Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Fareed Zakaria
Vladimir Putini mund të jetë një burrë shteti i shekullit 19, që përdor muskujt sipas modës së vjetër për t?i dalë e tija, por është bërë e qartë se presidenti kinez, Xi Jinping shkon edhe një hap më tej, duke përdorur taktika edhe të shekullit 19, edhe të shekullit 21.
Fillojmë me aspektin e shekullit 19: marrëveshja e madhe kino-ruse për gazin që u firmos këtë javë është plotësisht e kuptueshme nga këndvështrimi i realpolitikës. Pekini ka kohë që kërkon furnizim të sigurtë me energji, dhe këtë interes e vendos mbi çdo lloj dëshire tjetër, si për shembull ajo për të ndëshkuar Rusinë për aneksimin e Krimesë, apo forcimin e normave globale kundër agresionit. Në fakt, kinezët e kuptuan me mendjemprehtësi se rusët, të gjendur përballë sanksioneve, ishin në ankth për të diversifikuar blerësit dhe për t?iu larguar varësisë nga klientët europianë. Kështu që, Pekini siguroi një marrëveshje të volitshme.
Ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqëndruar tek marrëveshja e gazit, ia vlen të studiohet edhe fjalimi i Xi-së në Shangai, që u mbajt të njëjtën ditë me firmosjen e marrëveshjes. Skena ishte një takim i një grupi rajonal të paqartë aziatik, një që përfshin Turqinë, Iranin dhe Rusinë, por jo SHBA-të. Mesazhi i tij ishte që aziatikët duhet të marrin në duar vetë sigurinë e tyre. Ai bëri një kërcënim të maskuar ndaj të huajve që përpiqen të fusin hundët në çështjet e kontinentit. ?Dikush që përpiqet të prishë një tjetër llampë me vaj, do i vërë zjarrin mjekrrës së tij?, tha Xi. Ai paraqiti këndvështrimin kinez për rajonin, që e quan Azia ? dhe jo me termin e preferuar të SHBA, Azia-Paqësori. Kjo nënkupton që Uashingtoni, si fuqi e huaj, nuk duhet të luajë një rol madhor në çështjet e kontinentit. Xi paralajmëroi gjithashtu vendet aziatikë që ?të mos krijojnë një aleancë ushtarake kundër një pale të tretë?, duke iu referuar qartësisht vendeve si Filipinet, të cilët po zgjerojnë bashkëpunimin ushtarak me Shtetet e Bashkuara.
Kjo është politikë e fuqive. Por këtë javë, ne pamë gjithashtu një botë të re të intrigës së fuqive të mëdha. Departamenti i Shtetit nxorri paditë për pesë zyrtarë të ushtrisë kineze dhe përshkroi me hollësi spiunazhin ekonomik që ata akuzohen se kanë kryer kundër kompanive amerikane, për tetë vjet me radhë. Eshtë një veprim i paprecedentë, sidomos kur mendon që këta zyrtarë nuk do të arrestohen asnjëherë ? dhe gjithësesi, nuk do të dalin ndoshta kurrë nga Kina. Pershtatur ne shqip nga bota.al
Përse e bëri SHBA këtë veprim? Në fjalën e tij para Këshilit për Marrëdhëniet me Jashtë të mërkurën, ish Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates spekuloi se qëllimi është i trefishtë ? të sinjalizojë kompanitë amerikane që të bëjnë kujdes nga spiunazhi kibernetik, të sinjalizojë kinezët se Uashingtoni po zemërohet gjithnjë e më shumë nga ky problem dhe të sinjalizojë popullin amerikan se qeveria e tij po e merr seriozisht këtë çështje.
Problemi është se askush nuk beson që kjo lëvizje do sjellë ndonjë ndryshim. Kinezët kanë bërë një mohim të thatë, duke shkuar aq larg sa të thonë se ?ushtria kineze nuk është angazhuar asnjëherë në veprimtari spiunazhi?, gjë që është e pamundur të besohet. Zyrtarët e listës nuk ka gjasa të përballen me sanksione. Madje praninë në këtë listë mund ta konsiderojnë edhe si medalje nderi.
