web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendos një autogol, Interi mposht Juventusin dhe nis “arratinë”

4 Shkurt 2024, 22:55, Sport CNA

Inter ka mposhtur me rezultatin minimal 1- 0 Juventusin, në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Seria A. Fitore që ndihmon zikaltërit të shkëputen me 4 pikë nga bardhezinjtë, ndërsa kanë dhe 1 ndeshje të prapambetur për t’u luajtur.

Ndeshjen e vendosi autogoli i Gattit në minutën e 37’. Një dominim i Interit u ndje në “San Siro”, ku janë të zotët e shtëpisë.

Juventus nuk ia doli të reagojë pas golit të pësuar. Ra në sy niveli i lartë nga të dyja skuadrat, ndërsa vetëm 1 gol i shënuar duket e çuditshme në krahasim me çfarë u prodhua.





Lajmet e fundit nga