenjat anti BE ishin kryesisht një monopol i të majtës. Kulmin e patën në manifestin e lanburistëve për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1983 ? që një prej anëtarëve të partisë e quajti ?pusulla më e gjatë vetëvrasëse e historisë? ? ku bëhej thirrje për një dalje nga tregu i përbashkët dhe çarmatim i njëanshëm bërthamor. Partia humbi keq.
1990. ?Martirizimi i Shën Margaretës?
Qëndrimi antagonist i Margaret Thatcherit kundrejt BE-së shkaktoi çarje në brendësi të Partisë Konservatore. Gjatë 11 viteve që qëndroi në këtë detyrë, ajo humbi tre ministra të lartë proeuropianë të cilët dhanë dorëheqjen për këtë çështje: Sekretari i Mbrojtjes, Michael Heseltine, Kancelari i Thesarit Nigel Lawson dhe zëvendës kryetari i partisë, Geoffrey Howe. Ishte fjalimi i dorëheqjes i Z. Howe në parlament që përshpejtoi rënien e Thatcherit si kryeministre në nëntor 1990. Një vëzhgues i kujdesshëm i skenës politike britanike e përshkruan këtë si ?Martirizimi i Shën Margaretës?, një ngjarje që çimentoi antagonizmin ndaj projektit europian në krahun e djathtë të Partisë Konservatore për një brez të tërë.
1992. E mërkura e zezë ose e bardhë
Dita kur stërlina britanike u refuzua nga Mekanizmi Europian i Shkëmbimit të Valutës, 16 shtatori i vitit 1992 u bë e njohur si e Mërkura e Zezë. Në një përpjekje për të mbajtur stërlinën të lidhur me Deutsche mark-ën, Mbretëria e Bashkuar boshatisi rezervat e saj të valutës dhe për një kohë të shkurtër i rriti në stratosferë normat e interesit. Trauma në Londër u përforcua prej reagimit gjerman: Gjermania refuzoi të hedhë para për të lejuar Mbretërinë e Bashkuar të qëndrojë në mekanizëm, por mbështeti Francën. Perceptimi i britanikëve për këtë ngjarje ndryshoi me kalimin e kohës: për euroskeptikët, kjo ditë u njoh si E Mërkura e Bardhë. Periudha pas refuzimit të stërlinës u shenjua nga një rritje e fortë ekonomike, gjatë të cilës ekonomia e Mbretërise së Bashkuar pati performancë më të mirë se sa shtetet e tjerë anëtarë të BE-së. Fitoi terren ideja që, të qënurit jashtë bërthamës së BE ishte gjë e mirë për ekonominë britanike, një ide që i mbijetoi edhe njohjes se faktit qe një pjesë e madhe e rritjes ekonomike kishte ardhur prej borxhit. Kriza e borxheve e pas 2010-ës në eurozonë e përforcoi edhe më tej perceptimin se ekonomia e Britanisë frenohej prej BE-së.
2011. ?Vetoja? e David Cameronit
Në samitin e BE-së në dhjetor 2011, Cameron vendosi veton ndaj një propozimi për një ndryshim traktati që synonte të ndihmohej eurozona. Kjo lëvizje i irritoi liderët e BE-së, rriti shumë popullaritetin e tij në vend dhe i galvanizoi euroskeptikët. Në një përpjekje për të mënjanuar UKIP, ai premtoi që nëse fiton zgjedhjet e 2015-ës, qeveria konservatore do të rinegociojë kushtet me BE si dhe do të mbajë një referendum në vitin 2017, për qëndrimin apo jo brenda saj. Eshtë e paqartë nëse këto zgjedhje do të shënojnë një tjetër vendim deçiziv për marrëdhënien plot ulje-ngritje të Mbretërisë së Bashkuar me 27 partnerët e saj në Bashkimin Europian, ndonëse në terma kohëshkurtër përpjekja e Cameronit për të mënjanuar UKIP-in duket se ka dështuar. Megjithatë, historia tregon se për mirë apo për keq, Britania e Madhe do të mbetet vendi i çuditshëm i BE-së, qëndron apo jo brenda Unionit. The Wall Street Journal
Përshtatur në shqip nga bota.al
Fareed ZakariaVladimir Putini mund të jetë një burrë shteti ...
KIEV- Të paktën nëntë ushtarë ukrainas u vranë dhe 20 u plag...
Evropianët sot po votojnë në ditën e dytë, në kuadër të zgje...
Policia italiane ka ndjekur dhe sekuestruar sot një gomone t...
HAGË- Zgjedhjet europiane filluan sot në mëngjes në Holandë ...
Policia italiane ka sekuestruar në Katania 1450 kilogramë ma...
Griff Witte*Kur votuesit në të gjithë Europën të shkojnë në ...
Pas 10 vitesh negociata, Rusia dhe Kina kanë nënshkruar marr...
Presidenti rus Vladimir Putin, i ka urdhëruar forcat ushtara...
Kryeministri Turk Recep Taip Erdogan humbi qetësinë teksa vi...
Më shumë se 300 punëtorë të tjerë besohet të jenë të bllokua...
14 persona kanë humbur jetën ditën e sotme pasi anija me të ...
BRUKSEL – Presidenti i OSBE-së, Didier Burkhalter vërejti so...
Referendumi i organizuar nga separatistët prorusë në lindje ...
Franca dhe Gjermania kanë kërcënuar Rusinë për më shumë sank...
Presidenti rus Vladimir Putin arriti sot në Krime për të për...
CESANO BOSCONE – Ish-kreu i qeverisë italiane, Silvio Berlus...
Qyteti i Aswan në Egjipt u godit nga një stuhi rëre që nuk i...
KALABRI- Eshtë arrestuar ish ministri italian Claudio Scajol...
isave u pëlqen ta idealizojnë Vladimir Putinin, si pasardhës...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...