Disa ekspertë besojnë se përmasat e spiunazhit kinez janë të jashtëzakonshme. ?Eshtë vjedhja më e madhe në historinë e njerëzimit?, më tha Peter Singer i Institutit Brookings, duke më ofruar një shembull. SHBA do të shpenzojë afro 1 trilion dollarë për avionin e ri gjuajtës F-35, që do të jetë sistemi i armatimit më i përparur. ?Por tani po e shohim qartë se disa elementë të F-35 janë futur në një avion të ngjashëm kinez. Investimi amerikan që duhej të ofronte një avantazh 15-vjeçar në fushëbetejë është dëmtuar totalisht?, më tha Singer. Dhe ai shton se Kina shënjestron këdo, që nga kontraktorë të mbrojtjes deri tek prodhuesit e komponentëve, projektet e të cilëve vidhen dhe kopjohen brenda vitit.
Sulmet kibernetikë janë pjesë e një bote të rë, të rrëmujshme dhe kaotike, të nxitur prej globalizimit dhe revolucionit të informacionit. Në një botë të ndërlidhur, është shumë më e vështirë të mbyllësh veprimtarinë që e bën të paqartë vijën ndarëse mes qeverisë dhe privatëve, fushës kombëtare dhe ndërkombëtare, vjedhjes dhe luftës. Dhe padyshim që nuk do të jetë e mundur duke përdorur mekanizmat tradicionalë të sigurisë kombëtare. Vini re, Uashingtoni po përdor një mekanizëm ligjor (që do jetë jo efektiv dhe kryesisht simbolik) për atë që është në të vërtetë një problem i sigurisë kombëtare.
Marrëveshja e gazit mes Rusisë dhe Kinës na kujton se gjeopolitika tradicionale është gjallë dhe shëndoshë e mirë. Uashingtoni di se si të veprojë në një botë të tillë, me aleancat dhe nismat e tij. Por spiunazhi kibernetik përbën një front të ri, dhe askush nuk i ka idetë, mjetet apo strategjitë për ta përballuar ashtu si duhet këtë sfidë. /The Washington Post/
Pershtatur ne shqip nga bota.al
KIEV- Të paktën nëntë ushtarë ukrainas u vranë dhe 20 u plag...
Evropianët sot po votojnë në ditën e dytë, në kuadër të zgje...
Policia italiane ka ndjekur dhe sekuestruar sot një gomone t...
HAGË- Zgjedhjet europiane filluan sot në mëngjes në Holandë ...
Policia italiane ka sekuestruar në Katania 1450 kilogramë ma...
Griff Witte*Kur votuesit në të gjithë Europën të shkojnë në ...
Pas 10 vitesh negociata, Rusia dhe Kina kanë nënshkruar marr...
Presidenti rus Vladimir Putin, i ka urdhëruar forcat ushtara...
Kryeministri Turk Recep Taip Erdogan humbi qetësinë teksa vi...
Më shumë se 300 punëtorë të tjerë besohet të jenë të bllokua...
14 persona kanë humbur jetën ditën e sotme pasi anija me të ...
BRUKSEL – Presidenti i OSBE-së, Didier Burkhalter vërejti so...
Referendumi i organizuar nga separatistët prorusë në lindje ...
Franca dhe Gjermania kanë kërcënuar Rusinë për më shumë sank...
Presidenti rus Vladimir Putin arriti sot në Krime për të për...
CESANO BOSCONE – Ish-kreu i qeverisë italiane, Silvio Berlus...
Qyteti i Aswan në Egjipt u godit nga një stuhi rëre që nuk i...
KALABRI- Eshtë arrestuar ish ministri italian Claudio Scajol...
isave u pëlqen ta idealizojnë Vladimir Putinin, si pasardhës...
Një 36-vjeçar shqiptar, i dënuar me burgim të përjetshëm për...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...