web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD: Ja si funksionon “rilindja” në Korçë

15 Prill 2014, 22:00, Politikë CNA

Partia Demokratike ka vijuar sot me denoncimet për emërimin e personave me precedentë penale në disa poste kyce në Korçë. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi u shpreh se rilindja e Edi Ramës që i mori jetën një gruaje në Korçë, duke e çuar në vetëvrasje pas largimit nga puna pa motiv ligjor, ka vijuar me emerimin e personave me precedentë. Në krye të kualifikimit profesional, është emëruar Anxhela Taho, kryetarja e FRESH-it, e cila është e përfshirë në hetimet e prokurorisë si organizatorja e blerjes së votave për zgjedhjet lokale në Korçë. Drejtor i Shërbimit Pyjor në Korçë, është emëruar Arsen Selimi, ndaj të cilit një gjykatë në Amerikë ka vendosur t?i refuzojë qëndrimin atje dhe ta kthejë në Shqipëri me akuzën e dhunës në familje dhe të mashtrimit.





Lajmet e fundit nga